Një slloven, emri i të cilit nuk është bërë publik, është fituesi kryesor i çmimit prej 21 milionë euro në lotarinë e madhe Eurojekpot. Tiketa, 2,20 euro është paguar në Groshuple te Lubjana. Fituesi fatlum duhet të paguaj tatimin në fitim 15 për qind. Deri tash fitimi më i madh në historinë e lotarisë në Slloveni ka qenë 5 milionë euro, i arritur në janar të 2012-tës. Eurojekpot është është lotari ndërkombëtare e cila luhet në 14 shtete, ndërsa jekpot deri tash është tërhequr 12 herë. Nga këto, 6 herë fituesi ka qenë nga Gjermania, dy herë nga Finlanda dhe nga një herë nga Danimarka, Norvegjia, Italia dhe tani nga Sllovenia.
Shtëpia më e madhe e ndërtuar nga biskotat
Rekord botëror Guinnesse ka regjistruar një amerikan në shtetin federal Texas, duke ndërtuar një shtëpi me biskota me mjaltë, transmetojnë mediat amerikane. Shtëpia ka 36 milionë kalori dhe që në javën e parë të hapjes së saj janë mbledhur rreth 150 mijë dollarë për bamirësi. Shtëpia është bërë në qytetin Brian me qëllim të mbledhjes së donacioneve për një spital lokal. Për ndërtimin e mureve dhe kulmit janë përdorur 816 kg gjalpë, 7 200 vezë dhe 3 266 kg miell e 1 361 kg sheqer i murrmë. Si transmeton albinfo, i tërë materiali ishte donacion i dhuruar, ndërtuesit lokalë dhe arkitektët ndihmuan në ndërtimin e shtëpisë së ëmbël. Magjja prej 39 201.8 metrash kub, sipas today.com, gjithashtu ka tejkaluar rekordin e mëparshëm Guinness në ndërtimin e një shtëpie me ëmbëlsira në vitin 2006, në Minnesota
Një qenie misterioze është parë në portin e Bristolit
Banorëve të qytetit anglez, Bristol, ua ka nxitur kureshtjen shfaqja e një qenie misterioze ndriçuese, të cilën e kanë parë duke notuar afër sipërfaqes së ujit në port. Xhirimet e kësaj qenie menjëherë janë shfaqur në internt, kurse shumë dëshmitarë pohojnë se bëhet fjalë për qenie jashtëtokësore. Biologët e marinës kanë pranuar se janë të habitur nga xhirimet e qenies që ndriçon dhe ndryshon ngjyrën, por konsiderojnë se bëhet fjalë për qenie jashtëtokësore. “Me të vërtetë bëhet fjalë për një xhirim intrigues. Ka mundësi të jetë ndonjë lloj i veçantë të kandelës së detit ose salpe (tunicate) deti. Është tepër e pazakonshme dhe unë kurrë s’kam parë diçka të tillë. Sidomos është e habitshme se shfaqet në një zonë kaq të frekuentuar. Ka shumë kafshë deti që janë bioluminiscente dhe mund të rrezatojnë dritë. Ka mundësi që pikërisht një e tillë të ketë mbërri në port për shkak stuhisë. Është ose ndonjë kafshë interesante ose ndonjë kopje e bërë me shumë mjeshtri”, citojnë mediet britaniker doktorin Steevee Simpsonos nga Universiteti i Bristolit.
Anija më e madhe në planet, 488 metra e gjatë
Anija më e madhe në botë, e quajtur “Prelude”, e kompanisë Shell të mërkurën u fut në det në Korenë e Jugut, ndërsa se sa është e madhe kjo anije tregojnë përmasat e saj: 488 metra e gjatë, 600 000 tonë e rëndë dhe 74 metra e gjerë. Detyrë e këtij objekti lundrues është që të jetë një platformë e lëvizshme për nxjerrjen e gazit nga fundi i oqeanit. Ndërtimi i saj ka zgjatur vetëm një vit. Deri tani anija më e madhe në botë ishte Emma Maersk, e cila është e gjatë 397 metra.
Prangoset një japoneze, bëri 15 mijë telefonata urgjence!
Policia japoneze, edhe pse tregon një nivel të kënaqshëm durimi, arrestoi një qytetare pasi kishte vajtur rreth 60 herë në shtëpinë e saj për ta bindur që të mos telefononte më në numrin e urgjencës, pasi kjo e fundit kishte telefonuar pa asnjë arsye në këtë numër më shumë se 15 mijë herë në gjashtë muajt e fundit. “Pasi kishin tentuar ta bindnin që të mos telefononte më, policia e Skakit, një qytet i prefekturës së Osakës, vendosi ta arrestojë Tomomi Monmae, një 44-vjeçare e papunë”, deklaroi një zëdhënës i policisë. Vetëm gjatë një dite, më 30 korrik, ajo i kishte telefonuar policisë 927 herë! Sa herë që ajo telefononte, nuk sajonte histori që të detyronte policinë të vinte, por thoshte çfarë t’i kalonte në mendje. “Mendoj se ajo e bënte këtë thjesht sepse ndihej e vetmuar”, tha një nga policët, pasi ajo nuk duket se vuan nga ndonjë sëmundje mendore.
Territori i Rusisë, zgjerohet me një ishull të ri
Në brigjet e Jakutisë u zbulua një ishull i panjohur më parë. Atë e pikasën krejt rastësisht ekuipazhet e dy helikopterëve kur po fluturonin mbi Detin Laptev.Zbuluesit e quajtën ishullin Jaja. “Kur filluam të diskutonim se kush e zbuloi i pari ishullin, të gjithë filluan të thonin “unë, unë, unë!” (rusisht “я, я, я!”). Dhe kështu pra u vendos që ishulli të quhej Jaja”, – rrëfeu historiani-gjeograf Sergei Rrizhij. Shkencëtarët besojnë se ishulli është formuar rreth gjysmë shekulli më parë si rezultat i proceseve gjeologjike. Disa dekada më parë një sërë ishujsh të kreshtës (vargut) së Novosibirskut u zhdukën nga harta për shkak të shkatërrimit të tokës. Ekspertët besojnë se njëkohësisht me shkatërrimin ka qenë i mundur edhe procesi i anasjelltë, rezultat i të cilit dhe u bë formimi i ishullit Jaja.
Kalon 60 orë nën ujë dhe shpëton
Duket si mrekulli por ka ndodhur me të vërtetë: një njeri nga Nigeria ka arritur të mbijetojë edhe pasi ka kaluar 60 orë në thellësinë prej 30 metrash nën ujë. Kur anija ku ishte ai ishte fundosur, Okene, që punonte si kuzhinier i anijes në thellësi të detit kishte shpëtuar falë rrethanave dhe fatit të jashtëzakonshëm: atë e kishte marrë me vete një flluskë e madhe ajri. Kur kishin kaluar më shumë se dy ditë nga fundosja dhe Okene konsiderohej i vdekur, zhytësit e kanë gjetur atë në fund të detit. Lëkura e tij kishte filluar të dëmtohej nga kripa e detit ndërsa ai ishte plotësisht i molisur dhe pa forcë. Ai kishte mbijetuar pa ujë dhe pa ushqim, duke përfituar nga flluska e ajrit, me madhësi 1.30 metra.
Për shkak të presionit të ajrit që mbretëron në fund të detit, Okene është nxjerrë me kabinën speciale të zhytësve në mënyrë graduale mbi sipërfaqen e ujit. Pasi ka qëndruar dy ditë në një dhomë dekompresioni, ai ka mundur më në fund t`i kthehet familjes.
Në shitje kurora më e shtrenjtë e Krishtlindjes
Del në shitje kurora e Krishtlindjes me vlerë rreth 3 milionë dollarë, e kompozuar nga lule të rralla, diamante dhe rubinë 138 karatësh. Ky krijim mban firmën e Pasi Jokinen-Carter, një ekspert lulesh dhe dizenjues i ambienteve të brendshme, i cili e ka konsideruar këtë si një punë të këndshme dhe të jashtëzakonshme. Në listë për ta blerë këtë kurorë janë emrat e familjeve mbretërore, galeritë e arteve dhe shtëpitë prodhuese televizive.