ERMALI NA PREZANTON JOELIN E VOGËL

0
161

ermaliJoeli i vogël i ardhur në jetë vetëm tre muaj më parë është padyshim dhurata më e çmuar për çiftin e njohur Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska. Ermali, i cili ka një faqe zyrtare në “Facebook” dhe është tepër aktiv, ka postuar për herë të parë një foto ku ekspozon djalin e tij. Një foto bardhezi, e cila përcjell shumë dashuri dhe që ka komentin: “Faleminderit Zot!” Të dy prindërit po vështrojnë djalin e tyre të vogël, ndërkohë që Ermali e mban në duar. Janë mbi 55 mijë pëlqime në foto si dhe komente pa fund, të cilat tregojnë qartë dhe popullaritetin dhe impaktin që ka Ermali tek publiku, i cili nuk ngurron në komente të shkruajë rreth ngjashmërisë së foshnjës me të atin.

 

TUNA ENDE KA PËR TË DHËNË

Këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu edhe më tej po shijon suksesin e këngës së saj “Fenix”. E angazhuar në mbrëmje të ndryshme muzikore, thuajse gjithmonë në krah të të dashurit të saj Cozman, Tuna duket më e lumtur se kurrë. Kohë pas kohe, ajo na “freskon” me foto të ndryshme. E bukur dhe seksu, Tuna së fundmi ka postuar një foto me Florentën, të dashurën e Getoar Selimit. E paksa çuditshëm ka dalë kjo e fundit, e cila ka mbajtur njërën dorë në vend të papërshtatshëm. Megjithatë, të dyja kanë një miqësi të fortë mes tyre dhe shpeshherë shihen së bashku.

 

GRESA: PËR DASMË, DO TA GËRSHETOJA MODERNEN DHE TRADICIONALEN

Këngëtarja Gresa Behluli ka njoftuar se në vitin e ardhshëm do të bëhet nuse, ndërsa ka thënë se preferon një ceremoni e cila nuk do të dalë jashtë suazave të zakoneve tona tradicionale. “Kësmet, mbase vitin e ardhshëm do të më shihni nuse”, – ka thënë Gresa për Tribuna duke treguar më pas se si do ta dëshironte dasmën. “Do të dëshiroja ta gërshetoja modernen edhe tradicionalen. Sado që mundohemi të anojmë kah modernia, unë i pëlqej zakonet tona tradicionale dhe me shumë qejf do t’i kisha dashur edhe në dasmën time. Fundja, këto janë e veçanta e ceremonive tona”, – ka thënë ajo. Sa i përket anës profesionale, Gresa ka treguar se është duke punuar për një këngë të re,  të cilën do ta publikojë pas festave.

 

DEL NË PAH EDHE “ZOGU” I GENTËS

“Zogjtë” e estradës vazhdojnë të jenë aktivë edhe gjatë këtyre ditëve të ftohta të dimrit. Siç raporton “Zëri”, çështja e “zogut” ka nisur të bëhet shumë trendi në mesin e artisteve shqiptare. E fundit është këngëtarja Genta Ismajli, e cila në një mbrëmje muzikore në Gjakovë kishte treguar më shumë se ç’duhet. Edhe pse Genta për dallim nga disa të tjera kishte veshur mbathje, pamja nga poshtë për të pranishmit dhe në veçanti për këtë fotograf ka qenë jo edhe aq e lehtë për t’u përballuar.