Dricim Çaka
Zbardhet buxheti i Bashkisë së Tiranës, një buxhet që Tirana nuk e ka pasur prej vitesh. Ndërtim dhe rikonstruktim rrugësh, programe për zhvillimin e qytetit, më shumë vëmendje ndaj kujdesit social dhe strehimit, investime në sport, janë vetëm disa nga pikat e programit buxhetor 2014-2016. Që në momentet e para kur ka ardhur në krye të Bashkisë, Lulzim Basha kishte premtuar një ndryshim të infrastrukturës, jo vetëm në qendër të Tiranës, por edhe në periferi. Plani për dy vitet e ardhshme vazhdon me mbajtjen e këtij premtimi, ku pritet të rikonstruktohen me dhjetëra rrugë, që sot janë në gjendje të mjerueshme. “Në qendër të vizionit, politikave dhe projekteve të Bashkisë për këtë 3-vjeçar, është rritja dhe zhvillimi ekonomik i qytetit. Krahas investimeve në infrastrukturë, të cilat përfshijnë realizimin e veprave të mëdha publike, buxheti afatmesëm 2014-2016, parashikon rritjen e cilësisë së shërbimeve si dhe politika të reja të krijimit të një klime më të mirë e më të favorshme për biznesin, ekonominë, në mënyrë që të nxitet punësimi dhe sipërmarrja”, – thuhet në relacionin e projektbuxhetit. Më poshtë paraqiten rrugët ku do të ndërhyhet dhe vlera në (lekë) që është parashikuar për ndërtimin e tyre.
Per te lexuar listat e sakta shihni gazeten e sotme Standard ne versionin print dhe ate pdf.