Pse gratë mund të flirtojnë me një burrë

0
256

fliNëse ju jeni duke negociuar një marrëveshje biznesi, një moment ajo mund të duket e papërshtatshme për të vepruar. Por në këtë rast, pak “flirtim” mund të ndihmojë gruan biznesmene të ecë përpara.

Gratë duhet të jenë “të gjalla”, jo “serioze” kur negociojnë, thotë një ekip i hulumtuesve nga Shkolla e Biznesit Haas në Universitetin e Kalifornisë dhe në London School of Economics.

Duke qenë miqësore, i bën ato të duken të ngrohta dhe të arritshme, ndërsa arritja e një ujdie të thotë se ato vazhdojnë të shihen si të suksesshme.

Hulumtuesit thonë se bashkëpunimi ecën, punon kur gratë flirtojnë me një burrë dhe jo anasjelltas. Flirtimi nuk lidhet me përparimet seksuale, por me “bukurinë sociale”, për të treguar personalitetin tënd të fortë dhe të vërtetë.

Studimi, i botuar në revistën “Psikologji”, ndau 100 burra dhe gra në çifte dhe u kërkoi atyre të jepnin një vlerësim lidhur me aftësitë e njëri-tjetrit në detyra të ndryshme.

Gratë që ishin negociatore më efektive, janë vlerësuar lart për bukurinë sociale nga ana e burrave – por burrat e vlerësuar shumë nga gratë nuk shiheshin në të njëjtin këndvështrim.

Prof. Laura Kray, i Haas, tha: “Flirtimi përkthehet në besim, që do të thotë një parashikues i fortë i performancës negociatave”.

Ajo shtoi: “Gratë janë të konfrontuara me një trade off unik në aspektin e të perceptuarit të fortë në versionin e ngrohtë. Përdorimi i bukurisë femërore në negociata është një teknikë që kombinon të dyja”.

Catherine Hakim, një sociologe në London School of Economics, e cila ka shkruar një libër të quajtur “Honey Money”, teorizon se dhe burrat dhe gratë kanë atë që ajo e quan “kapitali erotik”, i cili mund të shfrytëzohet për sukses.

“Për fat të keq, feministët radikalë sot përforcojnë kundërshtimet për moralin patriarkal për vendosjen e kapitalit erotik. Pse askush nuk inkurajon gratë për të shfrytëzuar burrat sa herë që ato munden? Pra, çelësi është të flirtoni me personalitetin tuaj të vërtetë”.

 

 

Cilin seks e konsiderojmë më të mirin?!

 

38 për qind e femrave konsiderojnë që seksi me dikë nga ish-dashnorët ka qenë më i mirë sesa ai me dashnorin aktual, derisa personat që janë në lidhje më shumë kanë prirje për të bërë eksperimente.

Është interesante që meshkujt kanë më pak prirje ndaj asaj sindrome “Ajo që është e huaja – është më e ëmbël” – 29 për qind syresh konsiderojnë që seksi me ish-të dashurën ka qenë më i mirë sesa seksi me dashnoren e tashme, ndërkaq ky hulumtim është zbatuar nga kompania e cila merret me prodhimin e mjeteve ndihmëse seksuale, “Lovehonehy”. Janë pyetur 1.100 meshkuj dhe femra dhe ka rezultuar që femrat janë të prira të kenë më shumë nostalgji për ish-të dashurit.

Seksologia Trejsi Koks konstaton se ky fenomen nuk është i ri. “Femrat zakonisht nuk martohen me mashkullin me të cilin kanë pasur seks të shkëlqyeshëm. Ato të shumtën e rasteve do të martohen për dikë që ka atribute “më të kuptueshme”, u interesojnë se a do të jetë ai mashkull besnik dhe a do të jetë baba i mirë”, – konstaton Koks.

Përgjigjet e të dyja gjinive gjithashtu kanë zbuluar se seksi është më i mirë me kalimin e viteve, ndërkaq gati 7 për qind e meshkujve dhe e femrave kanë zbuluar që seksi për ta ka qenë më i mirë me ish-partnerët. Përveç kësaj, seksi i cili nuk krijon obligime nuk mund të krahasohet me seksin dhe bërjen dashuri në lidhje ndërmjet partnerëve, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Të dyja gjinitë pajtohen që seksin më të mirë e bëjnë dashuria dhe epshi. Vetëm 4 për qind e femrave dhe 3 për qind e meshkujve kanë pranuar që seksin më të mirë e kanë përjetuar në aventurat e vetëm një nate.

Ndërkaq, 60 për qind e femrave dhe 70 për qind e meshkujve kanë pranuar se seksi për ta është shumë më i mirë me partnerët e tyre aktualë.

Kur është fjala për eksperimentimin, siç është ai se si praktikohen personazhet nga romani hit “Pesëdhjetë nuanca të hirta”, meshkujt pranojnë që ato për ta janë super, ndërkaq 26 për qind kanë thënë se seksin që kurrë më parë nuk e kanë bërë ka qenë njëra ndër arsyet që e kanë shpallur më të mirin në jetë.