Refuzimi i statusit Përballja e Ramës: Pse s’na pranoi BE

0
160

Gëzim Saliu

 

Rama:  Forcat ekstremiste brenda dhe jashtë Brukselit na bllokuan

 

 

Rama KKTForca ekstremiste duan t’i imponojnë familjes evropiane një axhendë antievropiane nga brenda vendeve të BE-së. Ky ishte reagimi i drejtpërdrejtë i Kryeministrit të vendit Edi Rama ndaj arsyeve të padrejta që, sipas tij, ndikuan në vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave të BE-së për refuzimin e statusit kandidat për Shqipërinë. Në një konferencë të posaçme për këtë çështje, kreu i qeverisë deklaroi dje se vendi e meritonte statusin e kandidatit, duke theksuar nga ana tjetër se ky vendim është një sprovë tjetër për qeverinë e re për të ecur përpara në rrugën e integrimit. “Bota po ndryshon me shpejtësi dhe kaq gjë e dimë të gjithë, ashtu sikundër me siguri të gjithë e dimë se mbyllja në vetvete e BE-së, karshi shpejtësisë së ndryshimit të botës, nuk e bën BE-në as më të fortë, as më të sigurt. BE-ja ka padyshim kundërshtarët e vet të brendshëm, por fatmirësisht janë ende shumë më shumë në çdo vend, qoftë brenda e qoftë ende jashtë BE-së, evropianët që e duan Bashkimin Evropian. E pra, ky i Bashkimit Evropian është një ideal, për të cilin ia vlen të luftohet me mish e me shpirt, jo vetëm kundër krimit të organizuar e korrupsionit në vendet që aspirojnë BE-në, si Shqipëria, po edhe kundër forcave ekstremiste që duan t’i imponojnë Familjes Evropiane një axhendë antievropiane nga brenda vendeve të BE-së”, – tha Rama. Në këtë kontekst, Kryeministri shprehu keqardhjen e tij: “Procesi historik i zgjerimit të BE-së dhe fati evropian i vendeve në proces, siç është vendi ynë, të ndërlikohet nga rrethana Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi dje se Shqipëria ende nuk mund të shpresojë për bisedimet e anëtarësimit në BE. “Fillimisht duhet të vendosen ligje të mëtejshme për reformat. Samiti i BE-së të enjten dhe të premten (19. – 20.12) do ta shqyrtojë këtë çështje. Gjermania dhe BE-ja do të vazhdojnë ta mbështesin qeverinë në Tiranë në përpjekjet e saj për reformat, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit”, – tha kryetarja e Partisë Kristian.

 

Eurodeputeti

Kukan: Vendimi i BE-së, jo i drejtë, duhen 8-10 vite për t’u anëtarësuar

Kreu i delegacionit të PE-së për Evropën Juglindore, Eduart Kukan, theksoi dje se vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave të BE-së nuk

ishte i drejtë. Në një intervistë për “Deutsche Welle”-n, eurodeputeti theksoi se skepticizmi i disa vendeve anëtare nuk ishte surprizues. “Mendoj që kjo ishte e ditur edhe nga politikanët e Shqipërisë. Megjithatë, ne të gjithë shpresuam që vendimi që do të merrej, do të ishte pozitiv, por për fat të keq kjo nuk ndodhi. Mendoj se ky vendim, shtyrja e statusit për Shqipërinë, nuk është një vendim i drejtë, nisur nga natyra e një hapi të tillë në procesin e anëtarësimit – ai do të thotë thjesht inkurajim për forcat politike në vend pa asnjë implikim të mëtejshëm konkret në procesin e integrimit”. Ndërkohë, pas këtij vendimi, Kukan bën të ditur se ajo çfarë pritet tashmë nga Shqipëria është prova e atmosferës së re politike në vend, pra bashkëpunimi mes  qeverisë dhe opozitës. “Provat konkrete janë të nevojshme dhe duhet

të ketë shumë të tilla në mënyrë që trendi, prirja të jetë qartësisht e dukshme. Besoj se është jo realiste të presësh nga Shqipëria që të arrijë

gjithçka në gjashtë muaj. Dëshiroj t’u sjell ndërmend këtyre pesë vendeve, se po flasim për status kandidat për Shqipërinë, jo për datën e fillimit të negociatave të pranimit, jo për pranimin e Shqipërisë  do të kërkojë 8-10 vjet të tjera”.

 

Berisha: “Fajin e ka Evropa” na largon nga statusi

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar dje ndaj deklaratës së kreut të ekzekutivit, Rama, si edhe asaj të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta,

lidhur me vendimin e Këshillit për shtyrjen e vendimit për statusin më qershor. “Leksioni bajat paranojak i Ramës: “Fajin e ka Evropa

që nuk beson gënjeshtrat tona”, largon më tej statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Kurse për Metën fajin e ka Holanda,

sepse Berisha është bërë me holandez se Basha. Këtyre zotërinjve ora u ka mbetur tek armiku i jashtëm!”, – shkruante Berisha në

rrjetin social “Facebook”. Më tej ai theksoi: “Të dashur miq, ju duhet ta dini se Rama dhe Meta kanë depozituar dosje për njëri-tjetrin

në kancelaritë kryesore të Evropës. Gjatë lobimit për statusin e vendit kandidat, partnerët, ndër të tjera, u dhanë si dhuratë për festat e fundvitit edhe kopjen e akt-akuzës së dorëzuar nga bashkëkryetari tjetër. Por me gjithë këtë ata bërtasin “Fajin e ka Evropa”, sepse ata

padisin njëri-tjetrin, natyrisht edhe Berisha, sepse loboi sa mundi për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency