Sterkaj përplaset me Tahirin: Problem për deputët, qytetarët gjejnë “rrugë”

0
165

Florenc Drizari

sajmir-tahiri-e1364556150129Gjobat e papaguara të automjeteve kanë vënë sërish përballë deputetin e PS-së, Paulin Stërkaj, dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Prej më se tri javësh vazhdon të jetë në fuqi urdhri i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë që detyron të gjithë qytetarët që duan të lëvizin jashtë kufirit shqiptar me automjetet e tyre, të kontrollojnë nëse kanë gjoba të prapambetura apo jo. Pa shlyer detyrimet, mjeti nuk lejohet të kalojë kufirin, ndërkohë që kjo nismë e Ministrisë së Brendshme nga njëra anë ka rritur të ardhurat në buxhet për policinë dhe nga ana tjetër duket se ka shkaktuar konfuzion tek qytetarët. Gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua një ditë më parë me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, deputeti socialist, Paulin Stërkaj, ringriti shqetësimin për gjobat e vëna ndaj deputetëve. Sipas z. Stërkaj, ky urdhër mbetet një shqetësim për deputetët, të cilët udhëtojnë më shpesh jashtë shtetit. Ndryshe nga deputeti Stërkaj, ministri Tahiri u tregua i vendosur për ta mbajtur këtë rregull në fuqi dhe paralajmëroi se masat për drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë detyrime të papaguara, që lëvizin në gjendje të dehur dhe që nuk zotërojnë një patentë, do të shtrëngohen. Sipas ministrit të Brendshëm, në këtë vit buxhetor të ardhurat nga gjobat e policisë që variojnë deri në 3 milionë dollarë dhe do të jenë në dispozicion të strukturave të Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë, në funksion të përmirësimit të strukturave, të pajisjeve. Shuma financiare e paarkëtuar nga gjobat, sipas ministrit, shkon deri në 5 milionë euro. “Kemi vendosur që asnjë mjet, jo person, asnjë mjet të mos largohet nga republika e Shqipërisë pa paguar detyrimet ndaj shtetit shqiptar. Nëse ka qytetarë që duan të shkojnë me mjet personal, shumë mirë, të paguajnë

detyrimet dhe të dalin. Nëse nuk paguajnë detyrimet, të paguajnë makinën dhe të dalin. Nuk pengon njeri lëvizje, por ama jo me makinë

debitore. Bashkë me ministrin e transporteve shumë shpejt do të nënshkruajmë një marrëveshje dhe nuk do të jetë e mundur që të bëhet kolaudimi i makinës apo të bëhet regjistrimi i makinës, vjetor, pa u

paguar detyrimet

e gjobave ndaj

policisë rrugore.

Ka shumë masa

të tilla, ne jemi

të vendosur të

vazhdojmë për

ta shtrënguar këtë

regjim. Shumë

shpejt do të sjellim ndryshime

në Parlament për të parashikuar

minimumin e ditëve burg që do të

bëjë çdo drejtues që i jep mjetit në

gjendje të dehur apo që nuk posedon

patentë”, – deklaroi ministri i

Brendshëm Saimir Tahiri. Nga ana e

tij, deputeti socialist Paulin Stërkaj

u shpreh: “Problemi i gjobave nuk

është për popullin, se ata gjejnë

forma, por për ne deputetët, që

kemi një lloj imuniteti dhe do të

dalim jashtë shtetit, do mbesim

në kufi”. Komisioni për Sigurinë

Kombëtare diskutoi

në parim projektligjin “Për buxhetin

e vitit 2014” për Ministrinë e Brendshme.

Ministri i Brendshëm, Saimir

Tahiri, paraqiti përpara Komisionit

të Sigurisë buxhetin e vitit 2014

lidhur me Ministrinë që ai drejton.

Ky buxhet reflekton përparësi sipas

tij që qeveria shqiptare i jep Policisë

së Shtetit dhe strukturave të tjera që

janë fushë e përgjegjësisë së MB.

Gjatë fjalës së tij, Tahiri ka sqaruar

se buxheti i këtij viti për Policinë e

Shtetit ka një rritje prej 14% në krahasim

me buxhetin e vitit 2013. “Kjo

tregon, – tha ai, – se qeveria e konsideron

sigurinë publike për të garantuar

jetën dhe pronën e qytetarëve”.

Gjithashtu, Tahiri u shpreh se

buxheti për emergjencat civile është

rritur me 42% dhe se rritja e buxhetit

do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në

rritjen e sigurisë. Një tjetër arritje në

buxhet, sipas tij, është edhe parashikimi

për rritje pagash për 93% të

punonjësve të policisë.

“Gjobat e papaguara të makinave”

Zëvendësohen mandatet e ministrave, ja deputetët e rinj

KQZ

Mandatin e

Celibashit e

merr Anduel

Xhindi, të

Haritos

e mori

Enkelejda

Shkreli

Shamku, të

Gjermenit

Adelina Rista

Stërkaj përplaset me Tahirin: Problem

për deputetët, qytetarët gjejnë “rrugë”

Ministri i Brendshëm: Deputetët të paguajnë, do të shtrëngojmë masat për sigurinë

Kërkesa e Partisë Demokratike për

zhvillimin e një seance dëgjimore

me ministrin e Brendshëm Saimir

Tahiri për çështjen e vrasjes së dy

vëllezërve shqiptarë nga policia

greke, të dyshuar si trafikantë

droge, u shoqërua me debate dje

në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur

Noka, tha se nga informacionet

e marra nga familjarë, por edhe

më tej, rezulton se ka një mjegullnajë

të madhe mbi këtë çështje.

“Ministri, kur vjen të raportojë për

buxhetin, duhet të gjejë pak kohë

për ata dy viktima dhe të jepte

llogari për sjelljen e Ministrisë

së Brendshme dhe të Policisë së

Shtetit në raport me qeverinë greke

në lidhje me këto dy viktimat.

Derisa ministri nuk pranon të flasë

për këtë çështje, ne nuk preferojmë

të marrim pjesë dhe do të kthehemi

kur ministri të thotë që për

këtë çështje jemi përgatitur”. Pas

kësaj deklarate deputetët e opozitës

braktisën mbledhjen. Ministri

i Brendshëm, Saimir Tahiri, në

lidhje me pretendimet e opozitës,

tha se është interesuar personalisht

me Ministrinë e Brendshme të

Greqisë.

Vrasja në kufi ,

opozita braktis

mbledhjen

Komisioni Qendror

i Zgjedhjeve

Komisioni i Sigurisë

Ministri Tahiri dje në

Komisinin e Sigurisë

Problemi i

gjobave nuk

është për

popullin, por për

deputetët. Do

mbesim në kufi

 

Zëvendësohen mandatet e ministrave, ja deputetët e rinj

Komisioni i zgjedhjeve miratoi dje zëvendësimet e emrave të deputetëve që kanë deklaruar lënien e mandatit nga radhët e Partisë Socialiste dhe LSI-së, me ata të rinj sipas listës shumemërore të zgjedhjeve të 23 qershorit. Pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga ministrat Ilirjan Celibashi, Eglantina Gjermeni, Milena Harito, Klajda Gjosha, Erion Veliaj, Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço, KQZ vendosi që mandatin e Erion Veliajt ta marrë Vladimir Kosta. Në Fier, mandatin e deputetit pas Celibashit e merr Anduel Xhindi, të Haritos e mori Enkelejda Shkreli Shamku, të Gjermenit Adelina Rista, të ministrit Haxhinasto e merr Miranda Rira, të Klajda Gjoshës, Kejdi Mehmetaj dhe të Nasip Naços pritet ta marrë Selfo Kapllani. Kejdi Mehmetaj shënon kështu një prej rasteve të rralla në historinë e Parlamentit shqiptar sa i përket moshës së re. Ajo është vetëm 21 vjeçe dhe u zgjodh në bazë të listës emërore dhe të kriterit të përfaqësimit të gjinisë femërore që ishte më pak e përfaqësuar në këtë rast.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency