Paketa fiskale dhe buxheti i 2014-ës, seancë maratonë diskutimesh deri në orët e para të mëngjesit

0
145

Florenc Drizari

Ruçi: Berisha bën zhurmuesin se nuk do që shqiptarët ta marrin vesh të vërtetën e buxhetit

Berisha: Do ta mbroj të vërtetën deri në fund, po gënjeti shqiptarët para Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

 

seance_23.12.2013(1)Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një seancë maratonë punimesh duke diskutuar paketën financiare të qeverisë për vitin e ardhshëm. Për orë të tëra deputetët e Kuvendit debatuan për paketën fiskale si dhe projektbuxhetin e shtetit për 2014-ën. Përfaqësuesit e opozitës kundërshtuan nismën e mazhorancës për paketën fiskale, projektbuxhetin dhe ligjet që e shoqërojnë atë, ndërsa përfaqësuesit e qeverisë mbrojtën planin financiar duke e cilësuar atë si më të madhin e sjellë gjatë këtyre dy dekadave në Kuvend.

Debatet mes deputëve zgjatën deri në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që diskutimet për buxhetin e shtetit do të vojojnë deri në miratimin përfundimtar. Për miratimin në tërësi të tij është përcaktuar që diskutimet të fillojnë ditën e shtunë të datës 28 dhjetor.

Gjatë seancës së djeshme parlametnare, fillimisht ishte kryeministri Edi Rama i cili bëri prezantimin e buxhetit të ri 2014-ën, duke thënë se ky është projekt që i jep fund rrënimit dhe vë në lëvizje ekonomine e bllokuar shqiptare. Rama e cilësoi këtë buxhet të shlyejres së borxheve dhe sipas tij është detyrim i qeverisë shqiptare ratifikimi i këtij buxheti të firmosur nga një miljon shqiptarë. Gjatë debateve, Berisha tha se shumë shpejt kjo qeveri do paguajë çmimin e këtij plani financiar.

Gramoz Ruci

Gjatë orëve të mesnatës pati debate dhe replika edhe mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Grupit Parlamentar socialsit, Gramoz Ruçi. Fillimisht Ruçi kritikoi reagimet e shpeshta të z. Berisha kurndër fjalësve të ministrave dhe deputetëve të mazhorancës, duke thënë se ai po përpiqet që nëpërmjet diskutimeve jashtë buxhetit dhe paketës fiskale, synohet të fshihet e vërtata e planit financiar të qëveisë që sipas tij, bën të mundur lëvizjen e ekonomisës shqiptare.

“Ky njeri nuk do që populli shqiptar të marrë vesh një gjë, situatën në të cilën erdhi. Publiku shqiptar të marrë vesh që kemi të bëjmë me një buxhet të vërte, prandaj bën zhurmuesin që populli të mos marrë vesh. Ky buxhet do të gjallëroj ekonominë, do ta rrisë atë megjithë vërshtirësitë që ka. Ky buxhet rivendos stabilitetin ekonomik”, – deklaroi Ruci. Në replikë me kreun e Grupit Parlamentar socialist, ish-kryeministri Berisha tha se daljet e tij në foltoren e Kuvend.

 

RIDVAN BODE

 

240 lekë (të vjetra) më shumë për paketat dhe duhanpirësit

205 (të vjetra) lekë për litër karburant më shumë

Nuk do të ketë më rritje pagash

Nuk do të ketë më 100 mijë lekë (të vjetra) shpërblim në fundvit

Ato që kanë pagë nën 400 mijë në muaj, vetëm nga inflacioni do të
do të humbasin 190 mijë lekë në vit

Humbje me 120 mijë lekë në vit prej taksës progresive

Fermerët do të paguajnë më 120 lekë më shumë për çdo litër karburant

Pensionet 0 rritje

Rreth 14 mijë vende pune më pak

 

 

ERJON BRAÇE

 

Nuk do të ketë rritje taksash për banesat e para vitit 1993

Ulje tatimi për pagat për 177 mijë të punësuar, mjekë, infermierë,
mësues, pedagogë, policë, punëtor të sektorit privat

Ju kthejmë 20 milionë dollarë të punësuarve

Përfitojnë rrogën e 13, ata që marrin rrogë 300-350 mijë lekë në vit

Ky ishte premtimi ynë dhe po e mbajmë

Çlirimi nga tatimi i pagave nën 30 mijë lekë, gënjeshtër nga PD

Premtuam rritjen e tatimit për bizneset e mëdha, po e mbajmë

Po bëjmë drejtësi për 66 mijë ndërmarrje të vogla

E padrejtë që kompanitë e naftës dhe të gazit të mos paguajnë tatim fitim