Ministria e Drejtësisë, gati drafti Amnistia në burgje, aplikojnë 1 mijë persona, përfitojnë vetëm 500 të dënuar

0
205

Sonja Caka

 

Projektligji përcakton cilat janë kriteret për përfituesit dhe cilat kategori të dënuarish nuk përfitojnë amnistinë

 

COUNTY PRISONSMinistria e Drejtësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve ka përgatitur draftin ligjor për të dekretuar amnistinë e rreth 500 të dënuarve, të cilët pritet të përfitojnë lirim nga burgu dhe uljen e masës së dënimit. Sipas Ministrisë, amnistia përfshin disa vepra penale apo dhe personat që kanë mbaruar një pjesë të dënimit të tyre, duke përfshirë këtu edhe emrat e disa femrave dhe të moshuarve. Mësohet se mbi 1000 të dënuar kanë aplikuar për të përfituar nga amnistia, por vetëm disa prej tyre plotësojnë kriteret e përpiluara nga juristët e Ministrisë së Drejtësisë. Sipas relacionit që shoqëron projektligjin “Për dhënie amnistie”, nga të dhënat e statistikore të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rezulton se në Institucionet e Ekzekutimit të Dënimeve Penale në Republikën e Shqipërisë aktualisht mbipopullimi është rreth 949 persona mbi kapacitetin aktual. Nga analiza e legjislacionit shqiptar, rezulton se amnistia e fundit është bërë në vitin 2012 nëpërmjet ligjit nr. 107/2012 “Për dhënie amnistie”. Pritet që ky projektligj të miratohet në fillim të vitit 2014.

 

Kriteret, kush përfiton

 Sipas projektligjit të propozuar nga Ministria e Drejtësisë, përfitojnë amnisti personat e dënuar me burgim deri në 2 vjet, për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2013, pavarësisht kohës së mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji; personat e dënuar, ndaj të cilëve gjykata, me vendim të formës së prerë, ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji; personat e dënuar me gjobë, për pjesën e pashlyer të saj, pavarësisht masës së gjobës, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji; personat e dënuar me burgim, të cilëve, në datën 30 nëntor 2013, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji; të dënuarat femra, që në datën 30 nëntor 2013 janë baras ose mbi moshën 55 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji; të dënuarit meshkuj, që në datën 30 nëntor 2013 janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji; të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre, që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81, 101, 139, 140 e 141 të kodit penal. Përzgjedhja e kategorisë së personave që përfitojnë amnisti është bërë duke u bazuar në këto kritere: lloji dhe masa e dënimit; koha e mbetur e dënimit; mosha aktuale e personit të dënuar; mosha e personit të dënuar në kohën e kryerjes së veprës penale. në thelb mbetet rrezikshmëria e ulët e personit apo veprës penale.

 

Kush përjashtohet nga amnistia

 Në nenin 4 të projektligjit është parashikuar shprehimisht “kriteri ndalues për përfitimin e amnistisë” që do të thotë një garanci e shtuar për mbrojtjen e interesit publik dhe nuk vë në rrezik sigurinë dhe rendin publik. Veprat penale të parashikuara në nenin 4 të projektligjit janë vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe për këtë qëllim, këta persona përjashtohen tërësisht nga përfitimi i amnistisë. Konkretisht, neni 4 parashikon se nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar për krime kundër njerëzimit; krime kundër jetës, të kryera me dashje, dhe vrasje e mbetur në tentativë, si dhe neni 77 i Kodit Penal Ushtarak; vepra penale, të kryera me dashje, kundër shëndetit; krime seksuale; vepra penale kundër lirisë së personit; vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit; vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes; vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike; vepra penale kundër mjedisit; krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues; krime që cënojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera; vepra me qëllime terroriste; krime kundër autoritetit të shtetit; vepra me qëllime terroriste; vepra penale kundër drejtësisë; vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve; vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale. Gjithashtu, nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar, që i janë shmangur ekzekutimit të dënimit të dhënë. Nga ana tjetër, projektligji, në nenin 5 të tij parashikon se procedimi penal nuk mund të fillojë dhe nëse ka filluar duhet të pushojë për veprat penale të kryera deri në datën 30 nëntor 2013, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në 2 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të lehtë.

 

Operacioni

 Vidhnin banesat, arrestohet grupi dhe zbardhet skema e përdorur

 Një grup prej tri personash janë vënë në pranga, pasi akuzohen për vjedhje të disa banesave dhe bizneseve në kryeqytet. Burime policore bëjnë me dije se një taksist, një pronar fast food-i dhe një minoren janë kapur, ndërsa kanë qenë duke realizuar vjedhjen e radhës. Në pranga të oficerëve të policisë së komisariatit numër tre kanë rënë shtetasit Gëzim P., 14 vjeç, i cili pasi grabiste banesat ose bizneset largohej nga vendngjarja me taksistin Fran Noku, me të cilin ndanin në mënyrë të barabartë në lokalin e Nikolin Markut paratë apo sendet me vlerë të grabitura. Tre personat aktualisht ndodhen në mjediset e komisariatit numër tre, pasi dy net më parë kanë vjedhur në rrugën “Fortuzi” një banesë private dhe një Farmaci. Në cilësinë e provës materiale tre personave u janë sekuestruar para, bizhuteri, një laptop tre telefona të grabitur në kohë dhe vende të ndryshme. I mituri Gëzim P njihet si hajdut serial në Tiranë gjatë dy viteve të fundit. Ai është ndaluar disa herë nga policia po për shkak të moshës është lenë i lirë nga Gjykata. Nga të njëjtat burime bëhet me dije se ky grup funksiononte prej 2 muajsh, ndërsa nga hetimet e policisë bëhet me dije se është zbardhur edhe skema e përdorur në vjedhjet e ndryshme. Minoreni dhe taksisti studionin banesat ku nuk kishte njeri dhe në orët e vona të mbrëmjes realizonin vjedhjet. I mituri futej brenda, vidhte çfarë gjente me vlerë dhe më pas me ndihmën e taksistit Noku largoheshin drejt ambientit të fast food-it të Markut ku ndanin sendet e vjedhura. Më pas, Marku merrej me tregtimin e tyre.