Shqipëria në krye të vendeve me trazira sociale në 2014-ën

0
173

The Economist: Trazirat sociale që parashikohen në vitin 2014

 Parshikimet e protestave

the-economistUkraina, Bullgaria, Brazili, Argjentina, Meksika, Tunizia, Egjipti dhe Turqia janë vendet në të cilat protestat kanë shpërthyer në dymbëdhjetë muajt e fundit. Por, për vitin 2014 revista e njohur “The Economist” ka ndërtuar një tabelë ku Shqipëria paraqitet në vendin e parë për rrezikun e lartë të trazirave sociale në vend. Pabarazitë sociale dhe pakënaqësia politike kanë qenë shkaku kryesor për nxitjen e qytetarevë për protesta, është cituar dje në revistën e njohur “The Economist”. Sipas kësaj reviste, ankthi ekonomik është pothuajse parakusht për protesta, por nuk shpjegohen shpërthime të përgjithshme. Rënia e të ardhurave dhe papunësia e lartë, thonë ekspertët e revistës, janë shoqëruar gjithmonë me trazira. Por, sipas tyre, vetëm kur problemet ekonomike shoqërohen me elemente të tjera të cenueshmërisë, vjen rreziku i lartë i jostabilitetit. Faktorë të tillë, sipas ekspertëve, përfshijnë të ardhurat – pabarazinë, qeverisjen e dobët, nivelin e ulët të ofertës sociale, tensionet etnike si dhe një histori të trazirave. Referuar shembujve të trazirave të fundit, citohet në revistë, konsiderohet me rëndësi të veçantë humbja e besimit në qeveri dhe institucione, shkurt: Një krizë e demokracisë. Kështu “The Economist” ka matur rrezikun e trazirave sociale në mbi 150 vende të botës (shih tabelën). Ajo vë theksin në dobësitë institucionale dhe politike. Sipas parashikimit, 65 vende (43% e 150) do të jenë në një rrezik të lartë ose shumë të lartë të trazirave sociale në vitin 2014. Në krahasim me pesë vjet më parë, 19 vende më shumë janë tani në kategorinë e rrezikut të lartë. Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, Europa Jugore dhe Ballkani do të jenë veçanërisht të ndjeshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency