Mariah Carey ka këmbëngulur se nuk do të ketë fëmijë të tjerë. Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj Nick Cannon, janë prindër të dy binjakëve dyvjeçarë, Monroe dhe Marocco, dhe Mariah thotë se ata u mjaftojnë. 43 vjeçarja, në një emision televiziv, u pyet nga një fans nëse do të donte të kishte edhe një fëmijë tjetër. “Nëse Nick mund të bëjë fëmijë me vetën e tij, atëherë po, sepse ne i duam fëmijët”, – ka thënë ajo duke bërë shaka.
Rihanna, seksi për Krishtlindje
Rihanna ka zgjedhur një fustan të shkurtër dhe një pamje seksi për t’u veshur për mbrëmjen festive të Krishtlindjeve. Si çdo vit për festat e Krishtlindjeve, Rihanna kthehet në vendlindjen e saj, Barbados, për të kaluar disa ditë pushimesh me familjen dhe miqtë e saj. Këngëtarja në “Instagram” ka treguar fustanin me të cilin do të shkojë në festë me të afërmit e saj. Fustan i kuq i shkurtër dhe të brendshme superseksi që i lënë shumë pak hapësirë imagjinatës.
Jolie dhe Pitt blejnë dhurata me zbritje
Angelina Jolie dhe Brad Pitt i kanë blerë dhuratat për fëmijët e tyre në një shitore me zbritje. Dyshja e famshme kanë gjashtë fëmijë, Maddox, 12, Pax, 10, Zahara, tetë, Shiloh, shtatë, dhe binjakët pesëvjeçarë Knox dhe Vivienne. Edhe pse kanë miliona dollarë pasuri, Jolie, Pitt dhe fëmijët e tyre kishin blerë dhurata në një shitore ku kishte zbritje të theksuar. Familja aktualisht është në Australi dhe kishte shfrytëzuar të dielën për të vizituar qendrën Target në Robina, verilindje të Australisë, por vetëm pasi ajo ishte mbyllur për konsumatorët tjerë. “Ata u siguruan që askush të mos ishte rrotull për të prishur shopingun e tyre. Menaxheri i shitores priti derisa çdokush shkoi në shtëpi dhe e hapi në mënyrë sekrete për ta në ora 19:30 të dielën”, – ka thënë burimi.
Hemsworth do të bëjë një pauzë nga aktrimi
Chris Hemsworth planifikon që të bëjë një pushim të shkurtër nga aktrimi, në mënyrë që të kalojë më shumë kohë me gruan dhe vajzën e tyre. 30-vjeçari ka luajtur në disa hit-filma të vitit 2013, si “Thor: The Dark World”, “Star Trek Into Darkness” dhe “Rush”, ndërsa planifikon që për një periudhë t’i përkushtohet familjes. “Kam punuar në mënyrë solide për disa vite. Tani jam në një pikë kur duhet të ngadalësohem dhe të kaloj ca kohë me familjen time”, – ka thënë aktori. Megjithatë, ai thotë se e ka të vështirë të thotë “jo” kur i ofrohet një projekt i mirë dhe njëherësh frikësohet se mos mbetet prapa në karrierë, për të cilën është angazhuar shumë. Hemsworth është i martuar me bukuroshen spanjolle Elsa Pataky dhe kanë së bashku vajzën 19-muajshe, India Rose.
Lea Michele i mungon Cory
Lea Michele nuk po mendon për të shpenzuar për Krishtlindjet e saj të para pa Cory Monteith. Aktorja e “Glee”, po përgatitet të festoj e vetme, pasi i dashuri i saj, Cory, u gjet i vdekur në muajin korrik. Miqtë thonë se janë të brengosur për atë se si 27- vjeçarja do ta përballojë këtë kohë, veçanërisht pasi vitin e kaluar kishin kaluar pushime festive romantike me aktorin e ndjerë. “Lea është e tmerruar. Vitin e kaluar para Krishtlindjeve ata ishin në skijim në një udhëtim romantik dhe kaluan një kohë të mrekullueshme dhe pikërisht atëherë për herë të parë biseduan seriozisht rreth planeve të tyre për martesë. Kur Lea, festoj me familjen atë krishtlindje, ishte e entuziazmuar për jetën e saj me Cory. Por, tani, gjithçka duket e largët. “Nuk mund të besoj se ai nuk është këtu”, – na tha ajo. Gjithçka që mund të bëjmë për të është t’i qëndrojmë pranë, por gjithçka që ajo do është të ketë Cory, afër saj”, – ka thënë një burim për “Now”. Cory u gjet i vdekur në korrikun e këtij viti në një dhomë hoteli në Vancouver, derisa testet treguan se ai vdiq nga mbidoza me drogë.