Gratë obeze më të rrezikuara për kancer të zorrëve

0
171

grate-obezeGratë me peshë të lartë trupore mund të jenë më të rrezikuara për të zhvilluar kancer të zorrëve. Hulumtuesit amerikanë kanë përcjellë një numër prej 2300 pacientësh, 1250 meshkuj dhe 1050 gra. Ata kanë gjetur një lidhje pozitive në mes të indeksit të rritur të masës trupore dhe rrezikut për zhvillim të neoplazmave të kolonit te gratë. Rezultatet kanë treguar se me rritjen e indeksit të masës trupore, rritet edhe rreziku për të zhvilluar neoplazmë të zorrëve. Në bazë të statistikave, ky efekt është treguar i theksuar te gratë, por jo edhe te meshkujt. Në të vërtetë, studimi ka treguar se gjatë kolonoskopisë gjasat për identifikim të neoplazmave të zorrëve ishin 5.2 herë më të larta te gratë të cilat kanë IMT mbi 40, se sa te gratë të cilat kanë IMT 25 ose më të vogël. 

 

Nëse nuk hani mëngjes, rrezikoni infarktin

Me një stil jetese gjithmonë e më të ngjeshur, shumë prej nesh nuk kanë më kohë të hanë një mëngjes të përshtatshëm. Numri i atyre që nisin ditën me një kafe dhe presin deri në mesditë apo drekë për të ngrënë për herë të parë gjatë ditës është gjithmonë edhe më i madh, një trend aspak i shëndetshëm. Të paktën, sipas një studimi, meshkujt që nuk hanë mëngjes rregullisht kanë 27% mundësi më shumë që të goditen nga infarkti gjatë jetës së tyre. Ishte një ekip kërkuesish të Harvardit, ata që dokumentuan se mosngrënia e mëngjesit rrit mundimin e trupit gjatë përballimit të aktivitetit ditor dhe se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis kësaj mënyre jetese dhe probabilitetit për t’u goditur nga sëmundjet kardiovaskulare. Ndonëse nuk ka asnjë zbulim të jashtëzakonshëm në sondazhin e kryer nga universiteti i mirënjohur amerikan, rezultatet tregojnë gjithmonë e më qartë se mëngjesi është shumë i rëndësishëm, veçanërisht tek meshkujt.

 

Çokollata e bardhë ka vlera të larta kalorish, por jo edhe ushqyese…

Nutricionistët tërheqin vërejtjen që ky produkt quhet “çokollatë” plotësisht pa arsye, sepse nuk përmban përbërësin kryesor të çokollatës së vërtetë, kakaon… Siç konstatojnë specialistët e ushqimit, prodhuesit e çokollatës së bardhë në vend të kakaos përdorin gjalpin dhe yndyrat e tjera bimore, andaj çokollata e bardhë nuk mund të shërbejë as si zëvendësimi më i keq për çokollatën… Çokollata e bardhë nuk siguron vitaminat dhe mineralet e nevojshme dhe nuk ka absolutisht asnjë vlerë ushqyese, por ekskluzivisht vetëm vlera kalorie. Ekspertët paralajmërojnë se çokollata e bardhë tretet shumë më vështirë se sa e zeza, për shkak se përmban deri në 20 për qind gjalpë, dhe rreth 14 për qind e përbërjes së qumështit është masë e thatë. Pjesa tjetër është më së shumti sheqer dhe 100 gramë çokollatë e bardhë ka deri në 57.1 gramë i karbohidrateve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency