Rritet mosha e pensionit, burrat 70 vjeç, gratë 65
Qeveria, shkak rritja e jetgjatësisë së shqiptarëve
Pagesa e kontributeve mund të bëhet edhe në kompanitë private
Të moshuarit që do të dalin në pension deri në muajin prill, do të jenë të vetmit që do të përfitojnë nga mosha aktuale e marrjes së një pensioni. Skema e re që qeveria planifikon të parktikojë në Shqipëri parashikon që burrat të dalin në pension në moshën 70 vjeç, ndërsa gratë në 65 vjeç. Kjo skemë pritet të hyjë në fuqi 3-mujorin e dytë të vitit, pas diskutimeve që do të bëhen me Bankën Botërore dhe FMN-n. Ndryshimet në moshë pritet të prekin mijëra të moshuar që tashmë do të duhet të presin 5 vite më shumë për të dalë në pension. Arsyeja e parë ku mbështete qeveria për të rritur moshën e pensionit, është rritja e jetgjatësisë së shqiptarëve e cila është rritur në 76 vjeç, nga 70 që ka qënë më parë. Po kështu sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetsisë është ulur numëri i lindjeve në krahasim me numërin e vdekjeve. Një shtysë e madhe për të rritur moshën e pensionit ka ardhur nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Falë marrëveshjeve që ka nënshkruar qeveria, BB dhe FMN-ja kanë vendosur si kushte primare rritjen e moshës së pensionit dhe rritjen e taksave. Rritjen e moshës së pensionit e kanë konfirmuar gjatë muajit dhjetor, ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj.
Rritja e moshës
Ndryshimet në skemë do të bëjnë që rreth 100 mijë të moshuar të preken gjatë 2-3 viteve të ardhshëm. Për ata të moshuar të cilët i kanë plotësuar vitet minimale të kontributeve do të duhet të presin moshën për të marrë pensionin e tyre ose të vazhdojnë të derdhin kontribute për një pension më të lartë. Promblem do të jetë për të vetsiguruarit në fshat. Pjesa më e madhe e këtyre të moshuarve janë të deklaruar si të vetpunësuar në tokën e tyre, që do të thotë se kontributet i paguajnë vet. Tashmë secili prej tyre do të presë dhe 5 vite të tjera për të marrë një pension nga shteti. Sipas specialistëve të moshuarit që janë të punësuar në kompani private apo në shtet do ta kenë dhe më të vështirë për të mbajtur vendin e punës deri në moshën 70 vjeç për burrat apo 65 vjeç për gratë, kjo për shkak të kërkesës që ka tregu i punës.
Pensionet
Përveç kontributeve që mund të derdhen në skemën e re, individët mund të paguajnë kontribute edhe në kompanitë private. Duke paguar në këto kompani, secili prej nesh mund të pretendojë një pension më të lartë se tavani i vendosur nga qeveria prej 28 mijë lekësh të reja. Në shqipëri janë rreth 552 mijë pensionistë, ku pjesa më e madhe prej tyre janë të vendosur në qytet. Aktualisht një pension minimal në fshat është 8 200 lekë ndërsa në qytet 12 000 lekë.
Fëmijët drejt braktisjes së shkollës
Kushtet e vështira ekonomike, papunësia e prindërve dhe mosipenjimi në shkollë janë disa nga shkaqet që çojnë fëmijët drejt braktisjes së shkollës. Braktisja më e madhe vrehet në Fier dhe Korçë ku shënohen shifrat më të larta, megjithatë harta e brakstisjes së shkollës në veçanti në sistemin 9-vjeçar është e përqëndruar më shumë në zonat e mëdha urbane. Kjo është deklarata e kreut të sindikatës së arsimit Xhafer Dobrusha i cili thotë se gjatë 2014 do të kryhen monitorime në këto zona edhe ndaj fenomenit tjetër atij të analfabetizmit. Ndërkohë që sindikalistët i bëjnë thirrje ministrisë së arsimit dhe sportit që të ndërhyjë për të reduktuar këtë fenomen. “Ne jemi të angazhuar në rrethin e Fierit e të Korçës sepse në këto rrethe ka masë të madhe të komunitetit rom dhe egjiptian por edhe shtresa të tjera sociale që nuk vazhdojnë shkollën si Elbasani, Tirana dhe Kamza, Bathorja, Shkodra nga gjakmarrja dhe Durrësi. Po t’i mbledhësh të gjitha këto janë të angazhuar 2 mijë e 400 mësues. Prioritet ynë është që të shikojmë edhe problemin e analfabetit”- tha Xhafer Dobrusha. Fenomeni i braktisjes së shkollës ka filluar në Shqipëri në fillim të viteve 90 pas ndryshimeve demokratike që ndodhën në vend. Studimet e ndryshme që janë kryer tregojnë se kontigjenti i nxënësve që braktisin shkollën, janë fëmijë që vijnë nga familje me kushte të vështira ekonomike. Në më të shumtën e rasteve, këta fëmijë detyrohen të punojnë në moshë shumë të vogël, edhe 8-9 vjeç duke sjellë për pasojë mosfrekuentimin e shkollës.
Kurrikulat në fakultete, Kaçani: Të unifikohen tekstet bazë
Reforma që pritet të ndodhë me tekset e sistemit parauniversitar duhet të shtrihet edhe në arsimin e lartë. Aktualisht në universitete ka tekste të një lëndë të caktuar të cilat ndryshojnë nga një fakultet në tjetrin. Kjo sjell një çoroditje mes studentëve, ndonëse mund të jetë e mirë për botuesit. Kështu shprehet për “as”, rektori i universitetit politeknik të Tiranës Jorgaq Kaçani i cili thotë se të paktën tekset bazë duhet të unifikohen. “Përsa u përket teksteve të formimit të përgjithshëm siç është matematika, kimia, historia etj, janë tekste që duhet të kenë filozofinë dhe vazhdimësinë e tyre që në arsimin parauniversitar deri në taë universitar. Këto tekste duhet të jenë të unifikuar dhe të përshtatura”-tha Kaçani. Rektori shprehet se edhe kurrikulat nuk duhet të ndryshojnë shpeshherë, ndërkohë që ato duhet të jenë nën vëzhgim e ekspertëve të arsimit. Rektori i politeknik shprehet se gjatë 2014, universitetet kanë një sfidë tjetër të madhe atë të akredimit nga një agjensisë e huaj, e cila për herë të parë do të vëjë në peshore instituticionet e arsimit të lartë, për të treguar se kush universitetet ofron diploma më cilësore për tregun e punës.