Gëzim Saliu
Ndryshimet në kodin zgjedhor, ndarja e re e njësive vendore si edhe KQZ-ja , çështjet e “nxehta” të debatit mes palëve
Me nisjen e sesionit të ri parlamentar më 20 janar, mazhoranca dhe opozita do të vihen përballë për shumë çështje të cilat pritet të sjellin jo pak debat mes palëve. Ligji antimafia dhe kodi i procedurës penale, të njohura ndryshe si paketa antikorrupsion, do të jënë të parat në tavolinat e punës në komisionet parlamentare. Ndërkohë që ndër çështjet me rëndësi parësore për këtë vit për klasën politike shqiptare pritet të jetë reforma zgjedhore si edhe ajo administrativo-territoriale. Po ashtu situata ekonomike si edhe vendimi i rëndësishëm i Brukselit në qershor për statusin e vendit kandidat do të jenë në qendër të zhvillimeve të këtij viti.
Reformat
Reforma administrative territoriale pritet të sjellë përplasje të mëdha mes palëve politike në vend. Marrë shkas se mazhoranca qeverisëse e ka përcaktuar këtë reformë si domosdoshmëri, opozita ka shprehur më parë qëndrimin e saj parimor duke kërkuar që kjo reformë të kryhet nga Parlamenti dhe jo nga Qeveria. Po ashtu të djathtët kanë bërë të ditur se reforma administrative sjell me vete edhe ndryshimin në kodin zgjedhor. Ndërkohë qeveria përmes kryeministrit Rama si edhe ministrit për pushtetin Vendor Bledi Çuçi ka pohuar se reforma territoriale është një prioritet për mazhorancën e majtë. Ministri ka deklaruar se fillimi i këtij viti do të shënojë nisjen e hartimit të reformës së re administrative, ku drafti i kritereve mbi të cilat do të bëhet organizimi i njësive vendore nga Ministria e Pushtetit Vendor në bashkëpunim me ekspertë vendas edhe të huaj pritet të të diskutohet në komisionin “ad hoc” parlamentar që pritet të ngrihet brenda janarit. Sipas asaj që ka parashikuar deri më tani qeveria, drafti i reformës së re administrative bën që të humbasë koncepti i organizimit të njësive vendore mbi ndarjen në zona rurale dhe urbane dhe do të përfshihet termi i ri i emërtuar njësi funksionale. Në bazë të skemës së përcaktuar në draft, procesi i ndarjes së re administrative-territoriale në njësisë funksionale do të nisë nga rrethet. Ndërkohë që edhe reforma zgjedhore pritet të jetë një tjetë çështje e nxehtë e debatit politik mes mazhorancës dhe opozitës. Nga ana e saj qeveria ka pohuar se do të nisë punën për reformën zgjedhore në fillimin e vitit 2014-të në të njejtën linjë edhe me reformën administrative. Ministri për marrëdhënien me Parlamentin Ilirjan Celibashi ka pohuar se ligji elektoral në vend ka nevojë për ndryshime ndër të cilat përfshihen administrimi i zgjedhjeve në të gjitha nivelet, financimi, fushata elektorale, ankimimet dhe apelimet zgjedhore. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor pritet të kalojnë me debate mes palëve, duke marrë për bazë edhe kërkesat e partive të vogla, si të majta ashtu edhe të djathta për korrektimin e sistemit elektoral. Ndërkohë që pjesë e reformës zgjedhore do të jetë edhe riformatimi i Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ku lidhur me këtë pjesë ministri Celibashi ka theksuar pak kohë më parë se qeveria do të angazhohet që shumica në këtë institucion t’i takojë opozitës e ndërsa për nivelet e dyta dhe të treta të administratës zgjedhore ai kërkoi që një pjesë të propozohen nga politika dhe një pjesë të jenë të përhershëm. Ky propozim i fundit u hodh poshtë përfaqesuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti, i cila ka deklaruar se sistemi duhet të jetë i njejtë, por se duhet të ndërmerren masa ndëshkuese për komisionerët që shkelin ligjin.
Çështjet e vitit 2014
Situata ekonomike dhe vendimi për statusin në qershor
Në qendër të debatit politik në vitin 2014 mes mazhorancës së majtë dhe opozitës së djathtë pritet të jetë situata ekonomike në vend. Në vazhdimësi të debatit maratonë të fund vitit të 2013-ës për buxhetin dhe paketën fiskale të qeverisë, palët pritet të ëprballen sërish në Parlament por edhe përmes dejklaratava të ndryshme për pasojat. Nga ana e saj mazhoranca ka pohuar se buxheti dhe paketa fiskale do të bëjnë të mundur që vendi të dalë nga kriza ekonomike e ndërkohë që opozita i ka cilësuar këto dy ligje, ndër më të rëndësishmet për vendin, si rrënuese për ekonominë shqiptare. Gjithccka mebtet për tu parë në ditë e muajt në vazhdim, por me shumë gjasa situata ekonomike do të jetë epiqendra e debatit politik mestë majtëve dhe të djathtëve në vitin 2014. Po ashtu një tjetër ccështje e rëndësishme e këtij vitit është edhe vendimi që pritet të marrë Brukseli në qershor për statusin e vendit kandidat. Nisur nga refuzimi i dhjetorit, ku pavarësisht se vendit nuk iu vendosën kushte shtesë por iu kërkua vazhdimësi në reformat e përcaktuara si prioritete nga Komisioni Evropian, pritet që përplasja mes PS-së dhe PD-së të zhvillohet kryesisht për ecurinë e vendit në përmbushjen e këtyre reformave. Vendimi i marrë nga Këshilli i ministrave të jashtëm të BE-së, i konfirmuar më pas edhe në mbledhjen e kryeministrave të vendeve anëtare të BE-së u komentua në forma të ndryshme nga klasa politike shqiptare. Opozita e cilësoi këtë vendim si një dështim të qeverisë “Rama”, e cila sipas saj me vendimet e marrë në vetëm tre muaj arriti të hedhë poshtë të gjitha arritjert e vendit në rrugën drejt integrimit . Ndërkohë qeveria përmes kryeministrit po ashtu edhe përfaqësueves të tjerë të lartë të saj ka deklaruar se vendimi i BE-së nuk ishte ai i duhuri dhe se në të sipas saj kanë ndikuar qarqe ekstremiste si brenda ashtu edhe jashtë Brukselit.
Reforma në drejtësi
Ish-kreu i Kushtetueses, Abdiu: E vështirë për tu përmbushur
Ish-kryetari i gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu deklaron se ndryshimi i perceptimit mbi funksionimin e drejtësinë kërkon reformë të thellë dhe bashkëkohore, por kjo për të është e vështirë për tu realizuar nga mazhoranc. “Maxhoranca e re parlamentare që ka marrë shumë zotime për reforma në drejtësi, do të ndodhet ne kushte të vështira për ta realizuar këtë. Për të bërë një reformë ashtu siç kërkohet, për të bërë një reformë ashtu siç kërkohet. Që në këtë mënyrë opioni publik brenda dhe jashtë vendit të ndryshojë përsa i përket drejtësisë”, tha Abdiu për “AS”. Në këtë kontekst, ai bëri të ditur se një nga vështirësitë e reformës qëndron në faktin që të gjithë treguesit e drejtësisë në vend, janë të pakënaqshëm. “Treguesit kryesorë të drejtësisë janë të pakënaqshme. Kërkohet sipas kushtetutës dhe ligjit që drejtësia të jetë e pavarur, të jetë efektive, të bëhet në kohën e duhur. Po ti marrësh këto aspekte të drejtësisë dhe të shikosh treguesit që kanë gjykatat në lidhje me secilin prej tyre do të bindesh se këto tregues janë të pakënaqshëm”. Sipas ish-kreut të Kuhtetueses për të vënë në jetë reformën duhet plotësuar edhe kuadri kushtetues. “Ka ardhur koha që për drejtësinë mund të plotësohet kuadri kushtetues dhe kuadri ligjor, sidomos të përsoset ligjet kryesore të drejtësisë”, tha Fehmi Abdiu.