Sonja Caka
Dëshmia e të miturës: Mësoi që nuk ishte gjyshi në shtëpi, u fut brenda. Pasi më puthi në faqe e ballë, tentoi të më puthë në buzë
I hyri në banesë fqinjës së mitur vetëm 12 vjeçe, duke kryer veprime të turpshme me të, ndërsa kjo e fundit ndodhej e vetme në shtëpi pas kthimit nga shkolla. Për këto veprime, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 7 vite burg të pandehurin Avni Bajraktari, i akuzuar për veprën penale “kryerje e veprave të turpshme”, si dhe duke i revokuar pezullimin e dënimit me kusht të dhënë me herët nga gjykata për një tjetër vepër penale. E mitura ka deklaruar se i pandehuri i është futur në banesë kur ndodhej vetëm, e ka puthur në ballë e faqe dhe më pas ka tentuar ta puthë në buzë. Por, në këto momente vajza ka reaguar duke e nxjerrë jashtë të pandehurin dhe më pas ka shkuar te familja e shoqes së saj për t’i rrëfyer me detaje cfarë ka ndodhur. Më pas, nga familjarët e vajzës është mësuar se nga ana e personave të familjes së të pandehurit Bajraktari ka pasur disa kërkesa për tërheqje nga denoncimi duke shkuar edhe në kërcënime.
Akuza
Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri Avni Bajraktari është me banim në qytetin e Tiranës. Njëkohësisht, dhe e dëmtuara, fëmija e mitur me inicialet M. D. është me banim në qytetin e Tiranës, në zonën e Qesarakës. E dëmtuara është e datëlindjes 27.03.2001. Banesat e fëmijës së dëmtuar dhe të pandehurit janë në të njëjtën zonë banimi dhe për këtë arsye ata njihen. Me datë 24.02.2013, rreth orës 14:00, e mitura, pasi ka mbaruar orarin e procesit mësimor është nisur për në shtëpinë e saj, pa shoqërinë e gjyshit të saj, dëshmitar në këtë çështje, siç ndodhte çdo ditë tjetër. Në momentin që e mitura po hynte në hyrjen e pallatit ku ajo banon, i ka dalë përpara i pandehuri Avni Bajraktari i cili ka filluar të zhvillojë një bisedë me të, duke e pyetur dhe e ka shoqëruar atë në ashensor. Më pas, fëmija është afruar tek dera e apartamentit të saj dhe pasi e ka hapur atë, i pandehuri Avni Bajraktari është futur brenda në apartament së bashku me të dhe duke përfituar edhe nga fakti i mësuar se gjyshi i saj nuk ka qenë në banesë. Gjatë kohës që i pandehuri Avni Bajraktari ka qëndruar në apartamentin e minorenes, ai ka filluar fillimisht t’i fliste për shoqet e saj vajzën dhe ta pyeste nëse e dëmtuara ka pasur të dashur në Greqi kur ka jetuar. Më pas, i pandehuri, duke u gjendur në panik se në apartament mund të vinin shoqet e të dëmtuarës, është ngritur për të dalë dhe në afërsi të derës së shtëpisë ka filluar të puthë në faqe dhe ballë të miturën, si dhe duke u afruar për ta puthur në buzë. Por, në këtë moment vajza e ka shtyrë të pandehurin dhe me insistimin e saj, i pandehuri Avni Bajraktari është larguar nga banesa. Për këtë ngjarje e dëmtuara ka shkuar te banesa e shoqes së saj duke i treguar çfarë i kishte ndodhur. Familjarët e shoqes së saj, pasi kanë mësuar çfarë kishte ndodhur, kanë reaguar duke i thënë të dëmtuarës t’ia tregonte të ëmës dhe gjyshit (i ati jeton i veçuar), ndërkohë që ata kanë reaguar edhe ndaj të pandehurit duke i kërkuar shpjegime për ngjarjen. Vetë i pandehuri ka mohuar këtë ngjarje, ndërsa ka sqaruar se e njeh të dëmtuarën dhe të ëmën e saj, si banorë të së njëjtës zonë banimi. Ai është shprehur se nuk ka qenë aty në ditën dhe orën e ngjarjes, por në një përkujdesje për një të afërm në spital.
Elbasan
Abuzoi seksualisht me 12-vjeçaren, pranga maniakut
Përdhunoi 12-vjeçaren duke e mbajtur mbyllur në shtëpi, prangoset 61-vjeçari. Lajmi është bërë me dije nga ana e Policisë së Elbasanit, e cila ka arrestuar Ndriçim Kalemin. Denoncimi është bërë nga prindërit e së miturës, pas rrëfimit tronditës së vajzës. Nga të dhënat e bluve mësohet se 61-vjeçari teksa ka parë vajzën që po shkonte në banesë, e ka ndaluar duke i thënë se prindërit e saj ndodheshin në shtëpinë e tij. E mitura i ka besuar mashtrimit të 61-vjeçarit dhe ka hyrë në banesën e tij. Maniaku e ka mbërthyer vajzën dhe duke i mbajtur gojën me duar e ka përdhunuar. E tronditur fëmija është lënë e lirë nga 61-vjeçari pas aktit seksual duke e kërcënuar që të mos rrëfente se çfarë kishte ndodhur. Ka qenë mamaja e së miturës, e cila ka pikasur shenjat e dhunës në trupin e vajzës. E trembur dhe me lot në sy fëmija ka rrëfyer se autori i dhunës ishte 61-vjeçari. Menjëherë blutë pas denoncimit janë paraqitur në banesën e Kalemit duke e vënë në pranga. Nga blutë bëhet me dije se nuk është hera e parë që regjistrohen padi kundër të moshuarit. Në ngarkim të tij rezultojë tre sinjalizime të tjera për ngacmime dhe veprime të turpshme. Uniformat blu bëjnë me dije se 61-vjeçari përdorte ashensorin si vendin ku gjente fëmijët dhe i ngacmonte seksualisht. Ai qëndronte afër ashensorit duke pritur momentin kur afrohej ndonjë i mitur. Sapo fëmija ngjitej në ashensor 61-vjeçari futej brenda në kabinë dhe fillonte të prekte të miturit në vende intime fëmijën, duke përdorur fjalë banale. A.Tato