Intervista, Basha: Gati procesi i analizës dhe i zgjedhjeve në PD

0
195

Protesta popullore? Basha: Papërgjegjshmërisë së qeverisë i duhet vënë kufi

 

 

basha - pd2Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një interviste të dhënë mbrëmë për televizionin “Agon Channel”, kritikoi ashpër mazhorancën për miratimin e paketës së fiskale, duke vënë theksin tek rritja e çmimeve në disa produkte në vend. Sipas z. Basha, ekonomia shqiptare rrezikon të shkojë me keq se skenari grek për shkak të keqqeverisjes dhe mungesës së transparencës. Kryetari i opozitës në intervistën e tij flet edhe për zgjedhjet në PD, duke thënë se së shpejti pritet të fillojë një proces i gjerë analize që do të përfshijë të gjitha strukturat që nga baza e deri në kryesi.

Zoti Basha po e nis pyetjen time nga debati më i fundit që u zhvillua për gjatë gjithë muajit dhjetor që lidhej me projekt-buxhetin dhe paketën fiskale që u bë ligj. Pse ju paragjykoni politikat fiskale të qeverisë? Duke patur parasysh se ato kanë patur bekimin e FMN-së dhe duhet të provohen përgjatë një viti dhe pastaj ju të thoni se këto politika nuk vlejnë, këto politika mund ta çojnë tek skenari grek?

-Detyra e opozitës nuk ëhstë të presë derisa kriza të godasë vendin, të godasë shqiptarët, xhepat e tyre, tavolinat e tyre dhe pastaj të thotë : “Prit se këta nuk jetojnë mirë, ja tek jemi ne”. Kjo do të ishte një opozitë jo parimore, jo në mbrojtje të interesit publik. Detyra e opozitës është të bëjë denoncomin por edhe alternativën para asaj që qeveria konsideron se nuk po bën mirë, apo po bën keq. Sa i përket buxhetit kjo është diçka që prek çdo shqiptar, sot është dita e 7-të e vitit të ri dhe mendoj se përtej urimeve, jemi akoma në javën e parë, ndoshta dita e fundit që vazhdojmë të japim njëri-tjetrit urimet, përfitoj nga kjo studio ti uroj të gjithë shqiptarëve një vit të mbarë por mendoj se çdo shqiptar pyet veten se çfarë po ndodh në këtë javë të parë të vitit?

Jam i sigurt që këtë pyetje po e bëni ju, po e bëjnë të tjerë. Çfarë po ndodh në këtë javë të parë?

-Çfarë po ndodh? Pati një rritje të karburanteve por duhet të pranojnë faktin që tregtarët e karburanteve janë shumë abuzivë, u vërtetua në disa media kjo?

-Nuk mund të fshihet papërgjegjshmëria e paketës fiskale, që ne denoncuam që në fillim pas hedhjes së fajeve dikur tjetër. Abuziviteti me çmimet është një çështje e përhershme në treg, në fund të fundit tregu është ai që jep përgjigjet, pikërisht me masa të rrepta monitorimi, siç unë në Bashkinë e Tiranës kam filluar të bëj tashmë prej dy vitesh e gjysmë me Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit.

Thelbi është i thjeshtë, politika fiskale të qeverisë, qeveria rriti taksën mbi karburantin dhe kjo në mënyrë të pashmangshme do të rriste çmimin e naftës dhe nafta është një produkt çmimi i së cilës ndikon në çmimin e çdo gjeje në jetën e njeriut, nga pelena e foshnjës deri tek supa e të moshuarit, nga buka e gojës deri te mallrat e luksit.

-Por e vërtetë është se taksa progresive u ka dhënë shqiptarëve të cilët nuk kanë të ardhura të larta më shumë para.

-Taksa progresive i ka hequr çdo shqiptari lekë nga xhepi.

– Sepse sa shqiptarë marrin mbi 1 milion e 300 mijë lekë të vjetra?

Z. Lulzim Basha -Po këto shqiptarë të tjerë që marrin mbi 1 milion e 300 mijë lekë të vjetra do të paguajnë më pak çmim karburanti apo do të paguajnë të njëjtin çmim karburanti dhe bashkë me çmimin e karburantit do të paguajnë më pak çmimin e bukës, çmimet e shërbimit të shportës, të produketeve ushqimore bazë? Jo. Këto kemi të bëjmë me një rritje galoponte.

-Qeveria tregoi një sinjal pozitiv zoti Basha, patëm deklarimin e drejtoreshës së doganave që foli për një realizm plani për muajin dhjetor të vitit 2013 me gati 40 milionë dollarë më shumë sesa vitit 2012, dhe dukshëm kjo qeverisje synon të mbështetet tek të ardhurat, tek një menaxhim i mirë i të ardhurave

-Sikur të  ishte kështu, do ishte më të vërtetë  për t`u përshëndetur dhe nuk do të kisha asnjë ngurim ta përshëndesja , mbledhja e të ardhurave,  vecanërisht tejkalimi i nivelit  të mbledhjes së të ardhurave të qeverisë paraardhëse ëhstë  gjithmonë një  një akt për t`u përshëndetur , por a ëhstë një fakt , nuk nuk ëhstë një fakt, para disa muajsh qeveria ndyshoi buxhetin e vitit 2013 që ne i kishim lënë dhe me mendimin që shifrat që iu kishim lënë për të mbledhur ishin teopër të larta, ne  denoncuam këtë si një akt kriminal i cili ndikoi menjëherë në rënien e Shqipërisë nga Mood`s dhe Standar e Poor`s që të ulin borxhin apo besueshmërinë e borxhit shqiptar nga B+ në B, me shanse të rrokullisjes drejt C-së, ca do të thoptë kjo? Do të thotë që ne si shqiptarë , sepse ne i paguajmë në fund këto interesa , ne do të paguajmë më shumë interes për borxhin që kemi, pse? Se qeveria sinjalizoi se borxhi do ngrihet, pse , sespe qeveria vednsoi me akt normativ  të ndyshojë buxhetin duk4e i thënë doganës dhe tatimeve , e kishit planin 10 do mblidhni 8, e kishit planin 7 do mblidhni 5 dhe menjëherë pasi kjo…

Por unë si qytetare dua ta di për shembull çfarë pritet të ndodhë me financat shqiptare?

-Me këto që po ndodh sot, skenar grek do të ishte skenari më i mirë sepse skenari grek kishte  me të vërtetë  kishte një spirale të rënies si rezultat i përgjegjshmërisë, mungesës së  transparencës   dhe  abuzivitetit, që janë tre tipare që ne i shohim qartësisht tek kjo mazhorancë me veprimet që ka ndërmarrë në këtë muaj, po kishte dhe krahun të Bashkimit Europain që u fut dhe hodhi  jo lopata as karroca  po vagonë me euro, miliarda pas miliarda eurosh për të shpëtuar ekonominë greke, në Shqipëri kjo nuk  ka shans të ndodhi.

Rrokullisja që provokon  ky qëndrim i papërgjegjshëm i qeverisë  në raport me stabilitetin ekonomik dhe financiar  që përkthehet drejtpërdrejte, përtej retorikës qeveritare, që sot çdo shqiptar paguan më shumë  dhe do të paguajë akoma më shumë në ditët që vjen, që sot çdo njësi ekonomike, biznes i vogël apo më i madh, apo biznes i madh, jo vetëm që nuk planifikon investime shtesë dhe të hapë  vendeve të reja punë por po shton të gjitha mundësitë për t`u mbrojtur, për t`u ruajtura, pra është një refleks tkurrjeje dhe jo refleks zgjerimi  .

Të gjitha këto të çojnë drejt një skenari shumë më të keq sesa të asaj që i referohemi ne si skenari grek.

Dhe që meriton protesta popullore, siç thotë ish kryetrari i Partisë Demokratike , Sali Berisha, do të ketë protesta popullore për këtë shkak?

– Shiko, protesta popullore është një mjet, çështja është fare e thjeshtë. Ne e pamë papërgjegjshmërinë qeverisë dhe po e shohim  në disa drejtime. Bëmë  mirë që sot ndalemi  tek ekonomia, se mendoj se ky është fatkeqësisht lajmi i keq i  fillimit të këtij i këtij vit, ekonomia dhe reagimi i keq  i ekonomisë ndaj paketës fiskale shoqëron reagimin e keq që ekonomia pati ndaj rotacionit., që me thënë të drejtën Ishte habi e madhe sepse rotacioni përshëndetet me impulse pozitive nga ekonomia . Ekonomia shqiptare në tërësi e refuzoi rotacionin , nëse mund ta përdor këtë shprehje , impulset kanë qenë të gjitha negative .Tani, pse vijnë këto impulse, a kuishte mundësi që kjo mazhorancë që të menaxhonte situatrën më mirë? Absolutisht po, parametrat makro-ekonomikë  dhe makro-financiar të vendit ishin stabël, këtë nuk e themi ne, këtë iua thanë këshilltaret që i thirrën vetë në konferencën  e Partisë Socialiste , dhe s`ishin ekspertë dosido , ishin ekspertë të Bankës Botërore, ekspertë të FMN-së, ishin ish-ministra të suksesshmen socialistë të financave  nga Suedi në Rumani, dhe iu thanë vendi ka mbetur jashtë krizës, sfida juaj është ta mbani larg krizës .

Nuk i dëgjuan , nuk i dëgjuan sepse ishin verbuar nga retorika elektorale, vazhdonte fushata , megjithëse më 24 qershor ishin kthyer në mazhorancë .Vazhdonte fushata për të nxirë realitetin  dhe për t`iu përgjigjur këtij imazhi të shtrembëruar të realitetit , erdhën me këtë paketë fiskale tërësisht të shtrembëruar që nuk i  shërben qytetarëve , që nuk i shërben mirëqenies së tyre, nuk i shërben punësimit të tyre.

 

Si do të bëhet reforma brenda në PD? U tha nga ish-kryetar se nuk do të ketë prerje kokash për sa i takon rezultatit të 23 qershorit, por dikush do të mbajë përgjegjësi përveç ish kryetarit?

-Partia Demokratike do të mbajë përgjegjësinë që i takon në çdo drejtim dhe për këtë do të ketë një proces të hapur dhe të vërtetë analize dhe refleksioni, i cili do të nis nga niveli i bazës, çdo seksion që ka rezultatin e vet.

Që duket se po merr shumë kohë apo jo?

-Kjo do të marri të gjithë kohën e nevojshme. Nuk ka rëndësi të bëhet një ditë më parë, ka rëndësi të bëhet mirë. E gjithë koha që do t’ju duhet demokratëve shqiptarë do të jetë në dispozicionin e tyre dhe gjatë kësaj kohe, ky proces hapjeje, bashkimi dhe ribashkimi, do t’i parapri procesit të refleksionit dhe analizës me anë të së cilës ne do të miratojmë arsyet objektive të rezultatit të 23 qershorit. Kemi edhe arsye subjektive. Kemi megamashtrime, kemi edhe konsumin e qeverisë, kemi megamashtrimet elektorale të opozitës që erdhi në pushtet. Pra shumë efekte objektive të rrotacionit. Por ka edhe arsye subjektive që kanë të bëjnë me keqmenaxhimin e pushteteve dhe hallkave të ndryshme, me kontaktet e anëtarëve të Partisë Demokratike apo me qytetarët, e shumë e shumë procese të tjera të cilat do të jenë në analizë të thellë dhe të vërtetë.

Një analizë që e prek në rrënjë kryesinë e Partisë Demokratike?

-Një analizë që prek në thelb përgjegjësinë e çdo demokrati, nga niveli më bazën në seksin deri tek niveli më i lartë i kryetarit aktual.

Të fokusohemi tek kryesia sepse aty është edhe vëmendja mediatike. Le të themi se ata kanë qenë njerëzit e pushtetshëm që kanë drejtuar deri dje.

-Natyrisht që pushteti gjatë kësaj kohe është menaxhuar me nivele të ndryshme nga përfaqësues të ndryshëm. Një gjë është e sigurt, për çdo nivel të përfaqësuar të Partisë Demokratike do ti nënshtrohet analizës dhe refleksionit kritik me anë të së cilës ne do të dalim nga ky proces me efiçiencën e plotë të asaj se çfarë kemi bërë mirë, të asaj se çfarë nuk kemi bërë mirë dhe çfarë mund të bënim më mirë. Mbi këtë bazë refleksioni do të ndjekim procesin e zgjedhjeve në parti.

Prisni të keni të pakënaqur nga i gjithë ky proces analize?

-Në qoftë se procesi përqendrohet tek vlerat që duhet të promovojë nuk ka pse të ketë të pakënaqur dhe të gjithë energjitë e Partisë Demokratike dhe i strukturave do të përqendrohen tek ky aspekt, që asgjë të mos mbetet pa u thënë.

Besoj se procesi do të riprodhojë atë që presim demokratët anembanë, atë që presin shqiptarët nga Partia Demokratike.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency