Vrasja nga pakujdesia Mbyllen hetimet për ish-shefin e Antiterrorit

0
162

Anxhela Tato

 

 

Skënder Seferi, në krye të patrullës për kapjen e 2 të dyshuarve për vjedhje

 Hetimet, efektivi hapi zjarr që të parandalonte arratisjen e të kërkuarve, njëri prej të cilëve vëllai i viktimës

 

policia1387782944Vrau aksidentalisht 16-vjeçarin gjatë një aksioni, mbyllen hetimet për efektivin e policisë Skënder Seferi. Prokuroria e Lezhës ka gati kërkesën për gjykim për ish-shefin e Antiterrorit të Policisë së Lezhës, i cili në vitin 2010 u përfshi në një krim aksidental. Skënder Seferi është nën akuzë për vrasje nga pakujdesia dhe pritet që dosja hetimore të depozitohet në Gjykatë. I pandehuri është autor i vrasjes së 16-vjeçarit A. Skandaj, ngjarje e ndodhur në 17 korrik të vitit 2010. Sipas hetimeve të organit të akuzës, patrulla policie ishin përqendruar në segmentin rrugor Lezhë – Shkodër për ndalimin e dy shtetasve të dyshuar si autor të një vjedhjeje në bashkëpunim. Në momentin që është konstatuar automjeti ku ndodheshin dy të dyshuarit, policia ka tentuar ta bllokojë, por ka hasur në kundërpërgjigjen e Ardit Skandajt. Ky i fundit me manovrat në timon aksidentoi disa punonjës policie, duke tentuar që të shmangte kapjen. Gjatë kësaj tentative është hapur zjarr nga ana e ish-shefit të Antiterrorit në shenjë paralajmërimi për dy të dyshuarit, por nga kjo ngjarje është plagosur dhe ka humbur jetën aksidentalisht vëllai i Ardit Skandajt.

 

Hetimet

Më datë 17 korrik të vitit 2010, rreth orës 16:00, është ngritur një postbllok nga komisariati i policisë Lezhë, pranë Urës së Cenit, me qëllim ndalimin dhe kontrollin e automjetit me targë TR-xxxx-R. Arsyeja e ngritjes së postbllokut ka qenë ndalimi i Ardit Skandajt dhe Flori Nikollit, të cilët ishin të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me armë në bashkëpunim” në dëm të shtetasve malazezë Xhevat Musa dhe Zoja Hidroviç, ngjarje kjo e ndodhur me datë 15 korrik 2010 në segmentin rrugor Lezhë – Shkodër. Në operacion kanë marrë pjesë disa oficerë të Policisë Gjyqësore, ndër të cilët edhe Skënder Seferi, me detyrë shef i sektorit kundër akteve terroriste. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se fillimisht automjeti është identifikuar tek një lokal në superstradën Lezhë – Tiranë, nga 3 prej punonjësve të policisë. Pas komunikimit në radio me eprorët e tyre u është kërkuar që të mos ndërhynin, por të ndiqnin lëvizjen e tyre. Automjeti i drejtuar prej Ardit Skandaj, brenda të cilit kanë qenë Flori Nikolli dhe A. Skandaj (i mitur) është nisur në drejtim të qytetit të Lezhës. Ndërkohë, nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur Ura e Cenit ishte ngritur postblloku i policisë. Në momentin që shtetasi Ardit Skandaj ka hyre në Urën e Cenit është përballur me postbllokun e ngritur nga policia. Në këtë moment ai ka ndaluar automjetin dhe ka tentuar të ecë mbrapsht, por prapa automjetit të tij është ndaluar automjeti i policisë, të cilët kanë zbritur menjëherë dhe kanë dale në të dy krahët e automjetit duke thirrur policia. Ardit Skandaj nuk u është bindur forcave të policisë dhe ka lëvizur me mjetin e tij sa para-mbrapa, duke goditur automjetin që ishte prapa dhe motoçikletën e policisë. Duke qenë se shtetasi Ardit Skandaj po ndërmerrte veprime të rrezikshme, është shtënë me armë në drejtim të gomave të mjetit. Në momentin që Ardit Skandaj ka goditur automjetin me targë “Policia” ka nisur largimin për në drejtim të rrugës kryesore që shkon në Shkodrës. Oficerët e policisë menjëherë janë kthyer mbrapsht dhe janë futur në mjetin e tyre, me qëllim vazhdimin e ndjekjes. Pikërisht në këtë moment janë dëgjuar të shtëna automatike dhe kur janë kthyer me drejtim nga mjeti i Ardit Skandajt kanë parë se xhami i pasmë ishte i thyer plotësisht dhe mjeti po lëvizte. Ata më pas kanë vazhduar ndjekjen bashkë me mjete të tjera të policisë dhe në fshatin Balldren, në segmentin rrugor në drejtim të Shkodrës është gjetur mjeti me targë TR-xxxx-R i braktisur, nga këqyrja e të cilit ka rezultuar se në ndenjësen e pasme është gjetur një person i vdekur, i cili pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ishte i ndjeri A. Skandaj, i moshës 16 vjeç.

 

 

 

Banda e Gaxhait

Ekstradohet nga Italia Edmond Leskaj, i dënuar me 25 vjet burg

 I prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie ka fluturuar nga Italia në drejtim të vendit tonë një prej anëtarëve të bandës së “Gaxhait”. Edmond Leskaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një sërë krimesh, i është dorëzuar ditën e djeshme autoriteteve shqiptare në aeroportin e Rinasit. I ekstraduari Edmond Leskaj, si pjesëmarrës i bandës së “Gaxhait”, në vitin 1997, ka kryer një sërë veprash penal, si: vrasje të ndryshme, pengmarrje dhe gjobëvënie ndaj biznesmenëve të këtij qyteti. Ndaj tij Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e dënimit në mungesë me 25 vjet heqje lirie. “Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në datën 30.8.2008, ndërkohë që shtetasi Edmond Leskaj ka qenë i ndaluar për llogari të drejtësisë italiane, iu komunikua arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas u është dorëzuar dje përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, – bëri të ditur Policia. Banda e drejtuar nga Gazmir Braka dhe Alfred Nebiu (Kakami), i cili më pas u vra dhe u dogj në makinë, e nisi aktivitetin e saj kriminal pas trazirave të vitit 1997. Kjo bandë pati përplasje të forta me banda rivale në Vlorë, ku për pasojë u prodhuan dhjetëra viktima. Në funksion të organizimit të kësaj bande të armatosur, shërbejnë edhe faktet që duke pasur si qendër fshatin Cerkovinë, anëtarët e bandës nuk kryenin asnjëherë veprimtari kriminale në atë fshat. Nga deklarimet e banorëve të fshatit, rezulton se Gaxhai së bashku me të pandehurit e tjerë, për të krijuar idenë e një grupi të organizuar që mbronte zonën herë pas here, ndihmonte me para njerëzit e fshatit. Gaxhai, që vuan dënimin me burgim të përjetshëm, njihet si kundërshtar i përbetuar i Zanit të Vlorës. Banda e Gaxhait ka në total shtatë vrasje.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency