Ali Hasani
Në prag të 101- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë prof. as. dr. i shkencave gjuhësore Shefqet Hoxha na dhuroi librin e tij “Malziu, bubrrime historike-etnologjike-folklorike-gjuhësore”. Padyshim se “Malziu” i dr. Shefqetit është libri më i plotë deri më tani i shkruar për këtë krahinë që përfaqëson një nga shtatë bajrakët e Pukës dhe që përbëhet nga dymbëdhjetë fshatrat e komunës me të njejtin emër, sot njësi administrative e rrethit Kukës.
Dhe ja ku na vjen sot Z. Shefqet, si për të na sfiduar, me ëmbëlsirën…në fund të 60 viteve pune intensive, me një invetar që është për tu lavdëruar. Mbi 70 libra dhe 500 artikuj kërkimor e shkencor, monografi, histori duke mbetur studiuesi më i spikatur i rrethit të Kukësit.
Në 500 faqet e “Malziut” shpalosen të dhëna shkencore mbi emrin, territorin, relievin, ekonominë, ujërat, udhët, katundet, banorët, lashtësinë, historinë, monumentet, burimet etimografike, shkollën e parë shqipe, datat, ngjarjet, kujtimet historike, disa nga figurat më në zë të Malziut, të dhëna folklorike, etnografike, toponimet, leksikun si dhe shkrime të tjeta të autorit për Malziun. Sipas dr. Shefqet Hoxhës ngjarja më lapidar në historinë e popullit të kësaj krahine, është qëndresa heroike e banorëve të Pistës, Spasit, Shikajt, Kryemadhit, Kalimashit, Mgullës e Gdheshtës në luftën për liri dhe pavarësi më 1912-1913, si edhe akti heroik i kapuçbardhit Halil Mustaf Hasanit në krye të çetës së Pistës e Malziut, i cili përveçse me pushkë, luftoi edhe me topin e pregatitur me drurin e dardhës kundër hordhive serbe, por që në goditjen e fundit, ra heroikisht për mbrojtjen e vatanit, duke u diegur së gjalli në kodrën e Kuçlit në Pistë të Malziut, vepër unikale dhe tejet e rrallë për shqiptarët.
Në këtë pikpamje, “Malziu” i dr. Shefqetit është një enciklopedi e vërtetë që na ka dhuruar profesori, nga ku brezi i sotëm dhe brezat që do të vijnë nesër, pasi ta kenë “bubrruar” mirë e mirë këtë enciklopedi, le të na japin vepra të tjera të reja. Kjo është edhe porosia e vetme e autorit për ne malzezët.
Libri është shkruar me gjuhë të thjeshtë e dashamirëse, ku malzezët janë paraqitur si njerëz të mençur e punëtor, trima e atdhetar dhe që vazhdimisht kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve e studiuesve të ndryshëm. Malziu përgjatë shekujve, ka ditur të ruaj traditat e tij, të cilat dëshmojnë për identitetin kulturor, kombëtar e liridashës të banorëve të kësaj treve. Është për tu evindetuar se banorët e kësaj zone janë buq e blegtorë të mirë si edhe merren me kultivimin e mollës, kumbullës, qershisë, gështenjës e rrushit. Gjithashtu nga nëntoka e Malziut nxirret krom e bakër, ndërsa mbitoka është e pasur me pyje shekullorë, dushku, bredhi, ahu dhe pishe të zezë, nga ku edhe rrjedh emri i Malziut.
Në këtë libër autori malzezët i paraqet si arsimdashës, ku me dokumente historike ai paraqet përpjekjet e këtyre banorëve për hapjen e shkollës së parë shqipe në vitin 1923 si dhe shpalos disa nga vlerat dhe trashëgiminë etno-kulturore të kësaj treve mjaft interesante.
Në vlerësimin tim, tek lexoj këtë vepër enciklopedike të dr. Shefqet Hoxhës, më duket se kam në pëllëmbë të dorës tërë Malziun, hapsirën, historinë e tij të lavdishme, bukuritë dhe pasuritë natyrore që i ka falë Zoti, si edhe më sjell në kujtesë tërë malzezët: burra e gra si njerëz të mrekullueshëm, të djeshëm e të sotëm, kudo ku kanë punuar e po punojnë sot, mbasi kanë lënë gjurmë vetëm për të mirë në histori.
Prandaj, në emër të malzezëve e falënderojmë nga zemra autorin prof. as. dr. Shefqet Hoxha që na dhuroi këtë libër dhe i urojmë jetë të gjatë për libra të tjerë si dhe bashkëfshatarëve e bashkëpatriotëve të mi ju uroj lexim të mbarë të librit “Malziu, bubrrime historike-etnologjike-folklorike-gjuhësore”. Së fundmi një urim i veçantë, shkon për djalin e taentuar dhe bizesmenin e spikatur Zotin Kadri Morina, që mundësoi botimin e librit për malziun tonë të dashur, të cilin do ta quaja si një nga perlat e bukurisë shqiptare.