Rrezik nga lëndët kimike, ISHP, kontroll burimeve të ujit
Projekt për sëmundshmërinë e grup-moshës 40-65 vjeç
Rastet e muajve të fundit, të shfaqura në vendin tonë me sëmundjen vdekjeprurëse të malaries, vijnë nga jashtë. Drejtuesit e Institutit të Shëndetit Publik, gjatë prezantimit të përparësive për vitin 2014 përmendën se sëmundja e malaries ka shumë vite që nuk shfaqet në vendit tonë dhe atë e kanë sjellë kryesisht punëtorët që vijnë nga Afrika. Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, bëri thirrje që çdo shtetas shqiptar që udhëton drejt vendeve me risk të madh nga sëmundjet tropikale duhet si përpara dhe pas udhëtimit të kontrollohen. “Persona të cilët vijnë nga zona të cilat kanë qenë malarike apo me sëmundje të tjera tropikale të kthehen dhe të riparaqiten edhe një herë tjetër tek mjeku. Nuk kemi rishfaqje të malaries në Shqipëri. Ashtu siç bëjnë risk në çdo rajon evropian, ashtu bëjnë risk edhe për Shqipërinë. Pra nuk ka një risk të posaçëm për familjarët e tyre”, – nënvizoi Bino. Instituti i Shëndetit Publik rikonfirmon problemin e mungesës së vaksinave të rralla për udhëtarët, por thotë se pavarësisht problemeve të mbartura prej një viti është mundur të sigurohet një paketë vaksinash falë bashkëpunimit me Kosovën dhe Maqedoninë. “Ka pasur disa probleme të cilat nuk janë të lidhura me Institutin por janë përtej tij. Aktualisht ne kemi disa vaksina të cilat i kemi siguruar falë bashkëpunimit rajonal dhe shpresojmë që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt. Ajo çka është e rëndësishme është diagnoza në kohë e personave dhe nga ana tjetër është ndërmarrja e masave nga pushteti lokal në lidhje me dizinsektimin”, – u shpreh Bino.
Uji i pijshëm
Po dje, ISHP bëri me dije se do të kontrollohet të gjitha burimet nëntokësore dhe sipërfaqësore të ujit, për shkak të ndotjeve që mund të vijnë nga lëndët kimike. Fillimisht do të kryhet një studim lidhur me identifikimin e interferenteve endokrine në sistemet hidrike te vendit, i cili do të kryhet edhe në rajonin e Puljas ne Itali. “Janë lëndë kimike, të cilat mund të gjenden edhe në ujërat që përdorin njerëzit për të pirë, por kryesisht në ujërat sipërfaqësore, si për shembull në Bovillë. Do të hulumtojmë edhe në ujërat nëntokësore”, – tha Arben Luzati, shef i Departamentit të Ndotjes në ISHP.
Janë gjithsej 6 pika që do të monitorohen në vendin tonë. Në Shqipërinë e Mesme do të monitorohet Bovilla në Tiranë dhe Maskurija në Kavajë, në jug burimet në Sarandë dhe Vlorë, ndërsa në veri të vendit do të monitorohet Shkodra dhe Rrësheni. Prania e këtyre lëndëve kimike në ujin e pijshëm shkakton probleme në zhvillimin dhe mirërritjen e fëmijëve.
“Është një traditë kudo në botë një kontroll i tillë. Këto lëndë kimike pengojnë zhvillimin, mirërritjen e njeriut dhe ndërhyn edhe në gjëndrën e tiroides. Ne shpresojmë që këto lëndë të mos i gjejmë në ujërat tona, por do të japim një konkluzion pasi të bëjmë hulumtimin”, – theksoi Luzati. “Do të ndërmarrim një sërë projektesh, midis të cilëve edhe ai për sëmundshmërinë e grup-moshës 40-65 vjeç, si edhe trajnime të mjekëve në rang prefekturash për sëmundjet kardiovaskulare”, – shpjegon drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Arjan Bregu.
Vrasjet e 21 janarit, Beqaj: Të hetohen dy mjekët për deklaratat në media
Dy mjekët, pasditen e 21 janarit 2011, në deklarata televizive thanë se vdekja e 4 personave kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit nga një distancë shumë e afërt
Ministria e Shëndetësisë kërkon të fillojë procedimi dhe gjykimi pranë Komisionit Disiplinor të Urdhrit të Mjekut ndaj dy mjekëve të Spitalit Qendror Universitar të Traumës në Tiranë, përkatësisht Sami Koçekut dhe Alfred Gegës. Dy mjekët, pasditen e 21 janarit 2011, menjëherë pas vrasjes së 4 protestuesve para ndërtesës së Kryeministrisë, në deklarata televizive thanë se vdekja e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikajt, kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt.
-Ja çfarë deklaruan mjekët Koçeku dhe GegaDr. Sami Koçeku: Janë… dy mbeten të identifikuarit, janë ekzakt sipas parametrave mjekësorë, dy konsiderohen të vdekur civilë, kanë shkuar në morg, një i identifikuar dhe një i paidentifikuar. Dhe tjetri që është i identifikuar është në Spital Ushtarak akoma, faktikisht, pavarësisht se ai ka bërë…, ka vdekur…, ka bërë…, ne po e mbajmë në monitorim, po e konsiderojmë në rrugë mjekësore…i vdekur, është plagë arme zjarri, por ne, thjesht, që është moshë 38 vjeç, po e mbajmë me monitor, duke punuar vetëm për hir të aparatit.
Gazetari: Doktor, le të themi edhe personi i tretë ka vdekur nga një plumb?
Dr. Sami Koçeku: Nga një plumb në kokë.
Gazetari: Në kokë. Dhe kjo, nga distancë e afërt?
Dr. Sami Koçeku: Shiko tani, ne kemi një eksperiencë prej 18 vjetësh në plagët prej armëve të zjarrit dhe eksperiencën më të madhe në Shqipëri e ka qendra jonë, për këtë eksperiencë kaq të madhe edhe mund të orientohemi. Plagët me të cilat kanë ardhur janë të distancës së afërt, kanë dhe shenjat e djegies, shenjat e plumbit apo unazën e plumbit. Dhe unë, kur kam folur që thashë janë të distancës së afërt, kam folur duke iu referuar eksperiencës sime prej kaq vjetësh në spital dhe i njoh mirë plagët nga armë zjarri.
Gazetari: Pikërisht, nga kjo eksperiencë, nga sa afër mund të jenë qëlluar zoti Koçeku?
Dr. Sami Koçeku: Distanca është shumë e afërt, shenjë plumbi dhe djegieje nuk e bën distancë mbi një metër e gjysmë.Intervista e dytë
Dr. Sami Koçeku
Gazetari: Do na jepni një informacion sa persona janë plagosur dhe a ka persona që kanë humbur jetën apo jo?
Dr. Sami Koçeku: Ekzakt nuk mund të jap asnjë lloj informacioni për numrin e tyre këtu, por ekzakt dihet se aktualisht kemi dy civilë të vdekur, janë me plumba në distancë të afërt, janë me të gjitha shenjat…, konfirmim që distanca ka qenë shumë e afërt nga qëllimi i tyre. Duhet të jenë armë të kalibrit të vogël, për arsye se, nuk janë plagë që hyjnë dhe dalin, janë vetëm plagë hyrëse, që tregon se s’kanë fuqi arme dhe janë qëlluar nga afër…
Gazetari: Po, po.
Dr. Sami Koçeku: Për numrin total të të aksidentuarve, të ardhurve këtu nuk mund të japim për arsye se vazhdojnë vijnë dhe janë të paregjistruar një pjesë.
Gazetari: Në ekspertizën tuaj zoti Koçeku, cfarë fishekësh kanë qenë ato sipas jush?
Dr. Sami Koçeku: Me syrin tim, pistoleta të kalibrit të vogël, duket nga këto tip silenciator por të vogla, të vegjël, kalibër i vogël, i hollë, por që…
Gazetari: Ka qenë i pamundur shpëtimi i jetës së tyre?
Dr. Sami Koçeku: Kanë ardhur të vdekur.
Gazetari: Pra, dy persona kanë humbur jetën?
Dr. Sami Koçeku: Po.
Gazetari: Ndërkohë për të plagosurit zoti Koçeku?
Dr. Sami Koçeku: Për të plagosurit nuk dihet numri i saktë, them të dëmtuar ka: 3 veta me dëmtime të kokës, me plagë me gurë, me ekspozim të masës trunore, por akoma nuk mund të…
Gazetari: Do na jepni një informacion sa persona janë plagosur dhe a ka persona që kanë humbur jetën apo jo?
Dr. Sami Koçeku: Ekzakt nuk mund të jap asnjë lloj informacioni për numrin e tyre këtu, por ekzakt dihet se aktualisht kemi dy civilë të vdekur, janë me plumba në distancë të afërt, janë me të gjitha shenjat…, konfirmim që distanca ka qenë shumë e afërt nga qëllimi i tyre. Duhet të jenë armë të kalibrit të vogël, për arsye se, nuk janë plagë që hyjnë dhe dalin, janë vetëm plagë hyrëse, që tregon se s’kanë fuqi arme dhe janë qëlluar nga afër…
Gazetari: Po, po.
Dr. Sami Koçeku: Për numrin total të të aksidentuarve, të ardhurve këtu nuk mund të japim për arsye se vazhdojnë vijnë dhe janë të paregjistruar një pjesë.
Gazetari: Në ekspertizën tuaj zoti Koçeku, çfarë fishekësh kanë qenë ato sipas jush?
Dr. Sami Koçeku: Me syrin tim, pistoleta të kalibrit të vogël, duket nga këto tip silenciator, por të vogla, të vegjël, kalibër i vogël, i hollë, por që…Gazetarja: Tre personat që kanë humbur jetën nga se, kush ka qenë shkaku i humbjes së jetës së tyre?
Dr. Alfred Gega: Atë do ta përcaktojë mjekësia ligjore.
Gazetarja 1: Nga çfarë plagësh kanë ardhur? Me gurë?
Gazetarja 2: Armë zjarri?
Dr. Alfred Gega: Dukeshin plagë të vogla që shkonin për armë zjarri nga distancë e afërt.