Instituti i Sigurimeve Shoqërore / Përfitimi, kategoritë që përfitojnë pension shtetëror

0
153

Kushtet për të përfituar pension si punonjës i minierave

Përfitim edhe për ata që gëzojnë tituj shkencorë

PensionistePensionin e posaçëm shtetëror e përfitojnë ata persona që kanë marrë pjesë në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, në lëvizjet popullore, në luftën kundër pushtuesve nazifashistë brenda dhe jashtë Shqipërisë, në mbrojtjen e kufirit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë, në lëvizjen demokratike dhe që kanë merita të veçanta; kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës; kanë vuajtur nga persekutimi politik nën regjimin komunist.

Masa e përfitimit

Pensionin e posaçëm shtetëror e përfitojnë personat e sipërpërmendur si shtesë mbi pensionin që u takon nga sigurimet shoqërore ose si pension, nëse nuk përfitojnë pension nga sigurimet shoqërore. Pensioni i posaçëm shtetëror nuk mund të jetë më i ulët se pensioni bazë dhe as më i lartë se dyfishi i pensionit bazë, të miratuar në momentin e lindjes të së drejtës.

Miniera

Përfitojnë punonjësit, të cilët kanë punuar në miniera, nëntokë. Çdo punëtor përfiton trajtim të veçantë financiar. Personat duhet të kenë punuar për një periudhë jo më pak se 11 vjet e gjysmë nëntokë dhe të kenë periudhë të përgjithshme jo më pak se 23 vjet punë. Të mos ushtrojnë veprimtari ekonomike. Masa e përfitimit për këta punonjës do të jetë e barabartë me 60% të bazës së vlerësuar. Në rastet kur për llogaritjen e bazës së vlerësuar mungojnë dokumentet, masa e përfitimit do të caktohet në nivelin e përfitimit minimal, i cili përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Tituj shkencorë

Përfitojnë personat të cilët gëzojnë titullin “Profesor”, “Profesor i asociuar” (“Drejtues kërkimesh”, “Mjeshtër kërkimesh”), sipas vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Pas hyrjes në fuqi të ligjit, të kenë gëzuar titullin shkencor “Profesor”, “Profesor i asociuar” (“Drejtues kërkimesh”, “Mjeshtër kërkimesh”), sipas vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Akademikë të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe të kenë derdhur kontribut suplementar, duke qenë në marrëdhënie pune me universitetet, shkollat e larta, Qendrën e Studimeve Albanologjike, Akademinë e Shkencave dhe me të gjitha institucionet e tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë. Dokumentacioni: Fotokopje e nënshkruar e letërnjoftimit elektronik ose certifikatë personale. Deklaratë personale, nëse personi merr ose jo përfitime nga skema të tjera suplementare shtetërore. Fotokopje e noterizuar e dëshmisë për dhënien e titullit, ose në mungesë, një vërtetim për titullin shkencor, të lëshuar nga Komisioni i Kualifikimit ose nga Komisioni i Vlerësimit të Titujve. Vërtetim i pagës referuese. Vërtetim nga qendra e punës për kontributet suplementare të paguar nga data 1.1.2010 deri në datën e lindjes së të drejtës. Vërtetim për kohën e gëzimit të titullit.

Dokumentacioni për të përfituar pension shtetëror

Kërkesa, propozimi për përfitimin ose shtesën e pensionit të posaçëm shtetëror bëhet nga:

– Personi i interesuar, nëpërmjet Këshillit të Qarkut të vendbanimit të personit

– Organizatat ose shoqatat, nëpërmjet Këshillit të Qarkut të vendbanimit të personit

– Titullarët e Ministrive, ku punon përfituesi përkatës

– Kryeministri

– Kryetari i Kuvendit

– Presidenti i Republikës

 

b) Kërkesa duhet të përmbajë gjeneralitetet, emrin, atësinë, mbiemrin, datëlindjen, vendlindjen etj dhe duhet të jetë e shoqëruar me dokumentet, si vijojnë

– Fotokopjen e letërnjoftimit elektronik ose certifikatën e gjendjes civile

– Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore nëse merr pension dhe masën e pensionit

– Vërtetim të KMCAP-it për personat e paaftë për punë

– Kopjet e noterizuara të dokumenteve që vërtetojnë meritat e veçanta si titujt, medaljet, urdhrat etj;

– Kopjen e noterizuar të statusit të të përndjekurit politik

 

Çrregullimet nervore, mjekët: Fluks i lartë pacientësh

Po rritet gjithnjë e më shumë numri i shqiptarëve që vuajnë nga çrregullime të sistemit nervor. Luhatjet e humorit, ankthi por edhe format më të rënda të depresionit, po shfaqen tek mosha nga më të ndryshmet, në veçanti tek adoleshentët. Mjekja psikiatre, Arjana Rreli gjatë një interviste për “AS” tregon se po përballet me një fluks të lartë pacientësh, ndërkohë që çrregullimet mendore lidhen me faktorë nga më të ndryshmet, ku më kryesori mbetet konfliktet brenda familjes. “Ne vëmë re një rritje të konsiderueshme të numrit të rasteve. Problemet që hasin më tepër janë probleme që lidhen me ankthin dhe luhatjet e humorit. Tek luhatjet e humorit forma më e lartë është depresioni. Jemi në një realitet ku përballemi shumë me vështirësitë. Një student investon për të studiuar por është i pasigurtë për një vend pune. Ka shumë konflikte si brenda familjes ashtu edhe brenda brezave”, – u shpreh Arjana Rreli. Shqetësimi tjetër për mjekët, është se pacientët gjithnjë e më shumë po bëhen të varur nga ato që njihet si medikamente qetësuese. Shpesh përdorimi i tyre pa kriter, duke i blerë vetë në farmaci krijon atë që quhet efekti drogë, shumë i dëmshëm për organizmin. “Nëse përdoren pa kriter ato krijojnë një problematikë shumë të madhe varësia ndaj medikamentit ose efekti drogë siç quhet ndryshe. Kur personi e merr medikamentin, kënaqet me veprimin e tij. Kur ky lloj medikamenti duke krijuar tolerancë ndaj organizmit, duhet të shtohet doza që të marrësh të njëjtin efekt dhe je në një rritje proporcionale të dozës e cila e çon pacientin në mbidozim të medikamentit. Problemi është i kontrollit që duhet në vazhdimësi, në farmacitë apo i një ligji”, – tha ajo. Mjekja thotë se pranë qendrës së shëndetit mendor numër tre në Tiranë, ka një protokoll mjekimi për të gjithë pacientët. Por këta të fundit shpesh nuk e zbatojnë atë, i blejnë vetë medikamentet, pasi ekziston ende tabuja që mjeku psikiatër trajton vetëm të sëmurët që janë në stadin më të rëndë të shëndetit mendor. Në këtë mënyrë ata preferojnë që të mos shkojnë tek mjeku, duke rënduar edhe më shumë organizimin e tyre.