Qëndrimi ulur, i dëmshëm

0
177

largea_work1350310088Ju mund të mendoni se një vizitë e përditshme në palestër do të jetë e mjaftueshme për të balancuar ato orë të kaluara ulur përpara kompjuterit apo ekranit televiziv. Por një studim ka gjetur se gratë e moshës së mesme, të cilat kalojnë shumë kohë ulur janë në rrezik më të madh të problemeve shëndetësore, pa marrë parasysh se sa ushtrim ato bëjnë. Ata që janë joaktive për më shumë se 11 orë në ditë kanë 12 për qind më shumë gjasa të vdesin para kohe. Ato janë gjithashtu në rrezik 27 për qind më të madh të vdesin nga sëmundje të zemrës dhe një të pestën më të ngjarë të vdesin nga kanceri. Ekipi amerikan tha se gjetjet e tyre tregojnë se edhe ata që ushtrohen rregullisht janë në rrezik, shkruan “Idea”. Hulumtimi, ka studiuar 93.000 gra në periudhën pas menopauzës për një periudhë 12-vjeçare. 

Për një gjumë të rehatshëm

Pak prej nesh e dinë se sasia dhe cilësia e gjumit janë dy gjëra të ndryshme, të cilat nuk kanë të bëjnë me njëra-tjetrën. Kështu nëse flemë vetëm pak orë, por bëjmë një gjumë të rehatshëm, është shumë më mirë se të flemë shumë dhe jo rehat. Një ekip studiuesish nga Universiteti i Harvardit ka verifikuar se sa i rëndësishëm është gjumi dhe cilësia e tij. Kjo, sipas studiuesve varej nga gjendja emotive dhe psikike e njeriut para se të binte të flinte. Të presësh ardhjen e gjumit, duke lexuar një libër apo një revistë është gjithnjë një teknikë shumë e mirë për të larguar mendjen nga momentet e pakëndshme të përjetuara gjatë ditës. Në këtë mënyrë do ta lodhim trurin tonë përmes leximit, ai do të kërkojë pushim dhe gjumi do të jetë më i shëndetshëm. Mirëpo problemet nga gjumi duhen parë në dy aspekte, gjumi i tepërt dhe pagjumësia. Tek njerëzit të cilët vuajnë me shqetësime nga gjumi i tepërt, vështirësitë qëndrojnë në vendosjen e një ekuilibri të duhur mendor dhe mundësitë për t’i shkuar pas këtij problem dhe kurimit të tij, janë më të pakta. Vetë këta njerëz, nuk e shohin sasinë e madhe të gjumit si një problem, edhe pse i vuajnë pasojat e tij. Ndërkaq, ata të cilët vuajnë nga pagjumësia, mundohen që t’ia përshtatin këtë problem jetës së tyre dhe jo ta kurojnë, duke u bërë në këtë mënyrë, pre e pagjumësisë kronike. Është shumë e rëndësishme të kujdeseni për gjumin tuaj dhe të mos lejoni asnjë faktor të jashtëm të ndërpresë fazat e gjumit. Një faktor i jashtëm mund të jetë një zile telefoni, zhurmat bezdisëse, zëri i televizorit etj. të gjitha këto bëni mirë t’i evitoni, nëse doni që nga prishja e gjumit të mos ju vijnë më pas aktiviteti i ulët i ditës dhe sëmundjet e ndryshme.

Viruset vrasëse

Një grup hulumtuesish nga Universiteti “Rockefeller” i Nju Jorkut kanë eksperimentuar me bakteriofagë. Vincent Fischetti, udhëheqësi i tyre, ka hulumtuar një bakteriofag që ka vrarë Streptococcus pneumoniae dhe ka izoluar enzimën që ka zbërthyer ose çarë bakterin. “Vince e ka izoluar atë enzimë dhe më tha, ‘Dëshironi ta testoni’, unë e bëra dhe funksionoi për mrekulli”, – ka thënë McCullers. Enzima u hodh në hundën e minjve, duke parandaluar tërësisht infeksionin e veshit në minj. Shumë kërkues kanë gjetur se këto fagë, baktere-vrasës, mund të përdoren për të ndihmuar mjekësinë. “Këto viruse infektues, kur dëshirojnë të lënë bakterin dhe të largohen për të infektuar të tjerë dhe të shpërndahen më tej, zhvillojnë këto enzima të cilat shkaktojnë një çarje në murin e bakterit”, – ka thënë McCullers. Kjo vret bakterin (enzima). Fagët mund të sajohen në laborator për të sulmuar vetëm lloje specifike të baktereve dhe të jenë të padëmshëm për qelizat humane. “Një prej aplikimeve për përdorim të saj që mund ta parashohim është se, nëse keni fëmijë që mund të marrën infeksione gjatë periudhës së dimrit, mund të keni një sprej nazal i cili do të spërkatet në hundën e fëmijës një herë të javë vetëm për të nxjerrë bakteret jashtë”, – ka thënë McCullers. Ose mbase sprej mund të përdoret pas një periudhe të gripit për të parandaluar infeksionin sekondar. Kjo mund të përdoret për njerëzit e moshuar, derisa gripi sezonal vret rreth 36.000, më së shumti të moshuar, çdo vit vetëm në Shtetet e Bashkuara. “Shumica e njerëzve nuk vdesin nga influenca, por ata vdesin për shkak të infeksioneve bakteriale pas gripit”, – thotë McCullers.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency