Ish të përndjekurit Si do shpërndahen 18 milionë dollarët e dëmshpërblimit

0
138

Gëzim Saliu

Qeveria rishikon ligjin për dëmshpërblimet, të favorizuar ata që janë në moshën mbi 70 vjeç

Ministri Veliaj: Siguroj që do fillojë pagesa për ata që nuk kanë marrë këstet e kaluara

 

te-perndjekur-politikeQeveria do të shpërndajë 18 milonë dollarët të miratura në buxhetin e shtetit në formën e dëmshpërbilimeve për ish-të përndjekurit politik me një procedurë dhe kritere të reja. Sipas asaj që parashikohet nga ministria e Mirëqënies Sociale si edhe Ministrisë së Financave, pritet që më të favorizuarit në dëmshpërblim do të jenë individët në moshë të mahde, kryesisht ata mbi 70 vjeç. Ndërkohë që prioritet më parë për fondin do të kenë ata që ende nuk e kanë marrë këstin e dëmshpërblimit. Nga ana e tij, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj bëri të ditur dje se shpërndarja e fondeve do të bëhet e përshpejtuar dhe do të marrë parasysh shtresat më të prekura dhe njerëzit që janë në moshë më të thyer. “Këtë vit buxheti 18 milion dollar do të shpërndahet ashtu siç kemi vepruar me pagesat e tjera të ndihmës ekonomike ose aftësisë së kufizuar në menyrë solidare duke i dhënë prioritet atyre qe nuk e kanë marre këtë këst”, tha ai pas vizitës që kreun në Institutin e e ish të përndjekurve politikë.

 

Këstet

Duke marrë për bazë vonesën e shkaktuar me pagesën e kësteve për ish të përndjekurit, ministri siguroi se kjo proçedurë do të nisë, pa përcaktuar kohën dhe datën.  “Dua gjithashtu që të siguroj për të gjitë ata që s’kanë marrë këstet e kaluar që do të filloj pagesa e kësteve”, tha ai. Ndërkohë ministri bëri të ditur edhe rishikimin e ligjit për ish të përndjekurit, duke pohuar se rëndësi parësore në proçesin e dëmshpërblimit do të kenë moshta e mëdha. “Pra që të kemi njelloj barazie gjithashtu jemi duke kalkuruar moshën dhe shume shpejt do të kemi një rezultat që fillimisht te disbursohen ata që janë në një moshë më të thyer. Është e pamoralshme që ky vend i shpërndan këstet në mënyrë të barazvleshme për të gjithë si për një njeri që është 80 vjeç dhe për një njeri që është 50 vjeç”. Ndërkohë përfaqësuesit e Institutit të Ish të përndjekurve politikë pohuan se pjesë e ligjit duhet të jetë edhe barazia që duhet t’u ofrohet individëve pasi ka raste kur një ish i burgosur ka marrë disa këste e ndërkohë për disa të tjerë nuk ka nisur ende. Sipas shifrave zyrtare të një raporti të Ministrisë së Financave, janë protokolluar gjithsej 20 mijë e 800 kërkesa nga ish-të dënuar politik që duan dëmshpërblim. Ndërkohë që fatura financiare e përllogaritur për këtë proçes dëmshpërblimi arrin në 435 milionë dollarë, një kosto kjo e cila nuk ka ende një vizion të qartë se si do të përballohet nga buxheti i shtetit. Në programin e qeverisë “Rama” për shtresën e ish të përndjekurve politikë është parashikuar bashkëpunimi me ta për të mbyllur çështjen e kompensimit. “Skema jonë e re e kompensimit për të përndjekurit  politikë do të zgjerojë grupin e përfituesve dhe  do të zbatojë një shpërblim progresiv, në varësi të viteve të dënimit dhe moshës aktuale të ish të përndjekurve. Do të ketë një vlerësim transparent  të detyrimeve ndaj ish të përndjekurve. Politikat  tona publike dhe sociale do të respektojnë Statusin  e ish të Përndjekurit. Të gjitha shërbimet publike  për ish të përndjekurit do të përballohen nga shteti”, shkruhet në programin e qeverisë 2013-2017.

 

 

Gjykata Kushtetuese

Akti normativ i qeverisë për Nëpunësin,  Abdiu: Afate për zbardhjen e vendimeve

Pasi kanë kaluar më shumë se një muaj nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi aktin normativ të qeverisë që shtynte me 6 muaj hyrjen në fuqi të ligjit për nëpuniësin civil, shtohen zërat për zbardhjen e këtij vendimi. Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu deklaroi se kjo periudhë kohe është një afat i paarsyeshëm dhe anëtaret e Kushtetueses duhet ta kishin publikuar vendimin e arsyetuar pasi çështja e ligjit për nëpunësin civil jo vetëm prek mijëra qytetare që punojnë në administrate, por në varësi te vendimit qeveria duhet të marrë masat për të zbatuar verdiktin e Gjykatës. “Duke pasur parasysh natyrën e kësaj çështjeje. Problematikat që sjell pas, debatet që janë bërë për të dhe pasojat që mund të ketë një qëndrim pozitiv dhe negativ e shumë shkaqe të tjera, do të kisha patur dëshirë që një vendim si ky të ishte publikuar brenda një afati shumë të shkurtër nga dita e marrjes së tij. Unë mendoj se ka kaluar shumë kohë dhe ky vedim është bërë i diskutueshëm në aspektin profesional dhe në aspektin politik”, tha ai për “VP”. Sipas Abdiut është e nevojshme të ndërhyhet në kuadrin ligjor për t’i vendosur afate Gjykatës Kushtetuese në zbardhjen e vendimeve, një masë që është e nevojshme për të shmangur zvarritjen e proceseve. “Është mëse e domosdoshme që gjithë gjyqësori shqiptar pse jo edhe jashtë gjyqësorit, pra edhe në Gjykatën Kushtetuese , tashmë të zgjidhet një modeli i përcaktimit të afateve të arsyeshme për përfundimin e çështjeve penale edhe civile”, deklaroi ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu.

 

 

Vizita

Panariti takime në Berlin për reformat në bujqësi

Ministri i Bujqesisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujerave zEdmond Panariti, gjatë qëndrimit të tij në Berlin, në Javën e Gjelbër, u takua me Komisionerin për Bujqësinë të Komisionit Europian, Dacian Ciolos , me të cilin diskutoi rreth reformave të ndërmara në Bujqësinë shqiptare për të përshpejtuar procesin e integrimit të saj në BE. Po ashtu Panariti zhvilloi një takim të veçantë edhe me homologun e tij grek, Athanasios Tsaftaris me të cilin u ra dakord për organizimin e takimeve dhe programeve të përbashkëta të bashkëpunimit në fushën e bujqësise.  Ministri grek i shprehu dëshirën ministrit Panariti për të vizituar Shqipërinë brenda  këtij viti. Në këtë Samit  Ministri kontaktoi edhe me shumë homologë të tij nga vende të ndryshme të botës. Pjesëmarrës nga e gjithë bota morën pjesë dhe në forumin për Ushqim dhe Agrikulturë me temë: “Fuqizimi i bujqësisë: Shtysë për sigurimin global të ushqimit”, ku të pranishëm ishin rreth 1400 përfaqësues nga fusha e politikës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency