Ushtari japonez që refuzoi të dorëzohej pasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore dhe që kaloi 29 vjet në xhungël, ka vdekur në Tokio në moshën 91-vjeçare. Hiroo Onoda mbeti në xhunglën e ishullit Lubang të Filipineve deri në vitin 1974 pasi nuk besonte se lufta kishte përfunduar. Ai ishte dorëzuar vetëm kur oficeri i tij i moshuar kishte shkuar në xhungël për ta bindur se më nuk ka luftë ndërsa gazetarët e asaj kohe kanë thënë se ai ishte pritur si një hero në Japoni.
Derisa Luftës së Dytë Botërore po i vinte fundit, Onodas, atëherë toger, ishte larguar nga Lubang kur trupat amerikane erdhën nga veriu. Ushtari i ri kishte marrë urdhra që të mos dorëzohej- nga komandanti i cili e shpëtoi pas gati 30 vjetësh. “Secili ushtar japonez ishte i përgatitur për vdekje, por si një zyrtar i inteligjencës unë isha urdhëruar që të kthehem në gueril dhe të mos vdes”, kishte thënë ai në një intervistë për ABC në vitin 2010. “U bëra oficer dhe unë pranoja urdhra. Nëse nuk i zbatoja, do të ndihesha i turpëruar. Jam shumë i rreptë për këto gjëra”.
Goditet nga rrufeja shtatorja e Krishtit në Brazil
Një rrufe ka goditur shtatoren e famshme në Brazil. Goditja e rrufesë u bë shkak për shkëputjen e një pjese të gishtit të madh të dorës së djathtë të shtatores me famë botërore të Krishtit Shëlbues në malin Corcovado në Rio de Janeiro të Brazilit. Sipas të dhënave të meteorologëve, rrufeja e goditi monumentin të enjten në mbrëmje në kulmin e tërbimit të stuhisë së fuqishme që përfshiu kryeqytetin brazilian. Siç venë në dukje në Institutin brazilian për Hulumtime Kozmike, statuja i nënshtrohet mesatarisht katër goditjeve të rrufeve në vit. Statuja 38 metra e lartë e Krishtit Shëlbues në Rio de Janeiro është përfshirë në listën e 7 mrekullive të reja të botës.
Shtëpia në shitje e pushtuar nga djalli
Mes krismave misterioze të dyerve, zhurmave të çuditshme që vijnë nga bodrumi, dhe ndjenjës së vazhdueshme se dikush po qëndron prapa jush, pronarët e shtëpisë viktoriane 113 vjet të vjetër, Gregory dhe Sandi Leeson, janë të tmerruar nga ajo. Kështu që ata vendosën ta shesin këtë shtëpi, që gjendet në Pensilvani, por që në reklamën e shitjes ata thanë se është “pak e pushtuar (nga djalli)”. Por, më pastaj gjërat nisën të bëhen vërtetë të çuditshme. Ata nisën të pranonin thirrje nga gjahtarët e fantazmave. Kjo shtëpi e hapur po tërheq shumë kureshtarë, por asnjë blerës legjitim. Ndërkaq një ish-banor i kësaj shtëpie iu tregoi pronarëve aktualë se kur ka qenë fëmijë, kishte gjetur një kafkë njerëzore në bodrum – i njëjti bodrum derën e së cilit në një kohë Sandi Leeson e kishte barrikaduar pasi që betohej të ketë dëgjuar shkrepjen e një shkrepëseje. Por, këto informata e kanë bërë bashkëshortin e saj të mendojë nëse ka vepruar mirë kur ka luajtur me përshkrimin e shtëpisë. “Pak e pushtuar. Megjithatë, asgjë serioze”, thotë përshkrimi i shtëpisë. Më pas përshkruhen britmat në orën 3:13 të mëngjesit dhe “herë-herë imazhe të kobshme” në pasqyrën e kuzhinës.
Raportojnë në polici vjedhjen e marihuanës!
Supozohej të ishte një lojë miqësore me shpata. Por, gjithçka përfundoi në një marrëveshje droge që shkoi keq. Sebastian Ëozniak, 20-vjeç, dhe Anthony Klier, 22-vjeç, i kanë thënë policisë se janë takuar me një grup të rinjsh për “të ushtruar luftën mesjetare me shpata” në një parking në Ëestlake, Ohajo. “Por, nuk përfundoi si lojë e tillë”, thotë polici Guy Turner. Dy djemtë në fjalë thirrën policinë dhe thanë se grupi i kishte sulmuar ata, i kishte plaçkitur dhe ishin larguar nga vendi i ngjarjes, por policët ngritën dyshimet kur të rinjtë nuk treguan se çfarë u kishin marrë ata. Policia thotë se Klier dhe Ëozniak u plaçkitën kur tentuan që t’iu shisnin grupit marihuanë. Policia verifikoi thirrjet telefonike të Ëozniak dhe i mori në pyetje dëshmitarët, e më pas erdhën në përfundim se ai dhe Klier ishin takuar me të rinjtë me qëllim të shitjes së marihuanës. Një prej të rinjve kishte përdorë spërkatësin lotsjellës derisa ata ishin në makinë, e më pas u morën sasinë e marihuanës në vlerë prej 80 dollarësh. Klier dhe Ëozniak u arrestuan dhe përballen me akuza të trafikimit të marihuanës dhe për pengim të drejtësisë. Ndërkaq, grupi i të rinjve të përfshirë në vjedhjen e marihuanës nuk është gjetur.