E jashtëzakonshme , 27 tërmete Shqipëria në hartën e botës, sa rrezikojmë nga goditjet sizmike

0
167

Driçim Çaka

 

 

Epiqendra e tërmeteve ka qenë Durrësi, periferia e Tiranës dhe deti Adriatik

Qendra e Sizmologjisë Euro-Méditerranéen ngre alarmin: Shqipëria, zona me rrezikshmërinë më të lartë për t’u goditur nga lëkundje të tjera

 

harta_e_termeteve_ne_maqedoni_ (1)Ka qenë ora 6 e mëngjesit të ditës së djeshme, kur në Durrës u regjistrua goditja e parë e një tërmeti 4.2 ballë. Banorët e qytetit bregdetar për disa sekonda kanë ndier dridhjet e tokës. Vetëm 17 minuta më vonë, 5 km në jugperëndim të Durrësit, është regjistruar tërmeti i dytë, 2.6 ballë me epiqendër në detin Adriatik. Vala e kësaj goditjeje është ndier dhe në orën 06:20 minuta me magnitudë 2.8 ballë. Në orën 06:26 dhe 06:29 u ndjen dy goditje e radhës me magnitudë 3.9 dhe 2.7 ballë. Tërmeti i pestë është regjistruar në orën 06:29, me magnitudë 2.7 ballë dhe epiqendër në detin Adriatik 6 km në jugperëndim Durrës dhe thellësi 7 km. Në orën 06:31 është regjistruar tërmeti i gjashtë me magnitudë 2.6 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër 11 km në verilindje Durrës dhe thellësi 7 km. Pas 45 minutash kanë rifilluar përsëri lëkundjen dhe në orën 7:15 është ndier tërmeti me magnitudë 4.1 ballë, por këtë radhë në veriperëndim të Tiranës me epiqendër Bërxullën. Goditja tjetër është regjistruar në Sukth të Durrësit në orën 07:39 minuta me magnitudë 3.7 ballë. Tërmeti i nëntë është regjistruar në orën 08:43, me magnitudë 3.1 ballë i shkallës Rihter, me epiqendër Katund i Ri, 11 km verilindje Durrës dhe thellësi 13 km.

 

Lëkundjet

Në orën 15:45 minuta, është regjistruar goditja e radhës në zonën e Durrësit, ndërkohë që lëkundja është ndier në Vorë dhe në Tiranë dhe magnituda ka qenë 4.1 ballë. Sipas të dhënave që publikon Qendra e Sizmologjisë Euro-Méditerranéen, dy goditjet e radhës kanë qenë në orën 16:23 dhe 16:25, me magnitudë 2.4 dhe 2.5 ballë.

 

Qendra e Sizmologjisë Euro-Méditerranéen

Qendra e Sizmologjisë Euro-Méditerranéen, e cila merret me lëvizjet sizmike në të gjithë botën, ka raportuar ditën e djeshme 15 tërmete në territorin e Shqipërisë. Sipas kësaj Qendre, lëkundjet kanë filluar që në orën 06:00:15 dhe kanë vazhduar deri në orën 16:25:51 sekonda. Në hartën që ka paraqitur kjo qendër sizmike, Shqipëria është e shënuar me një rreth të kuq, që do të thotë se ka rrezikshmëri të lartë për të rënë tërmete. Përveç lëkundjeve që janë ndjerë ditën e djeshme, pritet që edhe sot të ketë të tjera tërmete. Sipas kësaj qendre sizmologjike, tërmetet nuk pritet të kenë magnitudë të lartë por do të variojnë nga 1-4.5 ballë.

 

Tërmetet

Goditjet e vazhdueshme të tërmeteve janë ndier në Durrës, Kavajë, Tiranë, Laç dhe Krujë. Po kështu, një sërë zonash periferike të Tiranës dhe Durrësit janë përfshirë nga paniku mëngjesin e djeshëm, për shkak të dridhjeve të vazhdueshme të tokës. Sizmologu Rrapo Ormeni në një reagim në orët e para të mëngjesit u shpreh se pjesa më e madhe e lëkundjeve janë ndier në orët e para të ditës së djeshme. “Quhen grup tërmetesh, sepse kemi disa tërmete me magnitudë 1 dhe në vazhdim vijnë në zvogëlim. Gjykojmë që aktiviteti duhet të jetë duke u zvogëluar. Kryesisht në zonën e Durrësit, por ka një shpërndarje që nuk bie në të njëjtin vend. Në total janë regjistruar rreth 25 tërmete”, – përmend Rrapo Ormeni.

 

Ndërpritet mësimi

Frika e ndonjë lëkundjeje të fuqishme ka detyruar disa prej drejtuesve të shkollave në Durrës të ndërpresin procesin mësimor. Vendimet për ndërprerjen e procesit mësimor janë marrë nga drejtuesit e shkollave përkatëse, të frikësuar për aktivitetin sizmik në vazhdim dhe pasojat e mundshme të tij në ndërtesat shkollore. Ndërkohë që Drejtoria Arsimore nuk kishte dhënë urdhër për ndërprerjen e mësimit, nxënësit në disa raste janë larguar vetë nga shkolla.

 

9 tërmetet që janë raportuar nga Instituti i Gjeoshkencave

06:00 me magnitudë 4.2, epiqendër në Durrës dhe thellësi 10 km.

06:17, me magnitudë 2.6, epiqendër deti Adriatik 5 km në jugperëndim Durrës dhe thellësi 7km.

06:20, me magnitudë 2.8, epiqendër deti Adriatik 4 km në jugperëndim Durrës dhe thellësi 7 km.

06:26, me magnitudë 3.9 ballë dhe epiqendër në Durrës, me thellësi 11 km.

06:29, me magnitudë 2.7 ballë, epiqendër në detin Adriatik 6 km në jugperëndim Durrës, thellësi 7 km.

06:31, me magnitudë 2.6 ballë, me epiqendër 11 km në verilindje Durrës dhe thellësi 7 km.

07:15, me magnitudë 4.1 ballë, me epiqendër Bërxullë,12 km në veriperëndim Tiranë, me thellësi 11 km.

07:39, me magnitudë 3.7 ballë, me epiqendër Sukth 12 km në verilindje Durrës dhe thellësi 18 km.

08:43, me magnitudë 3.1 ballë i shkallës Rihter, me epiqendër Katund i Ri, 11 Km Veri-Lindje Durrës dhe thellësi 13 km.

 

 

Tërmetet e raportuara nga Qendra e Sizmologjisë Euro-Méditerranéen

                                    Ora     

Albania                      06:00:15

Albania                      06:20:25

Albania                      06:29:54        

Albania                      06:26:51

Albania                      06:31:38

Albania                      07:15:07

Albania                      07:39:14

Albania                      08:43:30

Albania                      11:47:14

Albania                      11:52:50

Albania                      12:20:03

Albania                      12:39:02

Albania                      14:40:48

Albania                      16:23:25

Albania                      16:25:51

 

 

 

 

Emigrantët në Greqi

Shtyhen me 5 muaj afatet e lejeve të qëndrimit

Ministria greke e Brendshme ka vendosur të shtyjë me një afat 5-mujor të gjitha lejet e qëndrimit që skadojnë nga 1 janari deri më 30 prill 2014. “Afati i lejeve të qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta që janë nxjerrë nga shërbimet e shtetasve të huaj dhe emigracionit të administratës së decentralizuar të vendit dhe skadojnë nga 1 janari deri më 30 prill 2014, shtyhen automatikisht për një periudhë pesë mujore që nga data e skadimit, pa nevojën e nxjerrjes së akteve normative”, – thuhet në komunikatën e Ministrisë greke të Brendshme. Kërkesa për rinovimin e lejeve të qëndrimit pranohen gjatë gjithë kohës së shtesës, përderisa dëshmohet se ka arsye të jashtëzakonshme. Shumica dërrmuese e emigrantëve të huaj në Greqi janë shqiptarë, të cilët pavarësisht krizës së thellë ekonomike, preferojnë në masë të madhe të qëndrojnë ende në vendin fqinj.

 

Komuniteti Mysliman, letër xhamive: Denonconi shqiptarët që shkojnë në Siri

Komuniteti Mysliman u është drejtuar me një letër të gjitha myftinive në rrethe që të mos lejojnë që gjatë ceremonive të faljes në xhami të mos bëhen thirrje apo të nxiten besimtarët shqiptarë të shkojnë në këtë luftë dhe në rast se vërejnë organizime të tilla nga xhami të veçanta, myftinitë të denoncojnë pranë Komunitetit Mysliman si dhe pranë organeve shtetërore të specializuara.

 

Ja teksti i qarkores:

“Bazuar në shqetësimin publik rreth përfshirjes së mundshme të shtetasve shqiptarë në luftën e Sirisë, Ju rikujtojmë që të jeni të vëmendshëm ndaj thirrjeve apo nxitjeve të tilla që mund të provokojnë besimtarët brenda xhamive apo jashtë tyre. Kërkojmë nga Ju njëkohësisht, të porosisni të gjithë stafin tuaj që në rast të konstatimit të provokimeve të tilla, të lajmërojnë myftininë e rrethit dhe Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, si dhe t`i denoncojnë në mënyrë të menjëhershme pranë organeve kompetente. Punonjësit tanë, bazuar në Kuranin Famëlartë dhe traditën profetike, të sqarojnë besimtarët duke nënvizuar se Islami është Fe e paqes, butësisë, mëshirës, harmonisë dhe respektimit të dinjitetit njerëzor. Prandaj, feja dhe besimi ynë kurrsesi nuk mund të merret si referencë apo të jetë shtysë për pjesëmarrje në konflikte apo luftëra të ndryshme. Përpjekjet për t`i dhënë ngjyrim fetar pjesëmarrjes në konfliktin e Sirisë janë të rrezikshme për qytetarët tanë dhe dëmtojnë rëndë imazhin e fesë sonë të bukur, po ashtu mund të dëmtojnë edhe imazhin e vendit tonë. Prandaj, Ju kujtojmë edhe një herë që të jeni të vëmendshëm përballë provokimeve të tilla”, – theksohet në qarkoren e Komunitetit Mysliman.

 

 

Dëmshpërblimi

Ish-të përndjekurit politikë këstin e radhës do ta marrin në qershor

Ish-të përndjekurit, të cilët kanë të vërtetuar në raporte mjekësore se vuajnë nga sëmundjet e rënda dhe në anën tjetër ata që janë të 80-at do të marrin të parët dëmshpërblimet. Skema e re e kompensimit të ish-të burgosurve politikë e publikuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë synon ndarjen objektive të dëmshpërblimeve, parave të cilat nuk janë marrë gjatë 2013-ës. Kryetari i Institutit të-ish të Përndjekurve Politikë, Bedri Blloshmi, bën me dije se 18 milionë dollarë është fondi, i cili do të vihet në dispozicion. Instituti thotë se nuk ka një listë të plotë se sa prej ish-të burgosurve do të kompensohen, megjithëse po punohet për hartimin e kësaj liste zyrtare. Këstet e para pritet të paguhen deri në qershor. Gjithashtu, drejtori thotë se ka paqartësi edhe në marrjen e vërtetimeve të fëmijëve të ish-të burgosurve për lehtësim të pagesave për arsye studimesh.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency