Aksidenti në Vlorë Përplasen 2 makina të burgjeve, plagosen 12 efektivë

0
145

furgonDy fugonë të Policisë së Burgjeve janë përplasur me njëri-tjetrin në Vlorë. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë lokale. Sipas tyre, në këtë aksident kanë mbetur të plagosur 12 efektivë të policisë së burgjeve, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se makinat e Policisë së Burgjeve ishin duke udhëtuar në rrugën nga Fieri në drejtim të Vlorës, kur janë përplasur me njëra-tjetrën. Efektivët e plagosur ishin nisur nga Tirana dhe po shkonin për inspektim në burgun e Vlorës. Shkak për aksidentin mendohet të jetë një manovrim i gabuar i makinës që ishte në krye të kolonës, duke sjellë edhe përplasjen. Disa prej efektivëve janë dërguar në spitalin e Vlorës, 5 punonjës policie ndodhen në sallën e reanimacionit, ndërsa të tjerët kanë marrë plagë të rënda, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Dy prej efektivëve kanë marrë dëmtime më të rënda, kanë disa fraktura në kokë dhe janë nisur me urgjencë në drejtim të Spitalit Ushtarak, ku i janë nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ndërsa mësohet se në fugon nuk ka pasur të burgosur dhe qëllimi i inspektimit ka qenë një kontroll i befasishëm nëpër qelitë e burgut. Nga ana e bluve po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet marrja në pyetje e efektivëve që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency