Reforma për territorin Basha: PD dhe opozita nuk do të njohë kurrë produktin e një reforme të njëanshme

0
151

Florenc Drizari

 

Basha në kremtimin e 23-vjetorit të krijimit të PD-së në Kurbin: Vjedhja e të dhënave të biznesit, presion mafioz për heqje gjobash në këmbim të ryshfetit

 

Basha_ne_Kurbin (1)Lideri i opozitës, Lulzim Basha, gjatë përkujtimit të 23-vjetorit të themelimit të degës së PD-së në Kurbin, përsëriti qëndrimin e opozitës se komisioni për reformën territoriale administrative është i pavlefshëm pa rivendosjen e plotë të parimit të konsesusit. Partia Demokratike dhe opozita shqiptare, tha zoti Basha, nuk do ta njohin kurrë produktin pa konsensus të këtij komisioni. Ndërkohë që një dy ditë më parë, mazhoranca votoi me 75 vota pro ngritjen e komisionit për reformën administrativo-territoriale.

 

Lulzim Basha

 “Dje pas refuzimit të grupit tonë parlamentar dhe aleatëve tanë për të qenë pjesë e një farse të rrezikshme për demokracinë shqiptare, pati një votim tinëzare nga shumica e kartonëve për të ashtuquajturin komision për reformën territoriale-administrative. Ky komision është i pavlefshëm pa rivendosjen e plotë të parimit të konsesusit siç e kemi bërë të qartë në mënyrë të përsëritur bashkë me aleatët tanë. Dua t’ju bëj me dije edhe partnerëve tanë ndërkombëtare se produkti i një reforme të njëanshme arbitrare nuk mund të njihet e nuk do të njihet kurrë nga Partia Demokratike dhe nga opozita shqiptare”, – tha Basha.

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, është ndalur në fjalën e tij në Kurbin edhe në procesin e analizës dhe hapjes së PD-së. Basha ka theksuar se duke nisur nga dita e hënë, seksionet, grup-seksionet, degët e PD anembanë Shqipërisë, për një muaj me radhë do i nënshtrohen një procesi rigoroz të evidentimit dhe ripërtëritjes së bazës së të dhënave të anëtarësisë së PD, anëtarësimeve të reja dhe hapjes më të madhe e më të fuqishme që PD ka bërë gjatë historisë së saj 23-vjeçare.

Gjithashtu kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur vendosmërinë e PD për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së plotë të ngjarjeve që kanë ndodhur me serverat në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim-Taksave, ku opozita pretendon se janë vjedhur rreth 4.5 milionë të dhëna kofindenciale të bizneseve shqiptare. Nga Kurbini, ku mori pjesë në 23 vjetorin e krijimit të PD, Basha tha se ky operacion kriminal i dyshes Rama-Meta ka për qëllim zerimin e gjobave ndaj biznesit në këmbim të ryshfetit.

“Sa mund ta luftojë krimin një qeverisje e cila po ndërton nga themelet deri në çati një shtet mafio. Në mënyrë kriminale, mafioze përfaqësues të dyshes Rama-Meta vodhën serverin bashkë me 4. 5 milionë të dhëna kofindenciale të bizneseve shqiptare. Sot çdo shqiptarë e kupton se të dhënat tatimore janë kthyer në axhendë personale të interesave private të pasurimit dhe të makuterisë mbi bazën e një skemë të mirë organizuar mafioze ku bizneset në këmbim të ryshfetit do të mund të ulin apo zerojnë gjobat dhe detyrimet e tyre tatimore të çimentuar në sistemin elektronik të tatimeve. Kësaj të vërtetet nuk mund t’i iket as me akuza personale dhe as me përbaltje apo goditje ndaj medias së lirë në Shqipëri, Ne e denoncuam këtë në momentin që ndodhi dhe kërkuam Komision Hetimor Parlamentarë, në mënyrë antikushtetuese kjo kërkesë u rrëzua, beteja jonë nuk ka përfunduar, çështja është në Gjykatën Kushtetuese dhe ta dinë mirë se kësaj ngjarje nuk i ndahemi se zbardha e saj është sot një interes madhor i demokracisë shqiptare, se nuk do t’i lejojmë të vjedhin shqiptarëve dhe me paratë që ju vjedhin shqiptarëve të kthehen për të blerë votat e tyre për të blerë vullnetin e tyre dhe për të blerë demokracinë shqiptare”, – tha Basha.

 

 

“Ligjet” miratojnë propozimin për ILDKP, Xhuka letër Metës: Grupi i kontrollit antikushtetues

 Komisioni i Ligjeve i sugjeron Kuvendit të Shqipërisë të shkarkojë inspektoren e Përgjithshme e Institucionit që kontrollon pasurinë e politikanëve, zyrtarëve të lartë, gjyqtarëve dhe prokurorëve, Zana Xhukën. Në raportin e tyre flitet për disa shkelje në detyre të zonjës Xhuka, por në propozimin për shkarkim mazhoranca bazohet tek mospermbushja e kritereve formale të ligjit, qe kur ajo u dekretua nga Presidenti, duke mos patur dhe as ushtruar për 10 vjet profesionin e ekonomistes apo juristes.

Grupi i deputetëve për kryerjen e kontrollit në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) shqyrtuan në Komisionin e Ligjeve raportin lidhur me zbatimin e ligjshmërisë në këtë institucion. Me 16 vota pro ky komision miratoi propozimin e grupit të punës për shkarkimin e inspektores së Përgjithshme të ILDKP-së Zana Xhuka.

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, kërkoi që seanca të ndërpritet, pasi sipas tij grupi i punës është i jashtëligjshëm dhe antikushtetues. Ai theksoi se ky grup pune do të fshehë interesa të pa ligjshme. Bylykbashi tha se dyshja Rama-Meta duan t’i bëjnë presion gjyqësorit. Sipas Bylykbashit, grupi i verifikimit të ILDKP-së është farsë pasi rregullorja nuk parashikon grup kontrolli. “Që në fillim e dinim objektivin e mazhorancës. Objektivi i tyre është shkarkimi dhe kapja e institucionit”, – deklaroi Bylykbashi.

Pas fjalës së deputetit Bylykbashit opozita u largua nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve. Armando Subashi një nga anëtarët e grupit të verifikimit për ILDKP-në kërkoi shkarkimin e inspektores së Përgjithshme të këtij institucioni, Zana Xhuka, e cila ishte e pranishme në mbledhje.

Ndaj Xhukës është bërë një propozim për shkarkim nga ana e grupit parlamentar, me arsyetimet; keqmenaxhim dhe paaftësi profesionale në drejtimin e ILDKP-së, mungesë e arsimit përkatës, konflikt i thelluar me vartësit, ulje drastike të performancës së institucionit, si dhe bllokim të aktivitetit të tij, por edhe shkelje me dëm financiar në arkën e shtetit e punësim të jashtëligjshëm të 8 nëpunësve.

Më 12 nëntor 2013 Komisioni i Ligjeve, me votat e maxhorancës, miratoi ngritjen e një grupi kontrolli të përbërë nga pesë deputetë (3 nga shumica dhe 2 nga opozita), për të ushtruar një kontroll në këtë institucion kushtetues.

Letra

Inspektorja e Përgjithshme e ILDKP-së, Zana Xhuka, i ka shkruar një letër Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta ku i kërkon që shpallet pavlefshmëria e grupit të kontrollit që kërkoi shkarkimin e saj. Sipas saj, ky grup kontrolli është i paligjshëm dhe antikushtetues.