Miti thotë se Apolloni e arriti këtë duke përdorur një armë të re; harkun dhe shigjetën, që mund të merret si metaforë e fitores së të resë mbi të vjetrën, popullsisë së ardhur ndaj asaj autoktone. Gjithashtu ky mit i ngjan edhe tregimit të Biblës mbi Adamin, Evën, gjarprin dhe mollën në kopshtin e Edenit. Apollo – greq. “mollë”. Megjithëse Dionisi e Apolloni ishin krejtësisht të kundërt për nga karakteri, ata kishin një gjë të përbashkët; të dy ishin perëndi të muzikës. Mitet janë krijimtari dhe art. Ato përbëhen nga përralla, legjenda e folklor. Sot qarkullojnë shume hipoteza se si arti gjithmonë i ka paraprirë shkencës dhe shembuj sillen krijues, shkrimtarë, piktorë, skulptorë si da Vinçi, Mikelanxhelo, Verne, H. G. Wells, e të tjerë. Është thënë se pyetjes se si e fillonte punën për një skulpturë të re, Mikelanxhelo iu përgjigj se së pari e imagjinonte statujën brenda gurit të mermertë që do të gdhendte dhe pastaj i vinte detyrë vetës që t’a pastronte atë nga pjesët që mbulonin pamjen e imagjinuar. Duke zëvendësuar pjesët e tepërta (+)me hapësira boshe (-), ai lejonte daljen e skulpturës ne dritë. Më vonë Njutoni do ta përdorte këtë koncept artistik për parashtrimin dhe zgjidhjen e problemeve algjebrike në librin e tij “Universal Arithmetick”. Nuk ka shkencë pa zbukurime, dhe jo art pa fakte, do të thoshte V. Nabakov. Por artisti a krijuesi trajton jo vetëm pamjen e jashtme te realitetit, por edhe të brendshmen që përbehet nga fantazi, mite, ëndrra, ndjenja, shpirt. Deri para një shekulli, shkencëtarët merreshin vetëm me anën e jashtme të lëndës duke studiuar formën, lëvizjet, përbërjen fizike, forcën. Në vitin 1905, Ajnshtajni doli me idenë se drita mund të jetë objekt fizik i përberë nga grimca shume të vogla të quajtura fotone. Kjo ide tronditi qarqet shkencore të kohës dhe shumë shkencëtarë u distancuan prej saj. A nuk ishte provuar për qindra vjet me eksperimente se drita ishte thjesht një valë, ndërsa tani Ajnshtajni, i ri në moshë e në shkencë, thyente çdo ligj shkencor duke thënë se drita përbëhej nga grimca fizike.
Historia
Më 1926, Niels Bohr hodhi hapin e guximshëm për t’i pajtuar këto dy rryma duke paraqitur sintezën se drita nuk ishte as valë e as grimcë, por përbëhej nga të dyja; njohja e këtyre dy aspekteve krejt të ndryshme ishte e nevojshme për përcaktimin e dritës; njëra pa tjetrën ishte jo e plotë, thoshte Bohr. Dhe kështu lindi fizika quantike. Për Ajnshtajnin thuhet se mohonte ekzistencën e Zotit dhe një letër e tij mbi këtë çështje u shit kohët e fundit afro 250 mijë dollarë. Por shpesh pak rëndësi ka se çfarë thuhet, sepse me idenë e tij, Ajnshtajn ndihmoi për të provuar se drita është edhe materie. Por i nisur nga një arsyetim i ngjashëm i përmbysur, del se bota është jo vetëm fizike por edhe shpirtërore. Ajnshtajni ishte hebre dhe Talmudi (libri i shenjtë hebraik) përmban edhe një bisedë midis Zotit dhe Abrahamit; “Po të mos isha Unë, ti nuk do të ekzistoje” – “Po Zot është e vërtetë e të jam mirënjohës. Por po të mos isha unë, Ju nuk do të njiheshit”. Ky dialog bëhet midis natyrës dhe njeriut, trupit dhe shpirtit, kohës dhe hapësirës, mitit dhe krijimit, e njeriut ne vetvete midis pjesës së djathtë e të majtë të trurit. Gjithashtu dialogu Zot – Abraham tregon se njeriut gjithmonë i është dashur të besojë e njëkohësisht të shohë me dyshim atë që beson.
Miti
Pra kjo ndarje dypjesëshe ka ekzistuar që në fillim, prandaj edhe miti duhet parë si mjet alegorik që tregon një histori të ndërlikuar e me shumë kuptime. Dionisi e Apolloni ishin vëllezër, bij të Zeusit. Sipas mitologjisë, Dionisi ishte Perëndi e qejfit, dhimbjes, vuajtjes, bukurisë, çmendurisë, terrorit. Apolloni ishte Perëndi e arsyes, shkencës, mjekësisë, ligjit e dijes. Thuhet se ai i fitoi këto veti kur pushtoi orakullin e Delfit që deri atëherë mbahej nga perëndia Pan, i cili për nga karakteri ngjante shumë me Dionisin. Gjithashtu Apolloni vrau edhe gjarprin gjigand Python që ruante këtë tempull. Python ishte i shenjtë për Dionisin. Duke iu referuar legjendës, Herodoti thotë se në lashtësi, Tempulli i Delfit u pushtua nga enkelenjtë – “ngjalë”, që ishin Ilirë – hit. “Illurjanka” – “gjarpër”, të cilët më pas u zhduken ose u shpërndanë. Duket se Apolloni shënon tërheqjen e ilirëve nga zona e Delfit dhe ardhjen e helenëve. Miti thotë se Apolloni e arriti këtë duke përdorur një armë të re; harkun dhe shigjetën, që mund të merret si metaforë e fitores së të resë mbi të vjetrën, popullsisë së ardhur ndaj asaj autoktone. Gjithashtu ky mit i ngjan edhe tregimit të Biblës mbi Adamin, Evën, gjarprin dhe mollën në kopshtin e Edenit. Apollo – greq. “mollë”. Megjithëse Dionisi e Apolloni ishin krejtësisht të kundërt për nga karakteri, ata kishin një gjë të përbashkët; të dy ishin perëndi të muzikës. Dionisi trashëgoi nga Pan, flautin, paraardhës i instrumenteve të sotëm frymorë, si trompa, saksofoni, klarineta. Ndërsa Apolloni i cili ishte më serioz e përmbajtur, morri përsipër lirën, paraardhëse e harpës, violës e violinës. Sipas mitit, lira e Apollonit kishte gjithmonë 7 tela, një për cdo zanoreve. Thuhet se Platoni, përkrahës i muzikës apolloniane e cila krijonte një atmosferë të qetë e menduese, ishte kundër muzikës dionisiane, plot zhurmë e ritëm, dhe shpalli se në “Republikën” e tij do të lejohej vetëm muzika apolloniane. Këto dy forma të ndryshme muzike, janë ende të pranishme; njëra e thelle, serioze e tjetra e lehtë, shfrenuese. Kështu, nuk është as e rastit që në të gjitha orkestrat simfonike, në reshtin e parë vendosen instrumentet me tela, pasardhëse të lirës së Apollonit, ndërsa vegla frymore vendosen pas. Dhe e kundërta ndodh në xhaz, një formë dionesiane e muzikës, ku saksofoni, trompa e klarineta e veglat e tjera frymore dalin në ballë dhe pas tyre vijnë instrumentet me tela. sa-kra.ch.