Nisma Do të ulet mosha e pensionit për minatorët

0
179

Veliaj: Do ta diskutojmë përpara se të bëjmë reformën e pensioneve

Sindikata, mosha e pensionin të minatorëve, jo më shumë se 55 vjeç

 

erion veliaj111Mosha e pensionit për minatorët do të ulet. Kjo ka qënë deklarata e Ministrit të Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj gjatë inspektimit të punës në një minierë bakri, kubëri të ditur se qeveria ka plan të rishikojë moshën e pensionit për minatorët shqiptarë. i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gezim KalajaVeliaj vuri në dukje se një nga angazhimet e qeverisë është që ta, shtojë dialogun midis sindikatave dhe bizneseve. “Jam këtu që ta mbështes kërkesën e Kalaja për uljen e moshës së pensionit të minatorëve. Kjo është një gjë jo vetëm e premtuar, por edhe e drejtë që duhet bërë. Është mënyra se si ne, jo vetëm respektojmë moshën e pensionit të atyre që kanë kaluar një pjesë të madhe të jetës në kushte të vështira pune nën tokë, por edhe një mënyrë për të hapur rrugë për punësimin e një brezi të ri në një zonë e cila nuk ka perspektiva të tjera”- u shpreh Ministri Veliaj pasi inspektoi ambientet e minierës. Sipas tij, kryeministri ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për të bërë, në bashkëpunim me sindikatat, një llogaritje të efektit në skemën e sigurimeve shoqërore. “Është në ambicien tonë që përgjigjen përfundimtare, bashkë me normat se si do të respektohet kjo ulje e moshës, ta bëjmë përpara se të nisë procesi i reformës së pensioneve”- tha Veliaj.

Deklarata

Nga ana e tij, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja, deklaroi se ulja e moshës së pensionit të minatorëve duhet të jetë në qendër të vëmendjes së qeverisë. “Unë përsëris edhe njëherë kërkesën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe Sindikatës së Minatorëve të Shqipërisë për uljen e moshës së pensionit të minatorëve në 55 vjeç, me 25 vjet punë, nga të cilat 12.5 vjet në nëntokë dhe 12.5 në sipërfaqe. Angazhimi dhe korrenspondenca e deritanishme tregojnë se qeveria shqiptare do të bëjë përpjekje për të realizuar uljen e moshës së pensionit të minatorëve”, tha ai. Më tej Ministri Veliaj nënvizoi se është shumë e rëndësishme të nxitet në të gjitha kompanitë e huaja që operojnë në Shqipëri. Kjo është një kërkesë të cilën ai e ka përsëritur në të gjitha inspektimet e kryera në kompani të ndryshme që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë.

 

Si funksjonon skema e pensioneve për minatorët

Ligji nr. 8685, datë 09.11.2000 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera nëntokë”, i ndryshuar, përcakton pension të veçantë për minatorët. Sipas këtij Ligji përfitojnë punonjësit, të cilët kanë punuar në miniera, nëntokë. Përfitojnë të gjitëthë ata personat që kenë punuar për një periudhë jo më pak se 11 vjet e gjysëm nëntokë dhe të kenë periudhë të përgjithshme jo më pak se 23 vjet punë. Përfitojnë ata inidivë që nuk ushtrojnë veprimtari ekonomike. Masa e përfitimit për këta punonjës do të jetë e barabartë me 60% të bazës së vlerësuar. Në rastet kur për llogaritjen e bazës së vlerësuar mungojnë dokumentat, masa e përfitimit do të caktohet në nivelin e përfitimit minimal, i cili përcaktohet  me Vendim të Këshillit të Ministrave;Lidhur me këtë përfitim, nuk procedohet në vijim, pasi në Ligj është parashikuar një datë kufi e paraqitjes së kërkesës dhe dokumentacionit deri më 31 mars 2001.

 

 

 

Mesatarja e notave në Gjermani, arrati drejt Lindjes për diploma mjekësie

Vende si Bullgaria dhe Rumania u ofrojnë shansin e fundit të rinjve nga Gjermania, që ëndërrojnë të diplomohen në mjekësi, por në atdheun e tyre nuk ia arrijnë dot për shkak të kritereve të forta të përzgjedhjes. Në spitalet gjermane punojnë shumë mjekë nga Europa Lindore si nga Bullgaria, Rumania, Polonia. Ndërkohë kjo është bërë e zakonshme, sepse në Gjermani ka nevojë për mjekë dhe nga ana tjetër ky vend ofron kushte të mira pune në krahasim me vendet e Europës Lindore. Gjithashtu mjekët nga Lindja gëzojnë një reputacion të mirë në Gjermani, sepse diplomat e tyre u përgjgijen standardeve ndërkombëtare, ndonëse në vendet e tyre pajisjet mjekësore nëpër spitale nuk u përgjigjen standadit perëndimor. Cilësinë e kualifikimit të mjekëve në Europën Lindore e vlerësojnë edhe të rinjtë gjermanë që duan të studiojnë në fushën e mjekësisë. Në vitet e fundit në vendet më të varfëra të BE-së mjekësia është mjaft e preferuar si degë studimi. E ndërkohë që në universitetet gjermane janë mjaft të forta kriteret e pranimit të studentëve në këtë degë, në universitetet e vendeve europiano-lindore nuk ka asnjë kufizim as sa i përket mesatares së notave dhe as kohës së pritjes për t’u regjistruar. Në Gjermani mesatarja që kërkohet për t’u regjistruar në degën e mjekësisë është 1.2, pra më e larta e mundshme. Meqënëse për një vend studimi në këtë degë ka një numër të madh aplikantësh shtohet si kriter edhe koha e pritjes. Madje në disa universitete nuk vlen as mesatarja 1.2, ndërkohë që gjimnazistët me mesatare 1.5 apo 1.6 as që kanë shans të aplikojnë për këtë degë. Paradoks është që Gjermania ka nevojë pikërisht për mjekë”, thotë Hendrik Loll, drejtor ekzekutiv pranë firmës StudiMed.

 

Të studiosh atje ku të tjerët kalojnë pushimet

Sipërmarrësi 22-vjeçar e njeh problemin me studimin në degën e mjekësisë në Gjermani. Firma e tij është sipërmarrja e parë ndërmjetësuese, që u mundëson të rinjve gjermanë të studiojnë në vendet e Europës Lindore. Të interesuar ka mjaft. Që nga fillimi i vitit në StudiMed janë paraqitur rreth 1500 aplikantë për një vend studimi. “Vendimi për rregjistrimin në universitet nuk organizohet përmes zyrë sonë, por përmes universiteteve të veçanta – thotë Hendrik Loll duke shpjeguar më tej – se ne e dimë përafërsisht, se mbi bazën e cilave kritere përzgjedhin universitetet. Kjo është arsyeja, përse deri tani çdo aplikanti ne i kemi gjetur një vend studimi.” Ai ndërmjetëson për vende studimi në degët e mjekësisë humane dhe dentare në univeritstet e Bullgarisë, Rumanisë, Lituanisë, Kroaisë dhe Sllovakisë. Sipërmarrja e tij ka një kontigjent të caktuar vendesh studimi në univrsitetet përkatëse. Leksionet zhvillohen në gjuhën angleze. “Studioni atje, ku të tjerët kalojnë pushimet”, me këtë slogan sipërmarrësi i ri i josh studentët dhe përzgjedh universitete në vende të tilla si Varna në bregdetin e detit të Zi në Bullgari apo në Split buzë Adriatikut në Kroaci. Sipërmarrja ka punonjësit e vet në këto vende, të cilët i mbështesin studentët e rinj si për të gjetur banesë, ashtu edhe për t’u ingranuar në jetën e vendit. Çdo shërbim ka edhe çmimin e vet, kësisoj për të gjithë procesin e ndërmjetësimit çmimi mund të arrijë deri në 10.000 euro. “Për këtë arsye klientët tanë janë kryesisht fëmijë mjekësh”, thotë Hendrik Loll.

 

Studimi jashtë vendi si trampolinë për karrierën profesionale

Për shumë gjermanë studimi jashtë vendit shërben vetëm si një trampolinë për të nisur studimet në degën e mjekësisë. Ata synojnë që të studiojnë semestrat e parë një ose dy vjet në një universitet në Europën Lindore për ta përfunduar atë në një universitet gjerman, ndonëse në Gjermani nuk kanë garanci për regjistrimin në universitet. Simon Bonitz nga Regensburgu studion në semestrin e parë mjekësi në Kluzh të Rumanisë dhe dëshiron që t’i mbyllë studimet në Gjermani. Vendin e studimit në Rumani ai e ka gjetur përmes një firme ndërmjetësuese. “Unë dua të kthehem në Gjermani. Ndonëse do të dëshiroja t’i mbyll sutdimet në Gjermani, këtë nuk e kam të sigurtë. Por këtu më pëlqen shumë e ndoshta edhe mund ta mendoj që t’i përfundoj në Kluzh studimet e mjekësisë.” Ai s’ka përse të shqetësohet për fillimin e karrierës si mjek në Gjermani, sepse diplomat nga Rumania njihen brenda vendeve të BE-së.dw.de