Dokumente që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës: Libreza e punës dhe librezat kontributive. Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj. Vërtetim për periudhën e sigurimit, e lëshuar nga zyra e Arkivit pranë Drejtorisë Rajonale
Të moshuarit që do të dalin në pension gjatë vitit 2014, duhet të bëjnë gati dokumentet për një muaj përpara datës kur do t’u lidhet pensioni. Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se plotësimi i dokumenteve fillon që nga vërtetimi i moshës së daljes në pension. Këto dokumente janë: Fotokopje e letërnjoftimit elektronik ose certifikatë lindjeje me fotografi. Certifikatë e gjendjes familjare. Dy copë fotografi për librezën e pensionit.
Dokumente që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës:
Libreza e punës dhe librezat kontributive. Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj. Vërtetim për periudhën e sigurimit, e lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të vetëpunësuarit në bujqësi, të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas VKM-ve. Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë, në qoftë se do të ketë raste të tilla. Vërtetim i vjetërsisë në punë në kooperativë bujqësore për ish-anëtarët e saj para vitit 1992. Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët ose ish-ushtarakët.
Për ish-të përndjekurit politikë
Për personat që përfitojnë “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”: Vërtetim i gjendjes gjyqësore. Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik. Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë. Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qenien në punë.
Dokumente që vërtetojnë të ardhurat e realizuara
Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut, për periudhën e sigurimit, që nga 1.1.1994, deri në momentin e shkëputjes nga puna, nëse ke punuar dhe ke derdhur kontribut, për periudhat pas datës 1.1.1994. Vërtetim i pagës mesatare neto për 10 vitet e fundit të punës, sipas formularit.
Dokumente të tjera
Vërtetim nga shkolla kur personit përfitues i lind e drejta për të përfituar nga VKM nr. 703, datë 27.12.2001 “Për skemën e kompensimit të shpenzimeve nga rritja e çmimit të bukës dhe të disa artikujve ushqimorë”, për fëmijët që ka në ngarkim deri në moshën 18 vjeç, ose kur ata studiojnë apo janë të paaftë për punë, deri në 25 vjeç. Vërtetim nga zyrat e punës në rreth, kur personit përfitues i lind e drejta për të përfituar nga VKM nr. 703, datë 27.12.2001 “Për skemën e kompensimit të shpenzimeve nga rritja e çmimit të bukës dhe të disa artikujve ushqimorë” për personat që ka në ngarkim, të cilët janë të moshës mbi 18 vjeç dhe nuk janë në marrëdhënie pune. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim-Taksave dhe nga zyra e Tatim-Taksave të bashkive dhe komunave që nuk kanë aktivitet ekonomik. Dokumente të tjera që mund të duhen sipas kërkesës nga DRSSH.
Xhindi: Prioritet, punësimi dhe trajnimi i të rinjve
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi, mori dje pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Studime Sociale, “Roli i pushtetit vendor në fuqizimin e të rinjve dhe nxitjen e pjesëmarrjes së tyre në çështjet e komunitetit”. Nënkryetarja Xhindi bëri të ditur se projekti në fjalë mbuloi tri dimensione të ndërlidhura me njëra-tjetrën, duke u ofruar rreth 800 të rinjve aftësi për jetën, ndërkaq 73% të tyre u mundëson punësim, çfarë i bën ata që të angazhon dhe të ndërmarrin përgjegjësi qytetare. “Projekti testoi një qasje të re dhe gjithëpërfshirëse me synim adresimin e nevojave të të rinjve dhe krijimin e praktikave të mira. Mbështetja me formim profesional në qendra trajnimi e mbi 800 të rinjve, bursa trajnimi profesional pranë bizneseve si dhe trajnime të aftësimit për jetën, përgjatë zbatimit të këtij projekti, duke u dhënë mundësi banorëve të qytetit të Tiranës, të cilët vijnë nga familje me probleme sociale, t’i afrohen tregut të punës. Asistenca, që u ofrua këtyre të rinjve, nëpërmjet 55 granteve të vogla me 2500 $ dhe 17 granteve të mëdha me 25000 $ i aftësoi profesionalisht, i ndërmjetësoi për punësim por edhe për vetëpunësim, nëpërmjet mbështetjes financiare, për të hapur biznese të vogla”, – u shpreh Xhindi. Sipas nënkryetares Xhindi, përparësi e Bashkisë së Tiranës është trajnimi i të rinjve dhe dhënia e mundësisë për t’u integruar në tregun e punës. “Dua të nënvizoj domosdoshmërinë për të hedhur së bashku, e në vazhdim, hapat për të krijuar sinergjinë e nevojshme dhe për të mundësuar inovacionin për të gjithë të rejat e të rinjtë e papunë të këtij qyteti. Institucionet, strukturat, shoqëria civile të bashkëpunojnë me ne për të krijuar mundësi për punësim, Bashkia e Tiranës është gati që t’i ndihmojë të rinjtë në përpjekjen për të luftuar papunësinë sepse rrugën e punësimit për të rejat e të rinjtë e kemi në radhë të parë, të përkthyer në strategji dhe energji, në kryefjalë të punës sonë”, – përfundoi Xhindi. Seminari u zhvillua në kuadër të mbylljes së projektit pilot “Fuqizimi i të rinjve nëpërmjet zhvillimit të komunitetit”, me pjesëmarrjen e të rinjve të Bashkisë së Tiranës, Durrësit dhe njësive bashkiake përfituese si dhe aktorëve të tjerë, të cilët kanë luajtur një rol kyç në ofrimin e shërbimeve gjatë zbatimit të projektit.