Flet ministri për Çështjet vendore Reforma territoriale, Çuçi: Qëllimet e opozitë janë politike, i kemi votat

0
173

Florenc Drizari

 “Është një komunë në Francë me vetëm 2 veta. Ku njëherë bëhet gruaja kryetare e bashkisë, dhe një njëherë burri”

 

bledi-cuciPërfaqësues të mazhorancës shprehen të vendosur për miratimin e reformës administrativo-territoriale, edhe nëse opozita nuk bëhet pjesë e procesit. Një ditë më parë, ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi, theksoi se një reformë kaq e rëndësishme për vendin nuk mund të bllokohet për qëllime politike. Aktualisht mes pozitës dhe opozitës ka një debat të hapur për gjetjen e një konsensusi për reformën administrativo-territoriale. Nga njëra anë mazhoranca kërkon që opozita të bëhet pjesë e procesit duke pasur të drejta të barabarta në komisioni e posatshëm që është ngritur në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që përfaqësues të pakicës kërkojnë rikthimin e konsensusit për ligjin e nëpunësit civil dhe tërheqjen e qeverisë nga nismat për të shkarkuar nga detyra kryeinspektore e ILDKP-së, Zana Xhuka dhe riformatimin e AMA-s.

Bledi Çuçi

I pyetur se si po shkon përgatitja për reformën administrativo-territoriale, ndërkohë që Parlamenti ka miratuar dhe ngritjen e komisionit të posaçtshëm, me gjysmën e anëtarëve, ministri Çuçi theksoi se opozitës i janë dhënë të gjitha hapësirat e duhura për këtë reformë.

“Për fat të keq opozita e ka refuzuar, gjë që tregon që qëllimi opozitës nuk janë reformat për tu integruar në BE. Por qëllimi është tërësisht politik, dhe nuk del nga territori, nga bahçja e partisë. Madje është qëndrim i një personi do thoja. Por ne jemi të hapur për të përmbushur këtë reformë me konsensus. Porsa i përket përgatitjes që qeveria ka bërë për këtë reformë. Ne kemi përcaktuar një grup kriteresh , në mënyrë që harta e re territoriale e vendit, të mos jetë produkt i politikës, por për të cilën janë marrë mendimet e ekspertëve më të mirë kombëtar dhe ndërkombëtar dhe gjithë kjo analizë do ti vihet në dispozicion komisionit sapo ti fillojë puna e komisionit. Kriteret pritet të përcaktohen nga komisioni, por ajo që ne do i servirim komisionit përqëndrohen në atë që i themi, krijimi i zonave funksionale, që bashkitë e reja të mos jenë ngastra kooperativiste, por që kanë ndërveprim të gjerë, kulturor, ekonomik, infrastrukturor, ekonomik.”, -deklaroi ministri Çuçi në një intervistë për Neës24.

Gjithashtu ministri për Çështjet Vendore, Blendi Çuçi theksoi se nuk do të ketë reduktime të numrit të bashkive apo komunash për arsye politike, por vlerësimi i tyre do të bëhet mbi bazën e kritereve.

“Numërimi është kriteri i fundit dhe faza e fundit. Porsa i përket qarqeve, e gjitha është e hapur , dhe këtu do dalim me disa variante. Por i gjithë fqinjët, skano rajone , kanë bashki dhe qeveri. Qarqet nuk ekzistojnë. Por është një çështje e analizave. Por edhe nëse do të ketë qarqe, por Shqipëria ka më shumë komuna e bashki se çfarë i duhen . Por i mbetet komisionit ta përcaktojë”,-theksoi Ai.

Sipas ministrit Çuçi, reforma administrative s’mund të jetë peng e asnjë oreksi politik, qoftë kjo dhe forca më e madhe e opozitës. “Pasi nuk gjejnë arsye pse të mos jenë pjesë e këtij komisioni. Madje kam takuar ambasadorët e vendeve kryesore të akredituar, dhe ata thonë se nuk e kuptojnë qëndrimin e opozitës për këtë reformë. Është një paradoks i madh, sepse instrument për të garantuar konsensusin më shumë se e drejta e vetos nuk ka. Eshtë absurditet që vihet re qartë edhe nga partnerët ndërkombëtar”,- shprehet Çuçi. Ndërkohë, seancën e fundit plenare (të enjten e kaluar), mazhoranca miratoi gjysmën e anëtarëve të komisionit të posatshëm parlamentare për reformën administrativo-territoriale vetëm me votat e saj, ndërsa opozita nuk u bë pjesë e votimit.

 

 

Tre kërkesat e opozitës

Reforma administrativo-territoriale vazhdon te jëtë “molla e shërrit”, mes pozitës dhe opozitës. Krerët e mazhorancës i kanë kërkuar opozitës që të bëhet pjesë e komisionit për reformën mbi ndarrjen territoriale, por kjo e fundit e quan politike nismën në fjalë dhe kërkon nga shumica parlamentare që t’i përmbahet konsensusit dhe respektimit të institucioneve të pavarura. Më herët kreu i PD-së Lulzim Basha ka theksuar s reforma administrativo-territoriale është e nevojshme për vendin, por mënyra sesi po vepron mazhoranca, është për qëllime politike. Krerët e PD-së kanë kërkuaër rikthimin e konsensusit për ligjin e nëpunësiti civil, tërheqjen nga iniciativa e mazhorancës për të shkakruar kryeinspektoren e ILDKP-së dhe mosshkrirjen e AMA-së, si kushtet që ajo të bëhet pjesë e bashkëkomisionit për ndarjen territoriale. Por nga ana e tyre përfaqësuesit e mazhorancës kanë thënë se konsensusi që i jepet opozitës në të drejtat e barabarta në komisionin e posatshëm, është maksimumi që mund të bëhet.

 

 

Rrëzimi i kandidaturave, PS: Reagimi i Nishanit, pozicionim politik

Partia Socialiste e quan qëndrimin e mbajtur nga kreu i shtetit për rrëzimin e dy kandidaturave të tijë për Gjykatën e Lartë, një pozicion politik. Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj e cilëson si një rast të paprecedent reagimin e presidentit Nishani lidhur me vendimin e Kuvendit, për të rrëzuar dekretet e firmosura prej tij për anëtarët e Gjykatës së Lartë.  Në një deklaratë për mediat, deputetja Felaj tha se shqyrtimi i kandidaturave të propozuara nga kreu i shtetit është kryer në përputhje me Kushtetutën, ligjin organik dhe Rregulloren e Kuvendit

“Duke vënë re jo pa keqardhje në reagimin e Presidentit të Republikës, një pozicionim qartësisht politik, përsërisim se e gjithë procedura e ndjekur nga ky institucion në shqyrtimin e dekreteve për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë është kryer në përputhje me Kushtetutën, ligjin organik dhe Rregulloren e Kuvendit. Për tu sqaruar rreth akuzave politike që karakterizojnë pozicionimin e Presidentit, ftojmë të gjithë të interesuarit, që të njihen me tekstin integral të raportit të hartuar nga Komisioni i Ligjeve. Larg çdo terminologjie joligjore, ky dokument qartëson gjithçka edhe mbi të ashtuquajturin qartësim të pretenduar nga Presidenti në deklaratën e tij. Ndryshe nga raste të tjera, kur dekretet e Presidentit të Republikës, për emërime në organet kushtetuese liheshin për muaj e vite pa u shqyrtuar, apo pa u shqyrtuar kurrë, menjëherë sapo dy dekretet u përcollën në rrugë zyrtare, Kuvendi ka ndjekur gërmë për gërmë parashikimet ligjore në trajtimin e tyre.”- deklaroi Felaj.

Më herët, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e cilësoi “një arsyetim të pabazuar” dhe një “justifikim të sforcuar”, vendimin e Komisionit të Ligjeve për dekretet e firmosura prej tij, për anëtarët e Gjykatës së Lartë.