Skuadra korçare ka arritur që të mund skuadrën shkodrane me rezultatin dy me një duke u shkëputur në krye të tabelës
Shkëmbi dhe Ribaj ishin ata që shënuan për korçarët dhe që fituan takimin
Sfidat e të dielës duket se ishin dhe ato më emocionueset dhe që shfaqnin më shumë emocion. Kjo pasi përballë gjendeshin Vllaznia dhe Skënderbeeu. Korçarët kanë disda vite që janë kampionët absolut të kampionatit shiqptarë dhe skuadra për tu mundur. Ndërsa Vllaznia me traditën dhe historinë e saj gjithmonë ka dhuruar surpriza, dhe ka treguar që është një ekip i madh. Mirëpo si gjithmonë fusha është ajo që tregon më të fortin. Përballja Skënderbeu-Vllaznia është luajtur në një mjedis disi të acartë, për shkak të kushteve atmosferike në qytetin juglindor. Katër mungesa kishte Skënderbeu ndaj Vllaznisë. Pero Pejiç dhe Marko Radas nuk ishin të gatshëm për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve, ndërsa mbrojtësit e krahut të djathtë, Ademir Soza e Erbim Fagu janë të dëmtuar. Trajneri Josa kishte emergjencë në mbrojtje, pasi kishte pak lojtarë në dispozicion. Edhe kësaj radhe duket se përsëri fitimtari sfidës ka qënë skuadra e Skënderbeut. Edhe pse Vllaznia bëri nj qëndresë të fortë ekipi i korçar është akoma mjaft i fortë për t’u mundur. Por sfida dhuropi emocione të mëdha pasi të dyja ekipet nuk lëshuan pe dhe falën emocione. Skuadra e Takaj tregoi që është ekipi që edhe këtë vit është pretendentë për titullin kampion. Skuadra vendase arriti që ta mbyllte shpejt takimin duke mos lënë vend për korrigjime. Në harkun kohor të 20 minutave ekipi i Josës arriti që të merrte gjithçka duek shënuar edhe dy golat që i jepnin tre pikëshin. Që në minutat e para protagonisti ishte kapiteni Shkëmbi. Mesfushori korçar shënoi i pari duke i lënë më pas radhën vetëm 9 minuta më vonë lojtarit fierak Ribaj. Kështu loja duket se do të mbyllej shumë shpejt dhe shkodranët do ta shikonin veten në një disavantazh të vështirë për tu kthyer. Ndeshja u hap në minutën e 63-të, kur Tafili do të ngushtonte rezultatin, por kaq kanë qenë mundësitë e miqve. Ka munguar reagimi i plotë I shkodranëve, që edhe gjatë minutave të vazhdim të sfidës, deri në vërshëllimën e fundit të kryesorit Alla, kanë qenë nën presionin e Skënderbeut. Kështu skuadar kuqebardhë e nis me një triumf të madh këtë pjesë të dytë të sezonit duke parë më afër trofeun e titullit kampion. Skuadra edhe pse pati disa probleme në sfidat e vitit të kaluar ka vendosur që mos të lëshoj më terren pasi e ndjen që lufta do të jetë e fortë. Me 36 pikë të grumbulluara deri më tani, juglindorët ndihen mjaft të qetë në misionin e tyre për të mbrojtur titullin, që e kanë fituar tri edicione radhazi, sepse kanë një distancë prej 9 pikësh nga ndjekësit më të afërt të Partizanit. Ndërkohë që Vllaznia duhet të kënaqet me pak. Kjo sfidë nuk ishte mënyra më e mirë për të filluar sezonin e ri por dihet që nuk është e lehtë të triumfosh në Korçë kështu që skuadra veriore i duhet që të shikojë para. Ndërsa për skuadrën e Mirel Josës nuk do të jetë e lehtë të ruaj vazhdimsinë që ka pasi ka shumë sfida të vështira para. Edhe dy përforcimet e fundit me dy kosovarët duke se do t’i japin forcën e munguar ekipit që nuk ishte shumë aktiv në këtë merkato.
Ndeshjet e djeshme
TEUTA-LUSHNJA 6-1
Golat: Joel 12′, 24′, 50′, 75′, Samb 44′, Xhafaj 81′ / Fonseka 58′
TEUTA: Rizvani, Jakupi, Hoxha, Osmani (Idrizaj76′), Da Silva, Hodo, Batha, Nika, Dosti, Joel (Cyrbja 78′), Samb (Xhafaj 59′). Trajner: R.Sorrentino
LUSHNJA: Spaho, Dervishi, Bakiasi (Ruco 76′), Gjyla, Sula, Trashi, Cimili, Byzhyti, Topi (K.Arbri 63′), Teodorovic, Canka (Fonseka 38′). Trajner: A.Bano
Gjyqtarë: E.Hoxha
BYLISI-FLAMURTARI 0-0
BYLIS: Frashëri Doshlaku Guga Bastriu, Idrizaj Meto Gërxho Kastrati (Kelmendi 88′) Abazaj Bakiu (Sylkja 78′) Kuli (Bordon 69′). Trajner: E.Egbo
FLAMURTARI: Moçka, Sakaj, Beqiri, Dushku, Mici, Pepa (G.Lika 46′), Telushi (Kuqi 68′), Lena, Begaj (Veliu 76′) Zeqiri, Abilaliaj. Trajner: E.Gjoka
Gjyqtarë: D.Jubica
SKËNDERBEU-VLLAZNIA 2-1
Golat: Shkembi 6, Ribaj 17′ / Tafili 63′
SKENDERBEU: Shehi, Arapi, Bici, Gvozdenoviç (Alikaj 67′), Orelesi (Tahirllari 46′) , Shkëmbi, Muzaka, Tomiç, Lilaj, Ribaj (Hyseni 90′). Trajner: M.Josa
BYLIS: Vujadinoviç, Gocaj (Kruja 85′) , Vukçeviç, Boci (Dibra 85′) , Sykaj, Nikoliç, Tafili, Bardulla, Shtubina (Kraja 63′) , Hajdari, Bushiç. Trajner: A.Canaj
Gjyqtarë: L.Alla
Klasifikimi
1 Skënderbeu Korçë 17 36
2 Partizani Tirana 17 27
3 Teuta Durrës 16 27
4 Laçi 17 26
5 Kukësi 17 26
6 Flamurtari Vlorë 17 25
7 Besa Kavajë 17 22
8 Bylis Ballsh 17 22
9 Vllaznia Shkodër 17 21
10 Lushnja 16 18
11 Kastrioti Krujë 17 17
12 Tirana 17 13