Marina Vjollca, bukuroshja shqiptare që “ngatërroi” mediat belge

0
262

marinaBukuria e prezantueses të sportit në Shqipëri, Marina Vjollca, nuk ka lënë pa tërhequr edhe vëmendjen e medieve belge. Një foto e saj e publikuar në “Twitter” me simbolet e Shqipërisë dhe kombëtares shqiptare, ka bërë që mediat belge ta bëjnë atë si fizioterapeuten më të mirë në botë. Mediet belge kanë shkruar se fizioterapeutja e Chelsea-t, Eva Carneiro, nuk është më e bukura, sepse Shqipëria e ka një bukuroshe bionde që quhet Luana Vjollca, duke ngatërruar emrin e saj me motrën e vogël të Marinës, e cila është po ashtu një fytyrë e njohur televizive. Më pas kanë pasuar komentet e shumta duke sqaruar se kjo është Marina Vjollca, e cila nuk është fizioterapeute, por gazetare sportive. Madje një gazetë belge ka shkruar se kjo bukuroshe mund të ndikojë në afrimin e Adnan Januzajt në kombëtaren shqiptare.

 

 

Afërdita Dreshaj, tani edhe prezantuese

 Ajo është një prej emrave më të përfolur në botën e show-biz-it shqiptar, qoftë për projektet e saj me të cilat nuk ndalet asnjëherë, qoftë për jetën e saj private. Konsiderohet një prej femrave më të bukura shqiptare dhe jo më kot e mban këtë epitet, pasi sukseset flasin për të. Bukuroshja shqiptare Afërdita Dreshaj tashmë dhe një prezantuese. Ajo vjen në “Agon Channel”, përkrah Adi Krastës. “Emisioni quhet “Duartrokitje”, do të jem prezantuese përkrah Xhesika Berberit dhe Adi Krastës. Jam me fat që do të kem përkrah një prezantues, një emër kaq të madh në mbarëshqiptari. Do të jetë çdo të shtunë në ora 21:00. Është një emision me risi të shumta”, – ka thënë për mediat Afërdita.

 

 

Elvana Gjata dhe Kaos lançojnë “Disco Disco”

 “Disco Disco” është paralajmëruar si një hit i ardhshëm i dyshes, të cilët realizuan edhe versionin remiks të këngës ”Fake” të këngëtares. Elvana Gjata dhe rep-grupi Kaos kanë publikuar videoklipin e ri të këngës “Disco Disco”. Kënga është realizuar nga “Threedots” të Flori Mumajesit, ndërsa është lançuar vetëm dy ditë më pare në kanalin muzikor “Youtube”. “Disco Disco” është paralajmëruar si një hit i ardhshëm i dyshes, të cilët realizuan edhe versionin remiks të këngës “Fake” të këngëtares. Gjer tani kënga duket qe ka shume sukses, duke na kthyer në stilin e viteve ‘80. Si Elvana ashtu edhe Kaos lanë pas vetes një vit të mbushur me projekte të reja dhe mbrëmje të shumta.

 

 

Visari, Nora dhe Mimoza vijnë me këngën e shumëpritur

 “Më 8 shkurt 2014! T’shtunën n’mramje 19.00 pm”, – kishte shkruar këngëtari përmes “Twitter”. Ai do të vijë në bashkëpunim me Nora Istrefin dhe Mimoza Shkodrën. Kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ditë që të lançojë videoklipin e këngës së tij më të re. Është ky këngëtari Visar Shala, i cili angazhimin e tij artistik e ka vazhduar i vetëm, që nga shkëputja me Ledri Vulën. Por, Shala përveç projekteve ‘single’, tek publiku i tij në të shumtën e herëve është paraqitur përmes bashkëpunimeve. Pas trios Visari, Adrian Gaxha dhe Floriani, këngëtari prishtinas tashmë ka njoftuar se projekti i tij i shumëpërfolur prapë në bashkëpunim, do të publikohet më 8 shkurt.”Më 8 shkurt 2014! T’shtunën n’mramje 19.00 pm”, – kishte shkruar këngëtari përmes “Twitter”. Ai do të vijë në bashkëpunim me Nora Istrefin dhe Mimoza Shkodra.

 

 

Aurela Hoxha në versionin Kate Winslet

 Sikundër në Shqipëri, asnjë gjë nuk është origjinale. Dhe kjo ballinë reviste vjen siç thuhet rëndom ‘copy paste’ nga një tjetër revistë dhe domosdoshmërisht e huaj. Kate Winslet, për ‘Vanity Fair’ pozim të njëjtë me Aurelën. Është kopertina e revistës shqiptare ‘Elegance’ ku imazh është përdorur Aurela Hoxha. Këmbë sensuale ku shkëlqejnë këpucët e arta me majë të vogël dhe krahët para të kryqëzuara mbi gjunjë gati spontanisht, nudo trupi, veç një palltoje që mbulon supet dhe derdhet deri poshtë stolit ku është ulur Aurela. Bukur, ide fantastike, por a është origjinale? Sikundër në Shqipëri, asnjë gjë nuk është origjinale. Dhe kjo ballinë reviste vjen siç thuhet rëndom ‘copy paste’ nga një tjetër revistë, dhe domosdoshmërish e huaj. Kate Winslet, për ‘Vanity Fair’ pozim të njëjtë me Aurelën.

E ka kopjuar Aurelën tonë Kate? Revista e “Vanity Fair” mban vitin 2009. Dallimet bëjini vete! Por jemi të bindur që intervista e Aurelës në brendësi të revistës është absolutisht jo me fjalët e aktores hollivudiane.

 

 

Sidrit Bejleri kritikon Tunën

 Perfomanca e parmbrëmshme e Tunës mbrëmë në “X Factor” nuk i impresionoi disa profesionistë muzikorë, të cilët madje e konsideruan këtë performancë si turpëruese dhe me antivlera. Njëri prej tyre ishte Sidrit Bejleri. Këngëtarja Tuna në “X Factor” performoi remiksin e këngës së saj “Fenix” në bashkëpunim me Cozman dhe Gheto Geasy. Këngëtarja i dha një performancë ekscentrike publikut, duke u shfaqur në një kafaz dhe duke bërë lëvizje tejet provokative. Por, duket se perfomanca e saj nuk i impresionoi disa profesionistë muzikorë, të cilët madje e konsideruan këtë performancë si turpëruese dhe me antivlera. Menjëherë pas përfundimit të performancës së Tunës, këngëtari Sidrit Bejleri shkroi ca rreshta në “Facebook”, që edhe pse nuk tregoi direkt se kujt i atribuohen, ishte e qartë se ato u shkruan për Tunën. Këtë e kuptuan edhe fansat e Sidit, të cilët, menjëherë nisën komente të panumërta në statusin e tij në “Facebook”, shumica nga ta duke kritikuar Tunën dhe performancën e saj ekstravagante.

“Sa keq dhe sa turp njëkohësisht kur antivlerat shiten për vlera, kur imoraliteti serviret si moral, kur duartrokitet joprofesionalizmi vetëm sepse servilja kalon çdo cak të asaj që logjika dhe edukata mund të pranojë… Përfundimisht pisllëku është fuqizuar shumë… Njerëz ju dua, jini vigjilente!”, – ka shkruar Sidi në “Facebook”.