Skënderbeu habit në Laç, Kukësi bën paqe me Bylis

0
192

Skuadra korçare e ka mbyllur takimin në shifrat dy me dy dhe e ka pasur të vështirë të triumfojë në Laç

Skuadra e Kukësit edhe pse në fushën e vet e ka mbyllur pa gola sfidën ndaj ballshiotve

Ndërkohë as Lushnjarët nuk kanw arritur që të triumfojnë ndaj krutanve duke e mbyllur sfidën me rezultatin zero me zero

 

Skenderbeu-Laci-1-1-finalja-e-Superkupes-moment-dyluftimi1Superliga ka mbyllur edhe tre sfidat e mbetura të javës. Sfida interesante në letër, por që arritën ta tregonin këtë gjë edhe në fushë. Sfidat patën një rivalitet duke arritur edhe rezultate suprizë. Kjo pasi përforicmet e bëra në merkaton e janarit duket se ka bërë që edhe skuadrat e mesit të forcohen shumë. Kështu në Laç ka qënë Skënderbeu që është ndalur nga Laçi. Ndërsa në Kukës skuadra verilindore e ka pasur të vështirë që t’i marrë tre pikë ballshiotve. I njëjti rezultat ka qënë edhe në Lushnje që nuk ka përfituar nga fusha për të triumfuar ndaj Kasriotit. Ajo çka është vënë re në këtë fillim sezoni është se skuadrat e vogla të superiores janë ato që po japin më shumë. Rezultati i marrë nga Besa dje ndaj Flamurtari e ka treguar më së miri këtë. E nëjtja gjë ka ndodhur edhe me Tiranën që fitoi në derbi. Pra ka nj tregues që po i shikon këto skuadra të luftojnë për tu ngritur.

 

Skënderbeu-Laçi

Një sfidë surprizash ishte ndeshja e luajtur midis Laçit dhe Skënderbeut. Kjo pasi ekipi vendas ka bërë nj ndeshje që i ka befasuar të gjithë. Skuadra Laçiane duke përfituar edhe nga faktori fushë ka arritur që të marrë një barazim ndaj një kundërshtari shumë më të fortë. Korçarët nuk arritën që ta vlerësonin siç duhej situatën dhe duket se gjithçka u ka shëptuar nag duart. Kjo pasi skuadra e Nicës ka arritur që tu bëjë një ndalesë të pakëndshme. Kujtojmë se skuadar e Laçit vinte në këtë përballje pas shumë problemesh. Kjo pasi skuadrës i mungonin 8 lojtarët kryesorë të formacionit. Nicës i duhej të bënte pa Llanin e dëmtuar, që pasohej nga Kastrati, kapiteni Vucaj e Buljan, të parikuperuar akoma, ndërsa Danaj, Sefgjini, Kehinde e Xhejms ishin të pezulluar për shkak kartonësh. Ndërkohë, këtë të shtunë kanë debutuar për bardhezinjtë ish-lojtarët e Partizanit, Jozef Thana dhe Julian Malo, të cilët janë afruar gjatë merkatos së janarit. Mirëpo kjo nuk e ka ndaluar skuadrën bardhezinjtë që të marrin një pikë të vlefshme. Kështu skuadra Laçiane ka arritur që të tregohet më e fortë duke u treguar edhe më kërkuese dhe duke luajtur lojën e saj. Do ët sihin ata që do të shënonin në pjesën e parë me anë të Brkiç. Goli i realizuar në minutën e 33 duket se shokon ujqërit e dëborës që e shikojnë veten në disavantazh. Kështu skuadrat do të shkonin me këtë rezultat drej dhomave të zhveshjes. Menjherë me fillimin e pjesës së dytë do të ishte skuadra e Joësës ajo që do të lëvizte më shumë për të ndryshuar rezultatin. Presioni i bërë nga skuadra korçare do t’i vinte në vështirësi Laçianët. Kështu do të ishte Pejiç ai që do të shënonte në minutën e 55. Një gol ky që do të shërbente si shtysë për Laçianët që do të hidheshin përsëri në sulm. Nica hedh në lojë kapitenin Vucaj edhe pse ai nuk gjendet në formë të mirë fizike. Lojtari i apo futur duket se do të ishte dhe më i rrezikshmi. Kjo pasi futja e tij do të sillte edhe golin e dytë për bardhezinjtë. Në minutën e 85 do të ishte Nimani ai që do të sillte avantazhin. Një gol ky në minutat e fundit që do t’i ngrinte buzëqeshjen korçarve. Mirëpo duket se ujqërit nuk donin të dilnin nga Laçi pa pikë. Dhe kështu do të ishte përsëri kroati Pero Pejiç që do të shënonte. Sulmuesi kroat do t’i jepte barazimin skuadrës së tij në minutat shtesë duke i dhënë fund ënddrave të laçianve. Me këtë barazim Skënderbeu është në vend të parë 9 pikë më shumë se ndjeksia më e afërt Teuta.

 

Kukësi ndalet me një barazim

Te Kukësi ka diçka që nuk shkon. Edhe pse investimi i klubit verilindor ishte i madh akoma ekipi nuk ka marrë rezultate. Plot 8 transferime në merkaton e Janarit dhe duket se akoma nuk po shihen përmirësimet. Skuadra blu kësaj radhe ka marrë një barazim ndaj Bylis. Një Bylis se duket se ka filluar të krijoj disa zakone të veçanta. Skuadra ballshiote është e pamposhtur në fushën e saj. Duket se këtë gjë po mundohet që të bëjë edhe në transfertë. Kësaj radhe Shensoji ka pasur përballë ish skuadrën e tij. Mirëpo duket se ka qënë e pamundur që t’i marrë pikë. Edhe pse kanë pasur përparsinë e fushës ekipi verilindor e pati të pamundur të fitonte. Raste të shumta në portën e ballshiotve por jo gol. Kështu ndeshja është mbyllur me rezultatin 0-0. Një pikë e rëndësishme për Bylis. Ndërsa te Kukësi i investimeve të mëdha ka diçka që nuk shkon dhe duhet rregulluar.

Lushnja barazon me Kastriotin

Edhe sfida midis Lushnjes dhe Kastriotit është mbyllur në barazim. Ka muguar goli edhe në “Roza Haxhiu”, si në Kukës. Pika e marrë nuk bën punë për vendësit dhe për krutanët, që mbeten sërish në pozita fundore, tepër të rrezikuar për të rënë nga kategoria. Lushnja-Kastrioti ishte një sfidë e fundit të tabelës që kërkojnë dëshpërimisht mbijetesën. Mirëpo kësaj here nuk kanë bërë ndonjë hap kushedi se cfarë drejt këtij objektivi. Në pozita fundore në klasifikim, duke pasur pas vetes vetëm Tiranën, lagunarët dhe krutanët kanë luajnë gjithcka për gjithcka në të gjitha ndeshjet e mbetura në kampionat. Një përplasje direkte vlente edhe më shumë, sepse i shtonte tri pikë shprese vetes, por i jepte një goditje rivalit direkt. Mirëpo kjo gjë nuk është vlerësuar nga asnjëra prej skuadrave. Rezultat ky që duket se i “aksfison” më shumë në fund të tabelës.

 

 

Klasifikimi

1              Skënderbeu Korçë          18           37

2              Teuta Durrës                      18           28

3              Laçi                                         18           27

4              Partizani Tirana                 18           27

5              Kukësi                                   18           27

6              Besa Kavajë                        18           25

7              Flamurtari Vlorë               18           25

8              Bylis Ballsh                          18           23

9              Vllaznia Shkodër               18           22

10           Lushnja                                                18           19

11           Kastrioti Krujë                   18           18

12           Tirana                                    18           16

Ndeshjet e djeshme

LAÇI-SKËNDERBEU   2-2

Golat: Brkic 33, Nimani 85′/ Pejic 55′, 90+3′

Gjyqtarë: O.Sokoli, E.Doda, D.Rexha

KUKËSI-BYLISI   0-0

Gjyqtarë: A.Koci, F.Lamaj, F.Elez

LUSHNJA-KASTRIOTI   0-0

Gjyqtarë: D.Jubica, D.Salaj, M.Dervishi

 

Mavaraj: Kombëtarja vetëm dy ngjyra kuq e zi

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka vijuar në të njëjtën linjë me një pjesë të mirë të lojtarëve aktualë të kësaj skuadre, duke kërkuar që mes Shqipërisë dhe Kosovës të ekzistojë vetëm një kombëtare. Në një intervistë për të përditshme sportive kosovare “Sport Plus”, Mavraj është pyetur për mundësinë e afrimit me përfaqësuesen e Kosovës në të ardhmen, ndërkohë që përgjigjja e qendërmbrojtësit ka qenë e prerë.  “Ne jemi një komb, kemi një flamur dhe i kemi vetëm dy ngjyra e ato janë kuq e zi. Nuk do t’ia humb Federatës Shqiptare të Futbollit mundin që e ka bërë për mua dhe vëllezërit e mi”,ka thënë Mavraj.  Mbrojtësi është një nga shtyllat më të forta të mbrojtjes së Shqipërisë dhe kjo deklaratë vjen pas konfirmimeve edhe të Migjen Bashës e Valdet Ramës, të cilët u shprehën ditë më parë se nuk e kanë ndërmend të largohen nga Shqipëria.  Po në këtë linjë ka qenë gjithnjë edhe kapiteni aktual i kuqezinjve, Lorik Cana.   Jurges Veizaj