Puthja një gjest shumë i komentuar dhe shumë i pëlqyer nga të gjithë njerëzit në mbarë botën, pasi me anë të saj shprehet ndjenja më e bukur në botë që është “Dashuria”. Puthja në anën tjetër ka edhe efekte ngacmuese, që do të thotë ajo ngacmon ose eksiton hormonet e çdo individi, si mashkull ashtu dhe femër duke rritur dëshirë për marrëdhënie. Prandaj gjithmonë kur puthini duhet të keni parasysh disa detaje shumë të rëndësishme.
Së pari, relaksohu!
Lëshoje trupin dhe merr frymë thellë nëse të duhet. Fillo ngadalë dhe filloje nga qetësimi i vetes.
Ruani ritmin
Mos ia merr atij frymën me gjuhën tuaj nëse ai dëshiron të puthë vetëm me buzë dhe gojë të mbyllur. Trego vëmendje në gjuhën e lëvizjeve trupore dhe se si ai e përdor gjuhën për t’u lidhur me të. Nëse dëshironi të ndryshoni ritmin, bëjeni këtë gradualisht.
Kontrolloni gjuhën
Zgjoni pasionin kur pasioni të kërkon. Lëvize gjuhën. Nëse nuk je e sigurt, shiko se çfarë bën ai me gjuhën.
Zbulo
Lejoji vetes pak mundësi. Mos u mbyll vetëm brenda gojës. Eksploro me kujdes fytyrën e tij. Tregohu i sjellshëm dhe jo agresiv. Bëj kujdes me gjestet e tij dhe shiko se çfarë e kënaq atë më tepër.
Kujdesu për buzët të bukura
Buzët e thara, të çara mund ta prishin kënaqësinë e një puthjeje të butë. Mundohu të mos përdorësh të përdorësh tualet ose make-up të rëndë. Sa më shumë natyralë.
A e zgjedhim personin me të cilin do të dashurohemi?
Fluturat në bark me të vërtetë vijnë si vetëtimë nga qielli. Këtë e kanë vërtetuar edhe studimet.
Rreth 77% e njerëzve besojnë se nuk mund ta zgjedhim personin në të cilin do të dashurohen. Kur bëhet fjalë për t’u dashuruar, është e vështirë ta parashikojmë pse, kur dhe në kë do të dashurohemi, apo jo?
Nganjëherë dashurohemi kalimthi, e nganjëherë shfaqen ndjenja të thella sa nëse nga ajo lidhje nuk ka dobi do të mbetemi zemërthyer dhe të pikëlluar.
Më pas, në ndihmë vijnë shoqet, duke thënë se kjo nuk është gjë, se ai tipi ishte një majmun dhe se nuk është i vetmi djalosh në botë. Por, sipas studimeve më të reja, as ndjenja e të qenit të dashuruar nuk zgjat përjetësisht.
Në fakt, në një anketë (në të cilën kishin marrë pjesë 2 000 të anketuar) kanë zbuluar se njeriu mesatarisht dhe sinqerisht dashurohet vetëm katër herë gjatë jetës së tij. Në bazë të po të njëjtit studim, 33% e të anketuarve i kanë qëndruar besnik dashurisë së parë. Rreth 61% e të anketuarve vajtojnë pse kanë lënë t’u largohet dashuria nga dora.
Në anën tjetër, është zbuluar se 41% prej nesh dashurohet në personin që nuk guxon apo nuk do të duhej të dashurohej, e këtë ka të tillë që e përsëritin edhe më shumë se një herë të vetme. Në listën e “dashurisë së ndaluar” ishin partneri apo partnerja e shokut më të mirë, e në disa raste janë përmendur madje edhe prindërit e shokut apo shoqes më të ngushtë.