Florenc Drizari
Kryetari i opozitës: Rinia po vërshon drejt Partisë Demokratike, drejt marshimit të protestës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri thirrje krerëve të mazhorancës të rivendosin konsensusin politik me opozitën, pa të cilën theksoin ai, nuk do të këte marrëveshje për reformën administrativo-territoriale. Nga bledhja që zhvilloi dje me grupin parlamentar demokrat, Basha iu drejtua krerëve të koalizionit të majtë Rama-Meta, duke thënë se reforma për territorin nuk është vetëm çështje numrash dhe nëse qeverisja e sotme zgjedh forcën e kartonit për ta miratuar në mungesë të konsensusits, atëherë opozita do t’i me protesta në rrugë e sheshe.
Lulzim Basha
“Nuk i kanë numrat e popullit për të votuar një reformë të tillë; kanë vetëm numrat e pazareve dhe kjo vetëm e shumëfishon zullumin e njëanshmërisë për një reformë që zakonet, tradita dhe standardet europiane e kanë shenjtëruar si gjithëpërfshirëse. Edhe po t’i kishin numrat, kjo është reformë që si minimum kërkon konsensus politik me opozitën dhe si optimum konsensusin gjithë përfshirës të qytetarëve shqiptarë. Na presin kot, sa për të larë gojën, nëse nuk zgjidhin çështjen e votimit me konsensus të kësaj reforme shumë të rëndësishme dhe rivendosjen e konsensusit në tërësi. Pa këtë zgjidhje, ne do t’i presim me Kushtetutë në dorë në sheshet dhe rrugët e protestave dhe kundërshtimit të fuqishëm popullor. Duke nisur me marshimin e së enjtes në Tiranë”,-tha Basha në fjalën e tij.
Para deputetëve demokrat, Basha foli edhe për anëtarësimet e reja në PD, duke vënë theksin kryesisht tek të rinjtë. Afrimi i të rinjve pranë Partisë Demokratike tha Basha, vjen në një momen domethënës për lëvizjet e fundit të qeverisë.
“Të rinjtë dhe të reja po vinë me ne në opozitë, për t’i dalë përballë bashkë me ne, për të zhvilluar bashke me ne dhe për t’i kthyer bashkë me ne qeverisë arbitrare dhe arrogante betejën që kjo qeveri i ka shpallur ligjit, kushtetutës, konsensusit, zgjedhjeve, institucioneve të pavarura, opozitës, sipërmarrjes, lirive dhe të drejtave të qytetarëve, me fjalë të tjera kolonave identitare të demokracisë dhe shtetit ligjor. Ky është momenti i një zgjimi të madh, shumë domethënës i rinisë shqiptare. Sa më fort godet arbitrariteti i qeverisë në kolonat e shtetit ligjor dhe të demokracisë, aq më masivisht e më fuqishëm bashkohet rinia me opozitën e vendit dhe Partinë Demokratike”,-deklaroi kreu i PD-së.
Administratën
Duke iu rikthyer ligjit për nëpunëcin civil, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se qëllimi i qeverisë është që të “marrin dhe të zhbëjnë administratën publike”. Për këtë ai akuzoi Kryeministrin Rama për qeverisjen e tij dhe qëndrimit që po mban qeveria për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Të bëjnë administratën partiake-klinteliste, në shembullin e asaj që kanë arritur të bëjnë gjatë kësaj periudhe, derisa qenë frenuar, apo për sa kanë qenë të frenuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese; Të heqin profesionistët; Të heqin, siç po e tregojnë me disa shembuj kuptimplotë, kategorinë e nëpunësve dhe zyrtarëve jopolitikë nga shtresat e ish të përndjekurve dhe ish familjeve me “biografi të keqe” gjatë regjimit të kaluar, të cilët demokracia njëzet e tre vjeçare filloi t’i integronte siç meritonin në administratë, në diplomaci e tjerë, pasi këta përfunduan shkolla dhe kualifikime të larta në përputhje me kërkesat e ligjit”,-theksoi Basha. Në fund të fjalës së tij, kreu i PD-së ftoi të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës së opozitës në mesditën e së enjtes në Tiranë.
Basha: 20 shkurti, detyrë qytetare kundër së keqes
Protesta, Basha: Është koha për t’i përcjellë një mesazh mbarë popullor dyshes Rama-Meta
Krerët e Partitisë Demokratike organizua dje një takim në Kurbin, ku dhjetra simpatizant, ku dhjetëra të rinj e të reja iu bashkuan kësaj force politike duke marrë kartat e anëtarësië. Në këtë aktivitet, kryetari i Partisë Demokratike ftoi qytetarët t’i bashkohen zgjimit të rinisë ashtu si 23 vite më parë.
Përballë mashtrimit, pasigurisë varfërisë, humbjes së vendeve të punës, çdo ditë e më shumë, shqiptarët po i bashkohen Partisë Demokratike, si e vetmja shpresë për të ardhmen e tyre, për të ardhmen e Shqipërisë, tha lideri i opozitës Lulzim Basha.
“Ky është një zgjim i madh i rinisë shqiptare, që na kujton zgjimin e 23 viteve më parë, është dhe një reagim i pazakonshëm i saj ndaj kursit të pandalshëm të përkeqësimit dhe rrezikimit të të ardhmes nga dyshja Rama-Meta.
Është e papërgjegjshme, është absurde për opozitën të rrijë duarkryqur, t’i japë kohë të keqes, duke pritur që e keqja të shkojë deri në fund.
Është detyrë e qytetarëve, është detyrë e njerëzve të lirë në demokraci të ngrihen, të thonë fjalën e tyre, të bashkojnë zërin e tyre të lirë, për të kërkuar ndalimin e së keqes e jo të presin që e keqja t’u marrë frymën”, -tha Basha
Kreu i opozitës i bëri thirrje nga Kurbini të gjithë atyre që janë mashtruar për një vend pune, për shëndetësi falas, për legalizime falas, për ulje çmimesh, të përndjekurve, pronarëve, të bashkohen me 20 shkurt në marshimin e protestës në orën 14.00 në Sheshin Skënderbej. Krahas përkujtimit të 23 vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, është koha për t’i përcjellë një mesazh mbarë popullor dyshes Rama-Meta, deklaroi lideri i opozitës Lulzim Basha.
“Është koha të ngrihemi përsëri, kundër papunësisë, kundër rritjes së taksave, kundër rritjes së çmimeve, kundër shtrenjtimit absurd të kostos së jetesës, në kohë krize kundër shkatërrimit të vendeve të punës, kundër largimeve masive arbitrare nga administrata, kundër pasigurisë për jetën dhe pronën, kundër faturave afrofe të energjisë, kundër gjobave të paligjshme. Të dalim të gjithë të enjten. Të shkundim qeverinë, me fuqinë e bashkimit, me zërin e fuqishëm të njerëzve të lirë”,-theksoi Lulzim Basha.