Qeveria ka përcaktuar edhe tarifat minimale të qirasë për Pallatin e Kongreseve
Pas miratimit të kritereve dhe procedurave për mënyrën e dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore, qeveria ka publikuar edhe tarifat me të cilat do të jepen me qira këto pasuri. Po kështu, qeveria ka përcaktuar edhe tarifat minimale të qirasë për Pallatin e Kongreseve. “Pasuritë shtetërore u jepen të tretëve, duke u transferuar të drejtën e përdorimit me qira ose enfiteozë, nëpërmjet procedurës së konkurrimit. Pasuritë shtetërore, që jepen me qira, janë: ndërtesat, sipërfaqet funksionale (jo nën ndërtesë), trualli i lirë, makineritë e pajisjet e linjat e prodhimit të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital 100 për qind shtetëror (në vijim “shoqëri shtetërore”)”, – thuhet në vendimin e qeverisë. Aplikuesi duhet të paraqesë nivelin e investimit, nivelin e punësimit si edhe ofertën e detyrimit mujor të qirasë. Ndërsa kriteret e konkurrimit për dhënien me enfiteozë të pasurisë shtetërore kërkojnë që aplikuesi të paraqesë nivelin e investimit në pasuri të paluajtshme për përmirësimin e pronës, i cili të jetë mbi 200 për qind të vlerës së pasurisë së shpallur për konkurrim, qëllimin dhe nivelin e investimit në tërësi në pasurinë që jepet me enfiteozë, nivelin e punësimit, ofertën e detyrimit mujor. Nga ana tjetër në vendim janë përcaktuar edhe rastet e përjashtimit nga konkurrimi, ku përfshihen: dhënia me qira e sipërfaqeve deri në 200 m2, të cilat jepen me afat deri në 1 vit. Makineritë e pajisjet e shkëputura, të cilat jepen me afat deri në 1 vit. Dhënia me qira e pasurive shtetërore subjekteve të pajisura me leje shfrytëzimi të pasurive natyrore minerare, peshkimit, ujërave e të veprimtarive të tjera, të ngjashme, kur këto pasuri i jepen subjektit, në ndihmë të zhvillimit të aktivitetit, për të cilin është licencuar; dhënia me qira e objekteve shtetërore për institucionet shtetërore, kur ato do të përdoren për nevoja dhe aktivitete të mëtejshme shtetërore;dhënia me qira e pasurive shtetërore subjekteve shtetërore ose private për ushtrimin e aktiviteteve në fushën e sportit, kulturës, turizmit dhe trashëgimisë kulturore, kundrejt investimeve në pasurinë shtetërore të vlerave mbi 2 milionë euro.
Dokumentet që duhet
– Propozimi për dhënien me qira ose enfiteozë të objektit, i cili përmban propozimin për veprimtarinë që mund të ushtrohet në këtë pasuri dhe afatin e dhënies me qira.
– Vendimi i organit drejtues të institucionit shtetëror, ndërmarrjes apo shoqërisë shtetërore (Këshilli Mbikëqyrës, Këshilli Drejtues, Bordi Drejtues etj.).
– Miratimi i organit të varësisë administrative.
– Genplani i objektit, në 6 (gjashtë) kopje origjinale, të konfirmuar nga drejtuesi i institucionit shtetëror, ndërmarrjes apo shoqërisë shtetërore dhe nga organi i prefekturës, në territorin e së cilës ndodhet pasuria, ku të jenë përcaktuar qartë sipërfaqja e truallit gjithsej, sipërfaqja e truallit nën ndërtesë dhe sipërfaqja funksionale (jo nën ndërtesë).
– Tarifa dysheme e detyrimit mujor për sipërfaqet nën ndërtesë, sipas përcaktimeve në këtë vendim dhe duke pasur parasysh edhe gjendjen fizike të objektit.
– Konfirmimi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për pronësinë shtet të objektit dhe truallit, si dhe nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për vendimet që mund të ketë dhënë për njohje ose kthim prone. Në rastet kur pasuria, që jepet me qira ose enfiteozë, është në administrim të shoqërive shtetërore, nuk është e nevojshme të kërkohet konfirmimi nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Prefektura | Specifikimi territorial | Tarifa dysheme | |
Berat | Në Bashkinë Berat | 100 | |
Jashtë Bashkisë Berat | 50 | ||
Dibër | Në Bashkinë Dibër | 75 | |
Jashtë Bashkisë Dibër | 50 | ||
Durrës | Brenda Bashkisë Durrës | 200 | |
Jashtë Bashkisë Durrës | 150 | ||
Gjirokastër | Brenda Bashkisë Gjirokastër | 75 | |
Jashtë Bashkisë Gjirokastër | 50 | ||
Elbasan | Brenda Bashkisë Elbasan | 150 | |
Jashtë Bashkisë Elbasan | 75 | ||
Fier | Brenda Bashkive Fier, Lushnjë | 150 | |
Jashtë Bashkive Fier, Lushnjë | 100 | ||
Korçë | Brenda Bashkisë Korçë | 150 | |
TABELA E TARIFAVE TË QIRASË MUJORE TË PASURIVE NË ADMINISTRIM TË DREJTORISË SË SHËRBIMEVE QEVERITARE
Nr. | Vilat dhe objektet | Njësia e matjes | Me pajisje | Pa pajisje | Bodrum | Kopsht | Garazh | ||||||||||
1 | Super kategori | lekë/m2 | 1.800 | 1.500 | 300 | 150 | |||||||||||
2 | Kategori ekstra | lekë/m2 | 700 | 500 | 150 | 150 | |||||||||||
3 | Kategori i | lekë/m2 | 600 | 400 | 150 | 150 | |||||||||||
4 | Kategori II | lekë/m2 | 500 | 300 | 150 | 150 | |||||||||||
5 | Kategoria III | lekë/m2 | 400 | 200 | 150 | 150 | |||||||||||
6 | Kategoria IV | lekë/m2 | 200 | 150 | 200
|
||||||||||||
Tarifat minimale të qirasë, të mjediseve për Pallatin e Kongreseve, të jenë:
Nr. | Emërtimi | Njësia e matjes | Tarifat pa TVSH |
I | Dhënie zyrash me qira | ||
A | Me pajisje | lekë/m2/muaj | 2.000 |
B | Pa pajisje | lekë/m2/muaj | 1.500 |
II | Dhënie sallash me qira për 8 orë (1 ditë) | ||
A | Salla e koncerteve ditë aktiviteti | lekë | 450.000 |
B | Salla e koncerteve ditë përgatitore | lekë | 112.500 |
C | Salla e kinemasë për 1 ditë | lekë | 80.000 |
D | Salla me përkthim për 1 ditë | lekë | 100.000 |
E | Sallat e vogla për 1 ditë | lekë | 45.000 |
F | Konferencë shtypi minimumi 1 orë | lekë/orë | 13.500 |
III | Dhënie hollesh me qira për 8 orë (1 ditë) | ||
A | Holli kuota 0 | lekë/m2/ditë | 100 |
B | Holli kuota 1 | lekë/m2/ditë | 300 |
C | Holli kuota 2 | lekë/m2/ditë | 250 |
D | Holli kuota 3 | lekë/m2/ditë | 250 |