Intervista e Venizelosit /Ja zgjidhjet për kufirin detar dhe ligjin e luftës me Shqipërinë

0
138

venizelos_390_0310Venizelos:Miqësia dhe bashkëpunimi – shans mjaft i mirë për të kapërcyer çdo ngarkesë nga e kaluara

Në një intervistë ministri i Jashtëm grek, Evangjelos Venizelos thekson vendosmërinë e presidencës greke për të arritur dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë, por edhe prioritetin që Athina i kushton promovimit të karakterit strategjik të marrëdhënieve me Shqipërinë. Marrëdhënie që, megjithë predispozicionin e mirë të të dy palëve, karakterizohen nga një sërë problemesh të rëndësishme, të trashëguara apo të krijuara rishtas. Venizelos, flet për gjithë këto probleme, që nga toponimet, e deri te marrëveshja për kufirin detar e ligjin e gjendjes së luftës. Gjithashtu ai flet për gjithë ato probleme që thuajse nuk u prekën gjatë deklaratave publike që shoqëruan takimet e ministrit të jashtëm grek në Tiranë.

 

Intervistoi Robert Goro

Ka një pjesë të konsiderueshme të opinionit shqiptar që shprehet skeptik ndaj synimeve të Greqisë gjatë kësaj periudhe të presidencës së BE, se kjo presidencë do të përdoret si “kamzhik e karrotë” njëkohësisht, me qëllim që të promovojë zgjidhjen e disa problemeve, si për shembull marrëveshja për detin…

Venizelos: Besoj se kjo është një përqasje e gabuar dhe miope. Pasi, nëse dikush ka interes, është më së pari pala shqiptare. Sigurisht, edhe pala greke, por pala shqiptare duhet të jetë akoma më shumë, sepse këtu vendoset e ardhmja europiane e vendit. Greqia u gëzua jashtëzakonisht me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria është shtet anëtar i NATO-s. Dhe e duam Shqipërinë anëtare të BE. Dhe do të ndihmojmë për këtë.

Mirëpo, nga ana tjetër, nuk duhet të zgjidhim problemet lidhur me toponimet? Përse të vuajnë njerëzit e thjesht? Nuk ka arsye…

Më falni, po për këtë çështje në një pjesë të madhe të opinionit shqiptar ekziston bindja se ky është një problem që e ka krijuar Greqia…

Do të më lejoni të them se kjo është e padrejtë. Sepse ne themi diçka tepër të thjeshtë: Të përdoren rregullat e OKB-së, praktika ndërkombëtare e shteteve. Domethënë, çdo vend përdor toponimet e vendit që i përcakton, janë të ashtuquajturat endonime. Ky është një rregull që zbatohet në përgjithësi, nuk është diçka specifike. As është e mundur të flasim në shekullin e 21-të për rivendikime, pretendime territoriale. Këtu flasim për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, në kuadër të një traktati miqësie dhe bashkëpunimi që kemi dhe të cilit duhet t’i japim një përmbajtje esenciale.

Zonat detare: Nuk e pranojmë zbatimin e të drejtës ndërkombëtare dhe posaçërisht të së drejtës për detin? Ajo që u bë midis Italisë dhe Greqisë, mund të bëhet edhe midis Greqisë dhe Shqipërisë. Përndryshe, ne e inkuardojmë këtë në një kuadër më të gjerë, në të cilin përfshihet në përgjithësi parimi i të drejtës ndërkombëtare të kufijve ekzistues, tejkalimi i gjithë tensioneve të së kaluarës dhe deklarimi i miqësisë, bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të partneritetit të të dy vendeve. Pra, kur flasim për kufij, kemi parasysh kufij të cilët përfshijnë jo vetëm territorin tokësor dhe ujërat e brendshme, por edhe zonat detare, shelfin kontinental dhe zonat ekonomike ekskluzive. Gjërat janë shumë të thjeshta: Ekziston modeli europian që mund të ndjekim.

Tash së fundi keni realizuar dy vizita në Tiranë. Unë pajtohem se nuk duhet të mbetemi të mbërthyer tek e kaluara dhe kjo e kaluar të na pengojë për të vështruar përpara. Megjithatë, druaj se edhe kësaj here në Tiranë do të pyeteni për çështje të tilla, që burojnë tek e kaluara se sa tek e tashmja dhe tek e ardhmja…

Shikoni, pyetjet mund të bëhen. Por përgjigjet tona janë përgjigje të cilat vështrojnë drejt së ardhmes dhe jo nga e shkuara dhe kanë si bosht parimet e thjeshta që thashë pak më parë: Marrëdhënie miqësie, fqinjësie të mirë, ruajtje të stabilitetit rajonal, marrëdhënie partneriteti, e drejta ndërkombëtare, establishmenti europian. A ka njeri në Shqipëri që nuk pajtohet me këto parime?

Përshtypja ime nga bisedimet me kryeministrin, zotin Rama, me nënkryeministrin zotin Peleshi, kryetarin e Parlamentit zotin Meta, shefin e opozitës dhe kryetar i bashkisë së Tiranës, ministrin e jashtëm, është se të gjithë e perceptojnë se këto parime janë të mirëqena dhe të vetëkuptueshme.

Ta shtroj pyetjen drejtpërdrejtë: Disa akte dhe impakte juridike që rrjedhin nga ligji i gjendjes së luftës…

Shikoni, gjendja e luftës është hequr me vendim unanim të këshillit të ministrave të Greqisë, më 1987. Dhe këtë, nëse nevojitet ta themi edhe me qartësi ligjore, do ta themi, mirëpo ne e kemi thënë. Ka edhe rrjedhoja ligjore ai vendim i këshillit të ministrave, siç thuhet edhe në të drejtën ndërkombëtare “Acte de Gonvernement” (Akt qeveritar); është një akt i qeverisë në lëmin e politikës së jashtme, është diçka që ka vlefshmëri. Por ne jemi të vendosur ta sqarojmë këtë edhe juridikisht, nuk ka absolutisht asnjë problem. Të dy vendet janë anëtare të NATO-s, Shqipëria përgatitet të anëtarësohet në BE, kemi marrëdhënie partneriteti dhe traktat miqësie dhe bashkëpunimi. A nuk është e qartë se jemi dy vende mike?

“intervistë ekskluzive për emisionin Dosja G në ABC NEWS”

Situata e rendit në vend

PD: Krimi rritet, Tahiri bën si inspektori Gaxhet

“Me mijëra qytetarët protestuan bashkë me opozitën edhe për mungesën e rendit , Qeveria mbyll sytë”

Partia Demokratike bën përgjegjës krerët e qeverisë, Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për situatën e kriminalitetit në vend. Në një deklaratë për mediat deputeti i opozitës Arben Ristani u shpreh se brenda tre ditës janë vrarë 5 persona, ndërsa sipas tij nga qeveria nuk ka asnjë reflektim.

“Bilanci i kriminalitetit në javën që po mbyllim, është tragjik. Për 3 ditë, janë shënuar 5 viktima. Ekzekutim mafioz në Durrës, ku dy të rinj janë vrarë e pastaj trupat e tyre janë djegur. Ngjarje që ka tronditur opinionin publik në vend. Vrasje makabër në Milot, ku dy të rinj të tjerë janë ekzekutuar në pritë, dhe një tjetër po lufton me jetën në spital. Edhe Lushnja ishte këto ditë nën terrorin e krimit, një vrasje tjetër ndodhi edhe atje.

Partia Demokratike vazhdon të bëjë prezent shqetësimin e madh të saj, por edhe të gjithë shqiptarëve, sepse teksa krimi po shënon rekorde të reja, nuk vihet re asnjë lloj reflektimi, apo marrje masash nga Qeveria, nga Ministri i Brendshëm, apo drejtuesit e Policisë.Një analizë e hollësishme e situatës së kriminalitetit në vend duhet të ishte bërë, bashkëpunim serioz me të gjithë faktorët e shoqërisë shqiptare duhet të ishte kërkuar. Eshtë e domosdoshme dalja sa më shpejt nga kjo spirale kriminaliteti që na ka përfshirë.”- u shpreh Ristani.

Ai theksoi se mijëra qytetarë dolën në protestën e opozitës në datën 20 shkurt edhe për rritjen e pasigurisë në vend. “Me mijëra qytetarët të vendit protestuan bashkë me opozitën edhe për mungesën e rendit dhe rritjen e pasigurisë. Ndërsa Qeveria dhe Ministri i Brendshëm, kanë mbyllur sytë, veshët dhe mendjen, dhe sduan t’ia dinë.

Ministrit të Brendshëm i pëlqen vetëm të shfaqet me radio në dorë e syze të errëta, duke kqyrur nga lart protestën popullore, në tarracën e Kryeministrisë, si inspektori Gaxhet. I nderuar “Inspektori Gaxhet”, ndërgjegjësohu për rëndësinë e detyrës që ke marrë dhe për pasojat që po vuan vendi nga paaftësia dhe arroganca jote.

I nderuar “Inspektori Gaxhet” nuk je në dhomën e play-stationit, por je Ministër i Brendshëm, që bashkë me Qeverinë ku bën pjesë keni përgjegjësi të plotë për kriminalitetin e rritur dhe pasigurinë e shtuar në vend.”,- u shpreh Ristani.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency