Opinioni i trembur

0
175

Artan FUGA

 

ArtanFugaVideo ku dy djem varin për shpatullash një burrë.

Një shaka gjysmë e vërtetë.

Krejtësisht një lojë, një inskenim, një shaka, perverse, e rëndë, pa respektuar asnjë kusht sigurimi jete, por gjithsesi një lojë filmike për të tërhequr vëmendjen duke prodhuar një skandal.

Gallatë rurale mes mërzisë dhe dëshirës për t’u vendosur në qendër të opinionit kur ky i fundit është indiferent, një dëshirë e fshehur për t’u bërë i njohur nëpërmjet një loje me një akt tronditës.

Erostrati a nuk dogji bibliotekën e Aleksandrisë për t’u bërë i famshëm? Digj që të bëhesh i njohur. Nuk bëhesh dot i famshëm duke bërë akte të mira, bëj sikur bën akte të këqija, është më mirë sesa ta bësh krimin vërtet.

Mjafton pak njohuri nga të shprehurit joverbal, trupor, komportamental, kinezik të kesh dhe e lexon qartë videon.

Puna është se këto njohuri nuk jepen te ne, nuk përdoren në analizën e videove, sepse përndryshe do të na kishin nxjerrë sekrete që as analiza e të folurit nuk i nxjerr.

Zhurma tregoi edhe se sa e ndjeshme dhe fraxhile, desha të them e frikur është shoqëria jonë para akteve vandale që mund të ndodhin nga një çast në tjetrin.

Sepse loja, shakaja, inskenimi, një herë tjetër mund të përdoren për të tërhequr vëmendjen sikurse ishte rasti i asaj që u quajt shtatore e Skënderbeut si cjap dhe që nuk meritonte as të ishte edhe në gazetën e Fushë-Krujës, jo në mediat shqiptare kombëtare. Dhe specialistët e famshëm që i shpjegonin bishtin, këmbët e budallëqe të kësaj natyre.

Kur s’ke lajm të hajrit çdo gjë është lajm.

Opinioni i trembur pret se çdo gjë mund të ndodhi.