LIGJET/ Miratohet paketa antikorrupsion, PDIU bashkon votat me PS-në, PD braktis votimin

0
162

Florenc Drizari

 

Ligjet miratojnë paketën antikorrupsion, vetëm 4 raste nga 21 te Krimet e Rënda

 

kom_ligjesh_28.2.14 arben ristani fatmir xhafaKomisioni i Ligjeve miratoi me votat e mazhorancës dy projektligjet të paketës antikorrupsion. Opozita u përfaqësua në këtë mbledhje me deputetët Arben Ristani, Narnd Ndoka dhe Tahir Muhedini. Ky i fundit votoi pro nismës së qeverisë, ndërkohë që dy deputetët e tjerë të opozitës votuan kundër. Komisioni miratoi nen për nen dhe në tërësi dy projektligjet, ndërkohë që deputeti Arben Ristani u largua nga mbledhja gjatë votimit.

Projektligjet e paketës antikorrupsion ishin pezulluar pas kritikave të ndërkombëtarëve për të mos mbingarkuar Prokurorinë dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda me hetimin dhe gjykimin e këtyre rasteve. Pas këtyre qëndrimeve qeveria propozoi variante të ndryshuar, duke reduktuar nga 21 në 4 rastet e korrupsionit që do t’i kalojnë në kompetencë Prokurorisë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Përjashtim nga kjo listë bëjnë Presidenti i Republikës, Kryeministri, ministrat dhe deputetët. Në Komisionin e Ligjeve, ministri i Drejtësisë pohoi se ndryshime të tjerë më rrënjësore, pritet t’i bëhen Kodit të Procedurës Penale.

Komisioni për Çështjet Ligjore, votoi në tërësi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në projektligjin nr. 7905, datë 21.03.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë “, të ndryshuar si dhe në ligjin drafktin tjetër “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

I pranishëm në këtë seancë ishte edhe ministri i Drejtësië Nasip Naço, i cili theksoi dosmosdoshmërinë e këtyre ndryshimeve në luftën ndaj korrupsionit dhe garantoi vullnetin e qeverisë për të vijuar pa kompromis këtë betejë edhe në të ardhmen.

“Që në momentin e parë kemi e parashikuar që në të gjitha rastet ta luftojmë në front korrupsionin i fenomen. Nga ajo që ne nuk kemi lëshuar dhe nuk lëshojmë, është te qëllimi, i cii është i njëjtë, për të luftuar pa kompromis korrupsionin. Nga stafi i Ministrisë së Drejtësisë, që në momentet e para është diskutuar në të tre variantet e kësaj pakete antikorrupsion. E para që ne e kemi paraqitur që duhet të përfshiheshin si kompetencë lëndore të prokuroria dhe te Gjykata e Krimeve të Rënda për t’i shkëputur nga pjesa tjetër,m nga rutina e përditshme e prokurorive të zakonshme dhe për të identifikuar korrupsion”,- u shpreh Ministri i Drejtësisë. Më tej ministri i Drejtësisë, propozoi që ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale të shoqërohen me një ndërhyrje edhe në ligjin nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese” me qëllim përfshirjen e veprave penale të korrupsionit në fushën e veprimit të këtij ligji.  Nisma parashikon që në nenin 3 të ligjit nr. 10192/2009, ku parashikohen veprat penale që përfshihen në fushën e veprimit të ligjit, të shtohen edhe veprat penale të korrupsionit.

 

Sqarim i Ministrisë së Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë në përputhje me Strategjinë Kombëtare Antikorrupsion si dhe me Strategjinë Ndër-Sektoriale për Drejtësinë, përgatiti ndryshimet ligjore të cilat lidheshin me:

•             Reflektimin në Kodin e Procedurës Penale të ndryshimeve kushtetuese në lidhje me heqjen dhe kufizimin e imuniteteve;

•             Trajtimin e korrupsiuonit si krim i rëndë dhe për pasojë parashikimin e veprave penale të korrupsionit dhe që lidhen me korrupsionin, si kompetencë lëndore të hetimit dhe gjykimit nga Prokuroria dhe Gjykata për Krime të Rënda;

•             Trajtimin e aseteve kriminale të cilat burojnë nga veprat penale të korrupsionit dhe që lidhen me korrupsionin sipas ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

 

 

Reforma territoriale
Meta: Ne i kemi votat, por duam konsensus

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një takimi që zhvilloi dje me disa përfaqësues nga gjashtë komuna të Kosovës, të cilët ndodheshin në Tiranë në një vizitë të organizuar nga Instituti për Qeverisjen Lokale në Kosovë, foli edhe për iniciativën e mazhorancës për reformën administrative-territoriale, duke e cilësuar si një proces shumë të rëndësishëm. Meta tha se kjo është një reformë të cilës i ka kaluar koha me kohë dhe se Shqipëria për fat të keq është shumë mbrapa për shkak të mungesës së vullnetit politik për të bërë një reformë në interes të qytetarëve dhe jo në interes të forcave politike. “Shqipëria ka një fragmentim të jashtëzakonshëm të pushtetit vendor dhe të njësive vendore. 385 njësi vendore është një numër jashtëzakonisht i madh. Ju e kuptoni se çdo të thotë kjo në një vend me diçka më shumë se 3 milionë banorë”, theksoi Kryetari i Kuvendit. “Për më tepër që ky fragmentim kaq i madh e bën të pamundur që pushteti vendor të bëjë politika reale zhvillimore, të ndërtojë strategji afatgjatë për komunën apo bashkinë, duke u bazuar në resurset natyroren resurset njerëzore në mundësitë financiarë që krijon administrimi i këtyre burimeve e shërbimeve”,- Meta.

 

Anëtari i Gjykatës së Lartë

Presidenti fton për këshillime krerët e grupeve parlamentare

Presidenti Bujar Nishani ftoi krerët e grupeve parlamentare në këshillime për përcaktimin e kritereve konkrete për emërimin e një anëtari të Gjykatës së Lartë. “Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në përmbushje të përcaktimeve kushtetuese si dhe bazuar në ligjin nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.03.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë’” në vijim të procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Gjykatës së Lartë për të siguruar një përbërje cilësore, ditën e martë, më datë 4 mars 2014, do të organizojë takime këshillimore me krerët e grupeve parlamentare për emërimin e një anëtari të Gjykatës së Lartë si pasojë e vakancës së krijuar si rrjedhojë e përfundimit të mandatit të gjyqtarit Ardian Dvorani.”- bën të ditur zyra e shtypit e Presidencës. Në këto takime, më datë 4 mars duke filluar nga ora 10.00 deri në 13.15 janë ftuar të marrin pjesë krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, të Partisë Demokratike, të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe të Partisë Republikane.