Miliarderi 81-vjeçar: Kardashianin, femër e mërzitshme

0
164

miliarderi dhe kimAi e konsideroi 33-vjeçaren si “të mërzitshme” dhe një partnere “aspak të këndshme, ndërsa asnjëherë nuk respektoi programin që kishim përcaktuar për ballon”. Një miliarder i moshuar ka paguar 500 mijë dollarë për të pasur si shoqëruese Kim Kardashian në një ballo të famshme të përvitshme që mbahet në Vjenë. Megjithatë, 81-vjeçari Richar Lugner nuk do t’ia rekomandonte të njëjtën përvojë askujt tjetër. Ai e konsideroi 33-vjeçaren si “të mërzitshme” dhe një partnere “aspak të këndshme, ndërsa asnjëherë nuk respektoi programin që kishim përcaktuar për ballon”.

 

Fejohen Kunis dhe Kutcher?

 Ish-bashkaktorët e “That 70’s Show”, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, pritet të lidhin kurorë së shpejti. Dyshja, të cilët për të parën herë u takuan kur luajtën karakteret e Jackie dhe Kelso, raportohet se janë fejuar. Burime të afërta me dyshen kanë thënë për “E!News” se Kutcher dhe Kunis, të cilët janë në lidhje për dy vite, kanë menduar ta çojnë lidhjen e tyre në një shkallë tjetër për tashmë një kohë. Aktorja 30-vjeçare, po ashtu është parë duke mbajtur një unazë diamanti në dorën e majtë derisa kishte bërë shopin së fundi. “Ashton dhe Mila kanë biseduar për martesë për tashmë një kohë të gjatë. Ata janë jashtëzakonisht të lumtur së bashku”, – ka thënë burimi.

 

 

Schiffer: Sheiku tentoi “të më blinte”

 Supermodelet janë me siguri të mësuara nga marrja e ofertave të vazhdueshme prej meshkujve dhe vështirësia e tyre qëndron vetëm në përzgjedhjen e propozimeve më të përshtatshme. Megjithatë, shumë nga këto propozime në të vërtetë fshehin vetëm synime të ulëta, të cilat Claudia Schiffer, një prej supermodeleve më të famshme të viteve 1990-2000, ka ditur t’i japë përgjigjen e duhur. Në një intervistë për një revistë rozë, modelja gjermane kujtoi ofertën “e padenjë” që i mbërriti nga një princ arab. “Oferta më e çuditshme ka qenë ajo e një sheiku arab. Ai më pyeti nëse mund të më punësonte për një darkë intime për një milion paund, por unë refuzova. Një tjetër supermodele pranoi. Në jetë nuk janë gjithçka paratë. Unë dua të jem në gjendje të eci në rrugë dhe të ndihem krenare për atë që jam dhe kam bërë”, – deklaroi Schiffer.

 

 

Eminem dhe Rihanna me turne të përbashkët

 Lajmin për paraqitjet e përbashkëta përmes “Twitter”-it e ka lançuar reperi Eminem. Eminem dhe Rihanna në gusht do ta mbajnë një turne të përbashkët “The Monster”, të titulluar sipas duetit të tyre të fundit, i cili në dhjetor të vitit të kaluar kishte zënë vendin e parë të listës “Billboard Hot 100”. Lajmin për paraqitjet e përbashkëta përmes “Twitter”-it e ka lançuar reperi, ndërsa për revistën “XXL” ka deklaruar se bashkë me Rihannën do të mbajnë koncerte në Nju Jork, Los Anxhelos dhe Detroit. Dueti i tyre “Love The Way You Lie”, të cilin e kishin xhiruar në vitin 2010, shtatë javë ka qëndruar në top listën “Billboard Hot 100”.

 

Shakira hap shkollë të re

 Shakira ka hapur një shkollë të re për fëmijët “e nënprivilegjuar” në Kolumbi. Këngëtarja është rikthyer në vendin e saj për të hapur edhe një institucion edukativ, që është mbështetur nga fondacioni i saj “Pies Descalzos”. “Kjo është pjesë e mbështetjes sime: Promovoni qasjen në edukimin universitar. Dua të dëshmoj përmes modelit të “Pies Descalzos” se si ne mund t’ua ndryshojmë jetën jo vetëm fëmijëve që vijnë në shkollë, por po ashtu edhe familjeve të tyre. I gjithë komuniteti mund të transformohet kur ju keni një shkollë e cila funksionon në mënyrë të duhur”, – ka thënë Shakira për “Billboard.com”. Shkolla është e lokalizuar në Kartagjenë dhe do t’u japë mundësinë e shkollimit 1700 fëmijëve në nevojë, që nga foshnjat deri te mosha e adoleshencës.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency