Ledri dhe Angela në “muaj të mjaltit”

0
195

Anxhela dhe LedriReperi Ledri Vula dhe modelja shqiptare Angela Martini duket se po kalojnë ditë të mira me njëri-tjetrin. Ata janë fotografuar në Belgjikë me disa miq të tyre, ku shihen të lumtur pranë njëri-tjetrit, sikur një çift i posamartuar. Raportohet se këto foto janë bërë në një restorant të Belgjikës dhe kjo mund të jetë e vërtetë, pasi Ledri ka postuar së fundmi edhe në faqen e tij në “Facebook” disa fotografi nga Belgjika.

 

Rita refuzon ofertën 1-milionëshe të Simon Cowell-it

 Rita Ora ka refuzuar 1 milion funte, të cilat i ishin ofruar për të pranuar të ishte pjesë e gjyqtarëve të “X Factor”. Burime të mediave britanike thonë se Rita i tha “jo” ftesës së Simon Covell-it, pasi mendon se orari i ngarkuar si gjyqtare do t’i merrte shumë kohë, duke i lënë anash karrierën si këngëtare. E njëjta pozitë 23-vjeçares më parë i ishte ofruar edhe në talent spektaklin televiziv “The Voice”, të cilin e kishte refuzuar për të njëjtën arsye.

 

 

Tuna së shpejti në duet me Getin

 Altuna Sejdiu-Tuna premton një vit bombastik në skenën e muzikës shqiptare, me projektin e radhës që do të jetë dueti i shumëpërfolur me Getoar Selimin. Këngëtarja shkupjane së fundi zbuloi se ajo nuk do të jetë e angazhuar në edicionin e radhës të spektaklit “X Factor Albania” dhe tha se tani do të ketë më shumë kohë të punojë më projektet e saj. Dhe, sipas menaxherit të saj, Dekorim Sahiti, ajo tashmë ka filluar punën në projektet e reja muzikore. “Tuna momentalisht është duke punuar rreth projektit të ri. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me rep-këngëtarin Getoar Selimin. Është ky një projekt që më herët është përmendur, ndërsa tani veçse po finalizohet. Nuk dihet ende kur saktë do të publikohet kënga. Faktikisht asnjëherë nuk dihet saktë kur do të publikohet një projekt. Varësisht prej kohës dhe momentit gjithçka pason. Por ma merr mendja që ndoshta brenda dy muajve do të finalizohet çdo gjë”, – ka thënë Dekorimi për mediat.

 

 

Fjolla Morina, e tejdukshme dhe shpërthyese

 Fjolla Morina duket se është në përgatitje të ndonjë kripi të ri të këngës. Dy ditë pasi që publikojë një video në “Instagram” teksa bën një kërcim seksi, ajo ka publikuar një foto ku shfaqet shpërthyese. Në pah, sigurisht, fjolla vë asetin e saj kryesor: gjoksin. Dhe, ka çfarë të tregojë…

 

 

Alketës nuk i pëlqejnë shakatë e Ermalit

 Prezantueses shqiptare, Alketa Vejsiu, nuk i kanë pëlqyer aspak shakatë e Ermal Mamaqit që ka bërë në dëm të saj rreth falënderimeve të shumta në “X Factor”. Në emisionin “6 ditë pa Ermalin”, komiku i famshëm i ka kushtuar një minutazh të gjatë talljeve të tij me prezantuesen, ndërsa pos tij edhe nëpër rrjetet sociale është komentuar shumë Alketa rreth falënderimeve të tepërta që ka bërë gjatë prezantimit të spektaklit për talente. “Televizionit të sheqerpares dhe sherbetit, e kam shumë të qartë i ka ikur moda me kohë, por falënderimit dhe mirënjohjes asnjëherë! A ka dikush diçka kundra falënderimeve tek “Oscar” që shoqëruan galanë nga fillimi deri në fund?”, – ka shkruar Alketa në “Facebook”.

 

 

“Ke” kënga dhe klipi më i ri i Florit

 “Ke” pritet të shndërrohet në një hit të padiskutueshëm e të dëgjohet sidomos gjatë stinës së verës. Flori Mumajesi ka lançuar këngën e tij më të re me titull “Ke”. Kënga nuk përmban shumë tekst, siç jemi mësuar me Florin, por është një nga ato këngë shpërthyese me një “beat” që ta merr mendjen, e që ju bën të kërceni e të vallëzoni sa herë që do t’ju bjerë në vesh. “Ke” pritet të shndërrohet në një hit të padiskutueshëm, e të dëgjohet sidomos gjatë stinës së verës. Klubet duket se do të jenë të pushtuara nga kjo këngë. Prapa nuk ka qëndruar as videoklipi, me detaje që nuk i kemi parë në këngët tona, një frymë e re që besojmë se do të thyejë shumë tabu, ashtu siç di të bëjë vetëm Flori.

 

 

Afërdita Dreshaj me vello nga Valdrin Sahiti

 Valdrin Sahiti njëri ndër disenjatorët më të kërkuar jo vetëm në Kosovë, ka paralajmëruar një koleksion të fustaneve të bardha, këtë koleksion e ka titulluar “Dasma shqiptare”. Stina e verës po afrohet dita-ditës e cila njihet si “stina e dasmave”, andaj si duket edhe Valdrin Sahitit i është mbushur mendja që të bëjë diçka ekskluzive për vajzat që kanë vendosur të martohen. Valdrin Sahiti njëri ndër disenjatorët më të kërkuar në Kosovë e besa edhe jashtë saj, ka paralajmëruar një koleksion të fustaneve të bardh, këtë koleksion e ka titulluar “Dasma shqiptare”. Ai në profilin e tij personal në “Facebook” ka postuar disa nga fotot e bëra të këtyre fustaneve, dhe si gjithmonë bashkëpunëtorët e tij janë Studio Sellma, ndërsa Kaci është përkujdesur për flokët e modeleve, fotografitë i ka bërë Artan Korenica, ndërsa për hapësirën e rregulluar është përkujdesur “Grand Dekor”. Disa nga modelet e përzgjedhura të Valdrinit janë Afërdita Dreshaj, Laureta Maqedonci.