– Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorrëve do të zhduken
– Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend (memorien e forcon) si dhe forcon trupin fizikisht
– Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diarresë
– Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapsllëkut
– Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup
– Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rrahurit të shpejtë të zemrës (takikardia)
– Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë
– Mjalti që pihet i nxehtë për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta
– Kur hahet mjalti lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhura dhe ilaçe për të ndihmuar përpunimin
– Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastërt syrin
– Për anemikët, mjalti është bombë gjaku
– Për dhembjet e eshtrave ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm
– Të sëmurët nga verdha, në qoftë se mëngjes dhe mbrëmje hanë mjalt, për 15-20 ditë ajo do të shërohet
Cigaret elektronike lirojnë vetëm nikotinë
Tymi të cilin e lëshojnë cigaret elektronike nuk përmban lëndët e dëmshme kimike të gjendura në tymin e cigareve me duhan, me përjashtim të nikotinës. Debati nëse cigaret elektronike janë të dëmshme dhe nëse mjegulla të cilën e krijojnë ato përmban lëndë të dëmshme, është shumë aktiv së fundmi. Me qëllim për të pastruar këtë konfuzion, kërkuesit amerikanë kanë realizuar dy studime të tymit të cigareve elektronike dhe ekspozimit dytësor (pasiv) ndaj tij, dhe e kanë krahasuar atë me tymin që lirojnë cigaret me përmbajtje duhani. Në të dyja studimet, cigaret elektronike kanë lëshuar nikotinë (2.5 mikrogramë dhe 3.3 mikrogramë për metër kub ajër), por kjo ka qenë dhjetëfish më e ulët se nikotina që kanë lëshuar në ajër cigaret me duhan (32 mikrogramë për metër kub ajër). Përveç nikotinës, studiuesit në ajrin që përmbante tym të cigareve elektronike nuk kanë gjetur përbërësit tjerë të dëmshëm të cilët i lëshonin cigaret e duhanit. Disa prej përbërësve të tjerë, më pak të dëmshëm, që janë gjendur në cigaret elektronike, ishin deri në shtatëfish më të pakta krahasuar me duhanin.
Pijet me feta limoni përmbajnë baktere
Kur shkoni për të pirë në kafene apo në restorant, mos kërkoni pije me fetë limoni! Kështu këshillojnë grupe hulumtuesish, studimet e të cilëve janë botuar në revistën amerikane “Journal of Environmental Health Study”, të cilët konstatojnë që në ato pije ka një numër të madh bakteresh! Shkencëtarët kanë testuar lëvoren dhe pulpën e 76 limonëve në 21 restorante dhe në 70 për qind të kampionëve të analizuar kanë gjetur sasi të mëdha të lloj-lloj bakteresh, transmeton Telegrafi. Mostrat janë marrë menjëherë pas shërbimit të pijes, pra para pirjes apo ndonjë aktiviteti tjetër fizik. Në lidhje me origjinën e mikrobeve shkencëtarët kanë mundur vetëm të spekulojnë. “Edhe pse dihet që limoni i ka disa karakteristika antibakteriale, rezultatet kanë zbuluar që një spektër i gjerë i organizmave mund të mbijetojë madje edhe në limonin e prerë. Pronarët e restoranteve dhe kafeneve duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin që së bashku me limonin në gotë qesin edhe mikroorganizma të mundshëm patogjenë”, thuhet në studim. Philip Tierno, profesor i mikrobiologjisë dhe patologjisë në qendrën mjekësore ‘Langon’ të Universitetit të Nju-Jorkut, ka bërë dhjetëra hulumtime të ngjashme. Ai ka zbuluar që madje gjysma e fetave të limonit janë të infektuara me fekale njerëzore, për shkak të prekjes së drejtpërdrejtë dhe prekjes me gishtërinj.