Ish-kryeministri/ Berisha: Pse dyshja Rama-Meta rrezikon statusin e kandidatit

0
254

BERISHA Ish- kryeministri Sali Berisha deklaron se krerët e mazhorancës qeverisë, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta po rrezikojnë sipas tij përsëri marrjen e statusit kandidat në muajin qershor.  Për Berishën, Rama dhe Meta po përdorin votën si shuplakë për opozitën, ku theksoi ai, mazhoranca po e kthen shtetin nga ligjor në policor.  “Statusi përsëri në rrezik nga dyshja Rama – Meta! Qershori po afron dhe ne përsëri rrezikojmë të na refuzohet statusi i vendit kandidat. Kjo sepse, 6 muaj në pushtet, Rama – Meta përdorin votën pro të qytetarëve si: shuplakë për opozitën, të cilën e vlerësoi si “gropë septike”, kazëm ndaj standardeve evropiane dhe institucioneve të vendit, për tejkalimin si në diktatura nga qeveria të Kushtetutës dhe rrëzimin me vendime të qeverisë të neneve të saj si dhe të ligjeve dhe vendimeve të gjykatave në funksion të pushtetit personal, për shndërrimin e shtetit ligjor në shtetin policor, për gijotinën politike ndaj administratës publike për ndërtimin e piramidës së financave publike dhe rritjen e borxhit, për ndërtimin e sistemit kleptokratik dhe për shndërrimin e Shqipërisë në protektorat krimi. Duke mbetur tek vendimi i vendeve të BE-së në dhjetor, Berisha sqaroi se,: “Fill pas zgjedhjeve, disa qeveri, deklaruan se, për ti dhënë Shqipërisë statusin, atyre ju duhej kohë që të bindeshin për qëndrimin e qeverisë së re ndaj zbatimit te ligjeve, reformave dialogut me opoziten.Në deklaratat e tyre, në dhjetorin që kaloi, kancelaria Angela Merkel, kryeministrat David Kameron e Mark Rutte bënë të qartë se, përcaktues për refuzimin e tyre te statusit te vendit kandidat Shqipërisë, është qëndrimi qeverisë ndaj shtetit ligjor, bashkëpunimit me opozitën, lufta kundër krimit dhe korrupsionit”. Sipas ish-kreut të qeverisë, Rama nuk ka interes integrimin por vetëm integrimin ne funksion te pushtetit te tij. “Prandaj dhe ai, pas të gjitha këtyre qëndrimeve dhunuese ndaj kritereve të Kopenhagenit, përdori shqipen e Naimit për të fajësuar me gjuhën e Enverit udhëheqësit europianë”.