Progres në polici? Reagon opozita “Mbi 600 punonjës policie me dy fakultete janë hedhur në rrugë”

0
192

Arben Ristani: Rama dhe Tahiri kanë zhbërë Policinë e Shtetit

punonjes policiePas deklaratave të Kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në mbledhjen e konkurrentëve të Shkollës së Policisë, reagoi edhe deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani. Ai akuzoi Kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm se po e kthejnë policinë në një polici partiake. Sipas Ristanit nuk mund të flitet për inovacion në konkurrim pasi konkursi është hapur në që vitin 2006.

“Inovacion, siguri dhe progres deklaroi Rama bashkë me Tahirin sot, duke u rënë daulleve të festës në veprimtarinë që po bënin në lidhje me konkurset që do hapeshin për aplikantët në Policinë e Shtetit. Por nuk flitet më për progres, nuk flitet më për inovacion, nuk flitet më për siguri.

Nuk mund të flitet më për inovacion në një kohë kur të tilla konkurse janë bërë procedurë standarde në Policinë e Shtetit që nga viti 2006 dhe ndërkohë që flasim janë mbi 170 persona të cilët i kanë fituar këto konkurse, kanë marrë certifikimet për të qënë pjesë e Policisë së Shtetit, dhe ndërkohë janë zhbërë, ashtu siç Rama dhe Tahiri kanë zhbërë të gjithë Policinë e Shtetit “,- u shpreh Ristani.

Ristani ka theksuar se nuk mund të flitet për siguri kur sipas tij tritoli dhe droga kanë marrë përhapje masive. “Nuk mund të flitet për progres ndërkohë që janë mbi 600 punonjës policie me një dhe dy fakultete dhe me cerfitikime brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilët sot janë hedhur në rrugë dhe janë të papunë. Nuk mund të flitet më për siguri, ndërkohë që tritoli po bën kërdinë çdo ditë, ndërkohë që vrasjet po shtohen.

Vetëm në këto 18 ditë të marsit, kemi 10 vrasje, ndërkohë që marsi i 2013 ka pasur vetëm 5 të tilla. Nuk mund të flitet për siguri, ndërkohë që droga po përhapet kudo nëpër Shqipëri. I gjithë prodhimi stok i drogës që nuk dilte dot në rrugë për shkak të punës së Policisë, sot ka mbytur Shqipërinë dhe po tenton dhe sulmon kufijtë e Europës. E gjithë kjo situatë, nuk mund tu lejojë atyre të kalojnë nga Doktor Gjilpëra tek Linkolni, por të kujdesen për pavarësinë e Policisë së Shtetit dhe jo për kthimin e Policisë së Shtetit nga Polici të Shtetit në Parti Socialiste”.

 

 

Berisha: Rama thotë se rendi do vendoset pasi vrasesit të lajnë hesapet!

Ish-kryeministri Berisha kritikoi qëndrimet e kreut të ekzekutivit të mbajtura në mbledhjen e konkurrentëve të Shkollës së Policisë. Berisha thotë se Rama i deklaroi shqiptarëve se nuk duhet të shqetësohen për rendin dhe rritjen e panderprere të vrasjeve, duke i siguruar ata se rendi do vendoset sapo kriminelët të përfundojnë larjen e hesapeve njeri me tjetrin.

“Kjo deklarate e papergjegjshme e kreut te ekzekutivit eshte nje drite jeshile per vrasesit, me dhe pa pagese, te vazhdojne vrasjet por kesaj rradhe me mirekuptimin e qeverise, e cila po kerkon per kete edhe mirekuptimin e qytetareve. Mirepo piktori deshtak, qe dorezohet para kriminalitetit dhe vrasjeve, harron se kur nuk vepron ligji vrasja sjelle vrasjen dhe vendi ecen i sigurt drejt kaosit dhe pasigurise se plote. Keta jane shoket e krimit. Me ta ne pushtet rend nuk mund te kete”,-ka shkruar një ditë më parë ish-kryeminstri Sali Berisha në rrjetin social “Facebook”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency