Lufta në Siri/ 27 “ushtarë” të kthyer, në vëzhgimin e SHISH-it

0
217

Anxhela Tato

 

 

Raporti, të kthyerit cilësohen si persona me rrezikshmëri të lartë, me prirje ekstremiste fetare

 Lëvizjet e tyre, në vëzhgim, u është ndaluar udhëtimi për herë të dytë drejt Turqisë

 

lufta siriShërbimi Informativ mban në vëzhgim 27 persona të kthyer nga lufta e Sirisë. Sipas të dhënave të publikuara në raportin e dorëzuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, rezultojnë në total rreth 86 “ushtarë” në batalionet e luftës, nga të cilët 27 janë rikthyer sërish në vendin tonë. Sipas SHISH-it, personat e kthyer kanë qenë elementë aktivë dhe pjesëmarrës në luftën siriane, çka i bën ata automatikisht të dyshimtë duke i vënë në vëzhgim. Në raport këta persona cilësohen me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me tendenca ekstremiste fetare dhe me prirje të dhunshme për shkak të përvojës së tyre në luftë. Lëvizjet e tyre vëzhgohen vazhdimisht dhe autoritetet kanë ndaluar udhëtimin e tyre përsëri drejt Turqisë. Disa prej tyre kanë tentuar të udhëtojnë sërish drejt Sirisë, por janë kthyer në pika të kalimit kufitar. Një pjesë e madhe, sipas raportit të SHISH-it, jeton në Tiranë dhe ende vazhdojnë të frekuentojnë xhamitë e Unazës së Re apo edhe atë të fshatit Mëzez, edhe pse tregojnë kujdes pas arrestimit të dy imamëve të vetëshpallur. Pas kryeqytetit, numri i personave që janë kthyer nga Siri banojnë në rrethinat e Pogradecit, Librazhdit e Cërrikut, të ndjekur nga banor të zonës së Dibrës e Burreli.

 

Raporti

 Sipas sinjalizimeve, këta persona udhëtonin në linjën ajrore nëpërmjet Rinasit drejt Stambollit dhe më pas në Siri. Në rrugë tokësore lëviznin me linjat e rregullta te autobusëve Tiranë-Kapshticë-Greqi dhe më pas drejt Turqisë. Atje priteshin nga një grup peronash që drejtohet nga Gerti Pashja, aktualisht i shpallur në kërkim. Që aty, shqiptarët kanë kaluar nëpërmjet zonës kufitare me Sirinë, për t’i bashkuar grupeve luftarake të njohur me emrin “Al-Nusra” që tashmë janë cilësuar si fraksione terroriste. Sipas dosjes, koha më e gjata që një vullnetar shqiptar ka qëndruar në Siri, por që tashmë është kthyer, është e Isa Nergjonit i njohur edhe si Jahja Nergjoni. Nga të dhenta figuron se ky person ka luftuar krah ushtarëve për rreth një vit, duke u kthyer më 24 janar të këtij viti. Ndërsa pjesa tjetër, ka respektuar afatet 3-mujore të qëndrimit jashtë Shqipërisë, duke mos cenuar afatet e parashikuar nga BE-ja për qëndrimin pa vizë.

 

Itinerari

 “Të përzgjedhurit u nënshtroheshin leksioneve fetare në Shqipëri, për t’u dërguar më pas në Stamboll. Me vete i jepeshin lekët për rrugën dhe stërvitja e përgatitja fiziko-ushtarake bëhej në Alepo të Sirisë. Nga Stambolli deri në Siri shkonin me makinë me rekomandim nga Shqipëria për të hyrë në Siri. Pas qëndrimit në Siri i rikthenin sërish në Shqipëri, ku viheshin në provë për të parë nëse ishin ende të gatshëm për të luftuar. Gjatë gjithë kohës personat e kthyer ishin në përgjim për të parë nëse shoqëroheshin sërish me ekstremistët apo ndërronin ideale dhe mendime. Pas provës së dytë vinte faza finale, e ridërgimit në Siri përmes Stambollit, si bazë e mbledhjes dhe e shpërndarjes së të rekrutuarve. Të rekrutuarve i premtohej se një ditë toka e shenjë do të bëhej e tyrja, por kjo vetëm pas largimit të Bashar Al Asad. Kjo do të arrihej vetëm me anë të luftës për shtetin islam, pra luftës për xhihad. Gjithashtu imamët e arrestuar i indoktrinonin me fraza të tipit që pas vdekjes në luftë do të vinte parajsa e shumë dëshiruar. Pas dërgimit të ushtarëve shqiptarë drejt Sirisë familjet e tyre ndihmoheshin financiarisht nga këto grupe ekstremistesh”, – detaje nga hetimi i Prokurorisë.

 

 

Të kthyerit

 Isa Nergjoni

Zeqir Imeri

Armand Morina

Dionis Qevani

Edmond Suparaku

Sidrit Lloja

Denis Shimili

Medat Hasani

Dritan Kosturi

Çlirim Hate Kuqo

Ylli Kujtim Bregu

Eduard Muharrem Dursi

Leonard Përleka

Amiraldo Zdrava

Kujtim Zeqir Tafa

Edmond Balla

Erzen Gashi

Kujtim Tota

Zyber Gurra

Leart Salaj

Ledio Mehmeti

Gramoz Çengeli

Gëzim Ruçi

Jetnor Hasa

Asrimuhammed Tahiri

Enes Miska

Edmond Osmaj

 

 

 

Asgjësimi/ 1.6 tonë drogë në lumin Erzen, kishte mbetur në magazinën e Ministrisë së Brendshme

 Gjirokastër, Artan Didi mbledh krerët e policisë, fushatë kundër kultivimit të kanabis

Asgjësohet sasia e drogave që ndodheshin të magazinat e Ministrisë së Brendshme. Sasitë prej 1570 kilogramë kanabis, 8.1 kilogramë heroinë dhe 1.3 kilogramë kokainë ndodheshin në ambientet e repartit numër 100 të magazinuara në cilësitë e provës materiale në 23 vendimeve penale të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Asgjësimi është ndjekur nga komisioni përkatës për asgjësimin e provave materiale të lëndëve narkotike i përbërë nga: prokurori pranë Prokurorisë për Krime të Rënda; përfaqësuesi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë; ekspertë të Drejtorisë së Policisë Shkencore dhe specialistët e sektorit për Narkotikët në Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Takimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, ka mbledhur krerët e policisë së Gjirokastrës dhe përfaqësues të pushtetit lokal për fushatën sensibilizuese dhe parandaluese për kultivimin e kanabisit. Drejtori i Përgjithshëm është njohur me problematikat e zonave që janë edhe më të përfolurat për kultivimin e bimëve narkotike në vend. Didi ka kërkuar shtimin e kontrolleve dhe të punës operative për të goditur rastet e trafikimit të bimëve narkotike që kanë si origjinë zonën e Gjirokastrës, si edhe grumbullimin e informacioneve për vendet e kultivimit të kanabisit. Muajt e parë të vitit 2014 kanë regjistruar rekorde në sasitë e sekuestruara të kanabisit të destinuar për t’u shitur në tregun e përdoruesve në vend apo për t’u trafikuar jashtë vendit, por sipas kryepolicit krahas goditjes së fenomenit duhet më shumë punë në parandalimin e kultivimit të bimës narkotike