Reagimi/ Simeone: Deklaratat e Ronaldos dhe Ramosit, qesharake

0
158

Jurges Veizaj

 

diego simeoneTrajneri argjentinas është shprehur se komentet e bëra nga të dy lojtarët pas “klasikes” e kanë bërë për të qeshur

 Nga ana tjetër, ai u shpreh se ndeshja ndaj Granadës nuk do të jetë e lehtë, kjo edhe për shkak të rëndësisë që ka për të dyja skuadrat trepikëshi

 Për komentet e bëra qendrori Serxho Ramos është pezulluar nga Federata me një ndeshje

 

 

Simeone foli dje për disa çështje të cilët prekin momentin që po kalon ekipi i tij, por foli edhe për “klasiken”. I drejtpërdrejtë dhe pa nënkuptime. I tillë është argjentinasi që duket se temperamentin e tij të hekurt e ka gjetur edhe te skuadra e tij. Doli para gazetarëve të fliste për takimin e radhës me Granadën, por Diego Simeone nuk mund t’u shmangej pyetjeve rreth “El Clasico”-s dhe konkretisht polemikave që kanë shkaktuar Ronaldo e Ramos me kritikat ndaj arbitrit Malenko. “Kam qeshur shumë me deklaratat e tyre. Gjithsesi, nuk ka asnjë dyshim që Reali e Barcelona mbeten favoritë për titullin e këtij sezoni. Deri në fund të sezonit, janë edhe 9 takime për t’u luajtur dhe gjithçka mund të ndodhë. Për sa i përket misionit tonë, duhet të fitojmë çdo ndeshje dhe kjo nuk është aspak e lehtë”. Sfidën me Granadën në shtëpi, tekniku i Atletiko Madridit kërkon ta marrë me qetësi, teksa ftoi të gjithë tifozët të mbushin stadiumin për të mbështetur skuadrën e zemrës. “Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe e komplikuar, sepse edhe për kundërshtarin, ky takim vlen po aq shumë sa për ne. Më shqetëson vetëm fakti që kjo ndeshje luhet në mbrëmje vonë. I ftoj tifozët që të vijnë dhe ta shoqërojnë skuadrën e tyre në këto momente”. A ndien përgjegjësi mbi shpatulla “El Cholo” si trajner i ekipit lider në kampionatin spanjoll? “Jo, jo. Nuk e ndiej si përgjegjësi por si realitet të momentit, fryt i punës që kanë bërë të gjithë lojtarët. E vetmja gjë që më intereson në këto çaste është të bëjmë një lojë të mirë kundër Granadës”. Simeone deklaroi gjithashtu se edhe skuadra në përgjithësi është e përgatitur për të përballuar presionin pasi ndodhet në krye të kampionatit, por që gjithsesi situata duhet parë sërish pas të paktën 5 takimesh. Ndërkohë, për deklaratat e bëra nga mbrojtësi spanjoll Federata e ka pezulluar me një ndeshje. Ky vendim pritet që të apelohet nga ekipi i Realit. Kjo, pasi Ançeloti e do kapitenin në skuadër në një përballje të vështirë kundër Seviljes. Duke parë që luhet edhe jashtë fushës së tyre nuk do të jetë e lehtë për galaktikët që të triumfojnë.

 

 

Shuster: Klasikja e luajtur, më e bukura e shekullit

“El Clasico” e shekullit. Kështu e ka quajtur përballjen e fundit Real Madrid-Barcelona Bernd Shuster, ish-trajneri i “Los Blancos” dhe ish-futbollist i Barcelonës. “Në mos gaboj, në shekullin e 21-të janë luajtur 43 klasike. Edhe po të luheshin dhe 8 klasike të tjera brenda vitit për ta zbehur këtë duel, ajo sërish do të mbetet ndeshja më e bukur në botë. Por kjo e fundit që pamë në “Bernabeu” mund të konsiderohet më e bukura e të gjithave. Një ndeshje që i pati të gjitha, spektakël, penallti, kartonë të kuq, polemika, por që fatkeqësisht u vendos nga vendimet e arbitrit. Unë nuk dua t’u hyj polemikave, por në aspektin e spektaklit dhe paparashikueshmërisë në fushë, mund të them se ishte një ndeshje që u vendos nga detaje tmerrësisht të vogla”, – u shpreh 54-vjeçari gjerman, që aktualisht drejton skuadrën e Malagës.

 

 

Kros nuk gjen akordin me Bajernin, afrohet Junajtid

Kampioni i Gjermanisë, Bajerni i Mynihut, i ka anuluar bisedat për kontratë të re me mesfushorin Toni Kros. Mesfushori gjerman është qëllimi kryesor i menaxherit të Mançester Junajtid, Devid Mojes. “Daily Mail” shkruan se negociatat nuk do të zhvillohen deri pas fundit të Kupës së Botës, kur 24-vjeçari do të jetë në 12 muajt e fundit të marrëveshjes aktuale. Siç qëndrojnë gjërat për momentin, të dyja palët janë shumë larg arritjes së një marrëveshje. Kros kërkon të kalojë përtej pozitës aktuale ku është në mesin e përfituesve mesatarë, dhe dëshiron t’u bashkohet lojtarëve si Filip Lam, Bastian Shvajnshtajger dhe Frank Riberi me pagë prej 150 mijë paund në javë. Në anën tjetër, Bajerni kërkon të parandalojë daljen jashtë kontrollit të kërkesave të lojtarëve. Për të parandaluar një mundësi të largimit të tij si agjent i lirë, klubi mund të detyrohet ta shesë atë nëse në adresë vjen ndonjë ofertë në vlerën e 20 milionë paundëve.

 

 

Bartomeu: Barcelona me 120 milionë euro në merkato

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, thotë se klubi katalanas mund të harxhojë deri në 120 milionë euro për transferime për sezonin e ardhshëm. “Secilin vit ne kemi një fitim përtej harxhimeve prej rreth 120 milionë euro. Në përgjithësi ne e shfrytëzojmë gjysmë e këtij fitimi për të transferuar dhe pjesën tjetër për të paguar borxhe. Por mund të ketë ndonjë vit ku ne e harxhojmë të gjithë 120 milionë eurot në transferime”, – ka thënë Bartomeu për “El Periodico”. Barça së shpejti pritet të zbulojë transferimin e portierit Mark-Andre ter Stegen, ndërsa si synim ka edhe marrjen e David Luiz nga Çelsi.

 

 

Tohir: Torres, Dzeko ose Morata te Interi

Manjati i Inerit ka paralajmëruar se do të jetë dorëlirë gjatë afatit kalimtar veror për përforcimin e skuadrës. Forma jo e dëshiruar e zikaltërve ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë për rindërtimin e ekipit. Tashmë, ata kanë siguruar shërbimet e Nemanja Vidiçin, ndërkohë që mediat spekulojnë se zikaltërve mund t’u bashkohen edhe Fernando Torres, Edin Dzeko dhe Bakari Sanja. Edhe pse drejtori Piero Auzilio ka përgënjeshtruar njoftimet se klubi i tij ka marrëveshje me Sanja dhe Dzeko, Tohir ka thënë se janë të interesuar për emrat e përmendur. “Jemi të gatshëm për një punë të madhe për të sjellë një sulmues të mirë ose mesfushor. Përmenden e emrat e Torresit, Dzekos dhe Alvaro Moratës. Njëri nga ta mund të përfundojë te ne. Na pëlqen Sanja, por e ardhmja e tij varet nga ai”, – është shprehur kreu i Interit.

 

 

Mata: Junajtid mund të triumfojë në Champions

Manata mendon se Mançester Junajtid është i aftë të bëjë atë që bëri Çelsi dy vite më parë. Mata fitoi trofeun e Ligës së Kampioneve me “blutë” në drejtimin e trajnerit Roberto di Mateos, edhe pse ata po kalonin një sezon të dështuar dhe ishin jashtë favoritëve për ta fituar garën. Spanjolli mendon se mund të përsërisë të njëjtën gjë edhe këtë sezon me Mançester Junajtidin, ku kaloi gjatë afatit kalimtar dimëror. Junajtid është caktuar të përballet me kampionin në fuqi të Evropës, Bajern në dy ndeshjet çerekfinale të garës evropiane. “E gjithë bota e di se sa vështirë do të jetë, por unë kujtoj vitin tim të parë te Çelsi, kur ne fituam Ligën e Kampioneve përkundër parashikimeve. Le të presim dhe të shohim”, – ka thënë Mata.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency