“Daily Mail”: Gjatë Luftës së Ftohtë u helmuan me gaz mustard 30 marinsa britanikë

0
193

Ministria shqiptare e Mbrojtjes përgënjeshtron lajmin e “Daily Mail”

 

ishulli i sazanit ne Shqiperi eshte i pabanuar. Ajo u perdorte gjate luftes sse ftohte. gjate nje udhetimi trajnues ne ishull 30  marsina u helmuan Rreth 30 marinsa britanikë u sëmurën gjatë një stërvitjeje në ishullin e Sazanit, pranë një uzine ruse të braktisur, ku prodhoheshin armë kimike gjatë Luftës së Ftohtë, ndërsa u dyshua se ata janë ekspozuar ndaj gazit mustard. Lajmi u bë i ditur nga “Daily Mail”, ndërsa një zëdhënës i forcave ushtarake britanike ka pranuar faktin e problemeve nga helmimet, por ka shtuar se kjo ka ardhur si pasojë e bimësisë. Lajmi, në fakt, është përgënjeshtruar nga Ministria e Mbrojtjes në Tiranë, sipas së cilës nuk ka pasur asnjë incident apo shqetësim të trupave në terren.

Sipas “Daily Mail”, trupat ushtarake patën nevojë urgjente për ndihmë mjekësore, ndërsa zhvillonin manovrat në ishullin e Sazanit, pranë një zone ku shkencëtarët sovjetikë kishin realizuar gazra vdekjeprurës gjatë Luftës së Ftohtë.

Kjo ishte stërvitja e 3-të vjetore, e realizuar nga marina britanike, në bashkëpunim me ushtrinë shqiptare. Stërvitja “Albanian Lion 2013” u realizua në jug të Shqipërisë nga 28 gushti deri në 2 shtator 2013. Një marins tha se “djemtë kanë qenë në agoni, lëkura në duart dhe krahët e tyre u skuq. Njëri prej marinsave pati probleme me frymëmarrjen. Dhe ne jemi të sigurt se shkaku ishte gazi mustardë. Mjekët i kuruan marinsat. Edhe pse gjendja e tyre u rikuperua pas incidentit, ata janë të shqetësuar sa i takon shëndetit të tyre dhe familjeve të tyre”.

Sovjetikët kanë realizuar disa kimikate vdekjeprurëse në ishullin e Sazanit, i cili nuk është i banuar nga njerëzit. Marinsat, nga elita e Grupit Task-Forcë i Reagimit të Mbretërisë së Bashkuar, u ndien keq gjatë një trajnimi në ishullin e Sazanit.

Komandot pastruan rrugën e tyre përmes një labirinti, me tunele dhe ndërtesa të cilat janë pushtuar më parë nga ushtarët sovjetikë, si pjesë e ushtrimit vjetor, e cila përfshiu një personel prej 3 mijë personash. Gjatë Luftës së Ftohtë, Shqipëria u mbështet shumë tek Bashkimi Sovjetik dhe ishulli i Sazanit u përdor si një bazë e madhe strategjike e Rusisë në Mesdhe. Trupat sovjetike ndërtuan aty një fabrikë të armëve kimike dhe biologjike, para se të tërhiqeshin nga Shqipëria gjatë viteve 1980. Në ditën e sotme, mbetet ende i paqartë dëmi mjedisor i shkaktuar nga eksperimentet e zhvilluara në ishull. Maskat sovjetike të asaj kohe kundër gazit janë ende të shpërndara në të gjithë ishullin, i cili është tre milje i gjatë dhe rreth dy milje i gjerë.

 

Ministria e Mbrojtjes: Stërvitja nuk pati incidente

Ministria shqiptare e Mbrojtjes përgënjeshtron lajmin e “Daily Mail”, që raportoi një ditë më parë dyshimin se marinsat britanikë ishin helmuar me gaz mustard gjatë stërvitjes së realizuar në Shqipëri verën e kaluar. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, planizuesit e përbashkët nuk kanë identifikuar dhe vërejtur asnjë shenjë të mbetjeve kimike të dëmshme për shëndetin e trupave që do të merrnin pjesë në stërvitje. Sipas këtij dikasteri, gjithë stërvitja e planizuar është zhvilluar sipas objektivave të saj dhe pa incidente. Gjatë ditëve të zhvillimit të saj në të gjitha raportimet e komandave të niveleve të ndryshme nuk janë raportuar incidente apo shqetësime të trupave në terren. Stërvitja “Albania Lion 2013” është zhvilluar në periudhën 28 gusht – 2 shtator 2013 në ishullin e Sazanit. “Daily Mail” citon një zëdhënës ushtarak britanik, kur thotë se pati një hetim për shkakun e simptomave të helmimit të ushtarakëve gjatë ushtrimit për marrjen e fortifikimeve të ishullit dhe se rezultoi që shkaku të mos ishte gazi mustard apo lëndë tjetër helmuese ushtarake, por një lloj bime që rritet në ishull. Gjithsesi, ishulli ka qenë i banuar për më shumë se 30 vite dhe nuk është raportuar ndonjëherë për situata masive helmimesh nga bimësia.

Në atë periudhë, mediat britanike publikuan lajme se këto trupa po përgatiteshin për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri, por zhvillimet politike dhe mungesa e marrjes së mbështetjes politike për realizimin e operacioneve luftarake bëri që të mos kishte të tilla ndërhyrje në vendin e përfshirë nga lufta civile.

 

Reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Autoritetet shqiptare, me qëllim rritjen e nivelit të stërvitjes dhe familjarizimin me procedurat dhe standardet e NATO-s, i kanë kushtuar gjithmonë prioritet zhvillimit të stërvitjeve të përbashkëta, dypalëshe dhe shumëpalëshe si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Stërvitja “Albania Lion”, së cilës i referohet artikulli në fjalë, është një stërvitje e zhvilluar në periudhën gusht-shtator të vitit 2013 dhe skenari i saj konsistonte në zbarkimin e trupave detare britanike si dhe kryerjen e ushtrimeve të tjera në tokë në bashkëpunim me trupat shqiptare. Kjo stërvitje është planizuar dhe koordinuar nga autoritete dhe komanda të larta ushtarake britanike në bashkëpunim me atë shqiptare. Rajonet e stërvitjes dhe poligonet e nevojshme për të mbështetur objektivat e stërvitjes janë përzgjedhur, inspektuar dhe kontrolluar në të gjitha aspektet e sigurisë në kohën e planizimit të saj. Planizuesit e përbashkët nuk kanë identifikuar dhe vërejtur asnjë shenjë të mbetjeve kimike të dëmshme për shëndetin e trupave që do të merrnin pjesë në stërvitje. Gjithë stërvitja e planizuar është zhvilluar sipas objektivave të saj dhe pa incidente. Gjatë ditëve të zhvillimit të saj në të gjitha raportimet e komandave të niveleve të ndryshme nuk janë raportuar incidente apo shqetësime të trupave në terren. Sjellim në vëmendjen se përfundimi i kësaj stërvitje ishte një sukses në të cilin mori pjesë edhe ambasadori britanik në Tiranë, Presidenti i Republikës, ish-ministri dhe ministri aktual i Mbrojtjes.