Vendimi/ Plagosja e Gentjan Kaçajt, Apeli la të lirë të arrestuarin Nika

0
244

Anxhela Tato

 

Prova e lirimit, dëshmia e të plagosurit, akuzoi Nikën pasi viktima ishte prangosur për armëmbajtje

 Viktima Nika, i famshëm për shmangien e arrestimit, i shpëtoi operacionit në 20 mars

 

gjykata1Gjin Nika, zaptues në galeritë e zonës D në Bulqizë, u arrestua si i dyshuar për vrasje, nga forcat e Komisariatit numër 4 të Tiranës, në periferi të kryeqytetit në 20 janar të këtij viti pas dy operacioneve të forcave speciale të dështuara më parë për arrestimin e tij. Nika, ishte në kërkim i dënuar me 1 vit burg për plagosjen e Shkëlqim Shehut, ai dyshohej dhe për dy vrasje: Hasan Talen, i ekzekutuar në Tiranë në 17 janar dhe të Shefqet Shehut në shtatorin e vitit 2013 në Bulqizë, ngjarje në të cilën mbeti i plagosur dhe një kalimtar. Arrestimi i 20 janarit bëri bujë se përveç vrasjeve, Nika, sipas policisë, ishte i famshëm për shmangien e arrestimit sa herë që grumbulloheshin prova ndaj tij. Madje, Gjin Nika besohet se i ka shpëtuar një operacioni policor në Kamëz në 20 mars, kur njëri nga tri mjetet që u ndoqën nga policia përfundoi brenda një dyqani celularësh. Vetë oficerët e policisë, mbetën të shtangur kur një informacion i ardhur në rrugë operative fliste për Nikën dhe disa matjanë të armatosur mes të cilëve të cilëve kishte dhe të kërkuar për vrasje, pasi mendohej se me arrestimin e 20 janarit, Nika do të qëndronte gjatë në qeli. Menjëherë pas atentatin në vendngjarje kanë mbërritur përfaqësues nga sektori i krimeve, ndërkohë që nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Pas atentatit janë ngritur postblloqe në disa qytete me qëllim kapjen e autorëve. Rreth mesditës, policia ka shoqëruar 21 persona në Durrës dhe në Tiranë mbi vrasjen e dyfishtë në Fushë-Krujë. Policia e Tiranës ndërkaq ka marrë në pyetje personat e dyshuar se mund të kenë dijeni rreth vrasjeve të kryera.

 

Vendimi

Më datë 25 shkurt të këtij viti pas ankimimit Gjykata e Apelit çmoi të arsyeshme lënien të lirë të të arrestuarit Nika, duke i ndryshuar masën e sigurisë në “Detyrim paraqitjeje”. Ndonëse nga ana e Prokurorisë kishte prova që e implikonin Nikën në plagosjen e Gentjan Kaçajt, ai u la i lirë. Vendimi u firmos nga treshja Edmond Goga, Fatmira Hajdari dhe Gramoz Levanaj. Sipas treshes gjykuese, konstatohet se nga provat e paraqitura roja ka qenë dëshmitari i ngjarjes, të cilët kur i është dhënë fotoja e Gjin Nikës e ka përjashtuar si autor. Njëkohësisht, për Apelin ishte e dyshimtë deklarata e të plagosurit, i cili herën e parë ka deklaruar se nuk e ka parë autorin dhe herën e dytë ka fajësuar Nikën, pasi ky i fundit ishte arrestuar nga blutë për armëmbajtje. “Kolegji i Gjykatës së Apelit konstaton se vendimi i gjykatës nuk është i justifikuar për të vendosur masën e sigurimit arrest ne burg. Ngjarja ka ndodhur me datën 8.4.2013, kurse denoncimi është bërë me 20.1.2014. Si shkak i deklarimit të të dëmtuarit ka qenë se ai në këtë kohë është ndjerë i lehtësuar, pasi i gjykuari ishte arrestuar dhe se ai nuk e kishte më ndihmën e policisë, prokurorisë dhe Gjykatës Bulqizë. Ky përfundim i arritur dhe nga organi i akuzës dhe i pranuar nga gjykata, nuk është i drejtë dhe nuk mund të merret si provë që sjell dyshimin e arsyeshëm, se i gjykuari mund të jetë autor i veprës penale. I dëmtuari nuk del që të ketë pasur ndonjë konflikt me të gjykuarin. Edhe në deklarimet e tij, ai nuk nxjerr ndonjë të dhënë që të ketë pasur konflikte me të gjykuarin”.

 

Konfliktet/ Plagosja e Shehut në 2009-ën, Gjykata e Dibrës dënoi me 1 vit burg Nikën

Sipas burimeve të policisë, në 5 maj 2009, Gjin Nika së bashku me disa miq të tij kanë shkuar në Malin e Bardhë për të drekuar. Pas drekës ata janë ndaluar për të pirë kafe në afërsi të urës së re në Fushë-Bulqizë, tek lokali i shtetasit Faik Dedja. Në kohën që të tre të pandehurit po pinin kafe, i ka parë shtetasi Bujar Shehu, i cili ka pasur konflikte më parë me shtetasin Gjini Nika, pasi ky e kishte goditur më parë. Shtetasi Bujar Shehu njofton dy vëllezërit e tij, Shkëlqim dhe Eduard Shehu, të cilët kanë ardhur menjëherë dhe së bashku me shtetasin Bujar Shehu, i janë afruar tavolinës, ku po pinte kafe i pandehuri Gjini Nika. Të tre vëllezërit kishin marrë në dorë sende të forta për të goditur të pandehurin Gjini. Në momentin që i pandehuri Gjini Nika ka parë të tre vëllezërit Shehu që po afroheshin me vrap në drejtim të tij, është ngritur dhe është larguar me vrap nga lokali. Shtetasit Shehu kur e panë se po largohej i pandehuri Gjini Nika, e kanë ndjekur me vrap dhe në kohën që shtetasi i është afruar shumë i pandehuri ka nxjerrë një pistoletë që e kishte me vete, ka qëlluar në tokë një herë, por kur ka parë se shtetasi Shkëlqim vazhdonte ta ndiqte, ka qëlluar përsëri dhe plumbi e ka kapur shtetasin Shkëlqim në putrën e këmbës dhe menjëherë ai ka ndaluar. Aty kanë mbërritur edhe dy vëllezërit e tjerë, të cilët kishin mbetur mbrapa dhe e kanë marrë të dëmtuarin. Për këtë ngjarje Nika është dënuar me 1 vit burg. Pikërisht në këtë datë Gjini Nika ka qëlluar me pistoletë shtetasin Shaban Shehu. Shkak i kësaj plagosje ka qenë një konflikt i vjetër mes tyre dhe se ka ndodhur në lokalin e Faik Dedes, ku Nika po pinte kafe se bashku me disa persona të tjerë.

 

Lufta për kromin/ Një ndër pistat e hetimit të policisë

Lufta për galeritë e kromit dyshohet se është shkaku i vrasjes së Gjin Nikës nga Bulqiza, të cilin policia e ka pasur të dyshuar për një sërë ngjarjesh kriminale, përfshirë në to dhe 2 vrasje, atë të Hasan Tales e Qerim Markut. Arrestimi i tij u bë pasi policia e akuzoi Gjin Nikën si autor të ekzekutimit të biznesmenit të kromit, Hasan Talja mbrëmjen e 17 janarit të këtij viti, në rrugën “Bajram Allaraj” dhe për vrasjen e Qerim Marku. Ndërsa është i dyshuar edhe për një tjetër ngjarje ku u përfshinë disa persona, të implikuar sërish me biznesin e kromit. Bëhet fjalë për vrasjen e mbetur në tentativë të Gentian Kasaj, ngjarje e ndodhur në “Don Bosko”, më 8 prill 2013. Për këtë Nika u arrestua më 21 janar 2014. Mbi ngjarjen me Talen, Nika u la në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa u lirua nga Gjykata e Apelit.