Ad honorem Zef Mirdita

0
342

 Kastriot MARKU

 

f.1221171847657_mPoeta nascitur, historicus fit – Ad honorem Zef Mirdita. Albert Ramaj (ed.) Albanisches Institutdhe Hrvatski institut za povijest. St. Gallen – Zagreb 2013. 1244 f. ISBN: 978-3-9524201-0-2 dhe978-953-7840-23-5.

Maksima e njohur latine Poeta nascitur, historicus fit (Poeti lind, historiani bëhet) ka shërbyer për të titulluar njërën prej përmbledhjeve më të rëndësishme të studimeve albanologjike të botuara deri më sot, përmbledhje e cila i është kushtuar njërit prej historianëve më cilësorë që ka realisht bota shqiptare.

Ky festëshkrim (termi festëshkrim këtu ndeshet së pari dhe është përdorur si kalk gjuhësor që vjen prej gjermanishtes Festschrift, Fest=festë dhe -schrift=shkrim, që është sinonim i termit botim jubilar, të përdorur deri tani) i kushtohet Zef Mirditës, një personaliteti të përveçëm të shkencës dhe kulturës shqiptare, në shenjë mirënjohjeje për punën e madhe dhe të gjatë kërkimore shkencore për gati 50 vjet, veçmas për kohën që ai kaloi në Institutin për Histori Kroate, në vitet 1993-2004, si dhe kohën tjetër mbasi pensionohet, kur Instituti Kroat bazuar në kompetencën dhe vullnetin e prof. Mirditës e ka mbajtur atë aktiv si anëtar të përhershëm të vetin pranë këtij Instituti me punë dhe projekte të tjera kërkimore shkencore. Prof. Zef Mirdita me punën e tij kërkimore-shkencore përbën një pikë referimi me rëndësi në rrethet shkencore shqiptare, kroate, por edhe ato ballkanike, evropiane dhe botërore.

Prof. dr. Zef Mirdita lindi më 13 mars 1936 në qytetin e Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik ndërdioqezan e kreu në Pazin dhe në Zagreb. Studimet e larta i nisi në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Zagrebit, fillimisht për filozofi (1958) e më pas për histori (1960), studime të cilat i përfundoi dhe u diplomua më 8 korrik 1965. Më 8 shkurt 1966, kthehet në vendlindje dhe emërohet profesor në gjimnazin e Prizrenit, ku jep lëndët e historisë, sociologjisë si dhe të gjuhëve latine, frënge, shqipe serbe e turke. Krahas punës në gjimnazin e Prizrenit, jepte ligjërata për studentët e filozofisë në Universitetin e Prishtinës rreth historisë dhe albanologjisë, në shqip dhe serbisht. Në janar 1967, emërohet në Fakultetin Filozofik të Prishtinës si asistent në degën e historisë së kohës së vjetër dhe gjuhës latine. Në vitin 1968 paraqiti tezën e doktoraturës me temë: “Dardanët dhe Dardania në antikë”, të cilën e mbrojti me sukses më 3 nëntor 1972 dhe me 20 prill 1973 i jepet titulli “Doktor i shkencave historike” në Universitetin e Zagrebit) dhe po atë vit i jepet titulli “Docent” në fushën e historisë. Një vit më pas (më 1974) u specializua ne Katedrën e Historisë së Kohës së Vjetër pranë Universitetit të Romës “La Sapienza”. Në vitet 1976-1977 kreu specializimin fushën e Historisë së Vjetër dhe Paleoballkanistikës në Heidelberg (Gjermani) si bursist i fondacionit “Alexander von Humboldt-Stiftung”. Më 1978, është asistent profesor, ndërsa me 1983 është profesor ordinar i Universitetit të Prishtinës, ku edhe jep lëndën “Historia e kohës së vjetër”. Nga viti 1980-1990, për 10 vjet ka qenë anëtar i Komitetit Nacional të Jugosllavisë për ballkanologjinë, ka qenë anëtar i redaksisë kosovare për “Enciklopedinë e Jugosllavisë”. Më 3 prill 1991 emërohet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në vitet 1991-1992 kreu një tjetër specializim në fushën e historisë në Mynih të Gjermanisë, sërish si bursist i fondacionit “Alexander von Humboldt”. Në vitin 1993, largohet nga Kosova dhe punësohet në Institutin e Historisë në Kroaci, si këshilltar shkencor ku edhe qëndroi për rreth 4 vjet, pasi me 1997 fillon punë në Universitetin “J. J. Strossmayer” të Osijekut, ku jepte lëndën e Historisë së Kohës së Vjetër. Ka marrë pjesë në shumë kongrese shkencore ndërkombëtare në Beograd, Ankara, Bukuresht, Vjenë, Insbruk, Dubrovnik, Mostar, Palermo, Prishtinë, Sofje, Zarë, Mynih, Shtutgart, Zagreb, Tiranë. Është autor i dhjetë librave dhe rreth 200 studimeve shkencore të ligjëruara dhe botuara në organe dhe revista të ndryshme shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare në Ballkan dhe Evropë. Ka botuar këto libra shkencorë: Dardanci i Dardania, Zagreb, 1972, Studime dardane, Rilindja, Prishtinë, 1979, Tiranë, 1982, Antroponia e Dardanisë në kohën romake (Die Anthroponymie Dardaniens zur Römerzeit) shqip-gjermanisht, Prishtinë, 1981, Mitet dhe mitologjia në antikë, funksioni dhe trajtimi i tyre. Prishtinë, 1988, Krishtenizmi ndër shqiptarë, Drita & Misioni Katolik Shqiptar në Zagreb, Prizren – Zagreb, 1998, Religion und Kulte der Dardaner und Dardaniens in der Antike, Zagreb, 2001/ Religjioni dhe kultet e dardanëve dhe Dardanisë në antikë. Unioni i Bashkësive Shqiptare në Republikën e Kroacisë, 2001, Vlasi u historiografiji, Hrvatski institute za povijest, Zagreb, 2004, Religija i kultovi Dardanaca i Dardanije u antici. (Religjioni dhe kultet e dardanëve dhe Dardania në antikitet), Zagreb, 2007, Vlasi – starobalkanski narod (od povijesne pojave do danas). (Vllehët – popullata e vjetër ballkanike nga zanafilla historike deri më sot), Zagreb, 2009. Me punën e tij shkencore prof. Mirdita jo vetëm që është i njohur në historiografinë shqiptare, kroate dhe atë evropiane, por emri i tij nderon çdo lloj institucioni akademik.

Poeta nascitur, historicus fit – ad honorem Zef Mirdita, është një përmbledhje e pazakontë, jo vetëm për numrin e autorëve pjesëmarrës (67 autorë) dhe sasinë fizike të faqeve (1244 faqe gjithsej), por mbi të gjitha për autoritetin e studiuesve, shumësinë e tematikës dhe argumenteve të trajtuara si dhe cilësinë dhe risitë që sjellin në studimet e tyre këta autorë dhe përveçmas në studimet albanologjike. Ky botim vjen si fryt i bashkëpunimit ndërinstitucional midis Albanisches Institut St. Gallen dhe Institutit të Historisë Kroate në Zagreb, ku deri vonë ka vepruar Zef dhe Mirdita, të cilit i kushtohet ky botim. Janë përfshirë në këtë libër 67 autorë me shkrimet e tyre, gjeografia e të cilëve përfshin rreth 20 shtete, të tilla si: Shqipëri, Kroaci, Gjermani, Hungari, Rumani, Austri, Kosovë, Zvicër, Itali, Angli, Serbi, Franca, USA, Maqedoni, Slloveni, Bullgari, Argjentinë, Rusia, Greqi, Kanada etj, të cilat ndahen përkatësisht në 30 njësi në gjuhë të huaja, përkatësisht në gjashtë gjuhë të ndryshme dhe 35 njësi studimore në gjuhën shqipe. Disa studime, edhe pse të shkruara në gjuhët origjinale janë përkthyer në shqip ngasi (Andreas Gottsmann, “Konkordat apo protektorat i kultit? Monarkia Austriake dhe aktivitetet diplomatike të Selisë së Shenjtë në Evropën Juglindore 1878-1914”); Krisztian Csaplar-Degovics, “Aksionet humanitare të Austro-Hungarisë në vitin 1913”; Rafael Biermann, “Lufta e Kosovës si shembull i ndërhyrjes humanitare”); (Olga Zirojević, “Patrikana e Pejës”), Lovorka Čoralić, (“Nga Ulqini deri në Durrës – emigrantët shqiptarë në Venedik (Shekulli XIV-XVIII)”; (Dedier Norberto Marquiegui, “Arbëreshët në Argjentinë. Histori pas historisë”); e po ashtu edhe Odette Marquet, Wilfried Fiedler dhe Anton Panchev, ndërsa disa autorë shqiptarë si Nuri Bexheti, Bejtullah Destani, Bardhyl Demiraj Izer Maksuti, Frrok Zefiq, Zef Ahmeti dhe Martin Berishaj i kanë paraqitur studimet e tyre në gjuhë të huaja, përkatësisht në gjermanisht, italisht dhe kroatisht. Botimi hapet me një parafjalë të shkruar nga Aleksandar Stipcević, Nuri Bexheti, Jasna Turkalj, Gordan Ravancić dhe Albert Ramaj, që zë faqet 11-19 (për pjesën shqip), 19-25 (kroatisht) 27-32 (gjermanisht). Më pas vijohet me një jetëshkrim të prof. Zef Mirditës (shqip. f. 33-34, kroatisht f. 35-36, gjermanisht f. 37-38). Në vijim kemi një bibliografi të studiuesit Mirdita ndarë në tri seksione, në të cilën përfshihen dhjetë libra studimorë monografikë të botuar; 5 libra të përkthyer si dhe 178 artikuj shkencorë dhe recensione të botuara në shtypin periodik shqiptar dhe atë evropian, e cila zë faqet 39-53. Bibliografia e Zef Mirditës është hartuar dhe sistemuar në mënyrë kronologjike dhe përfshin periudhën 1965-2011. Të 71 studimet e botuar në këtë përmbledhje janë ndarë në 5 seksione: Antica, në të cilën përfshihen katër punime, Medium Aevum & Novum Aevum, e cila ka 16 punime, Modernus, që ka 21 punime, Lingua & Litterae me 7 punime, për t’u përmbyllur me pjesën e fundit të titulluar Diaspora, e cila përfshin 19 punime. Interesant është fakti i sapopërmendur se në strukturën dhe përmbajtjen e këtij libri për herë të parë diaspora shqiptare paraqitet si seksion më vete, duke hequr kështu një tabu që kishte mbetur në qarqet shkencore akademike të derisotme.

 

***

ANTICA

Aleksandar Stipčević, “La struttura del simbolismo religioso degli Illiri” (f. 57-62; Neritan Ceka, “Gjurmë të luftërave civile romake në Shqipëri” (f. 63-70); Michael Schmidt-Neke, “Überlegungen zur Prägung für römische Kaiserinnen: der Fall Dryantilla” (f. 71-84); Muzafer Korkuti, “Krijimet e artit prehistorik-kapital intelektual i njerëzimit” (f. 85-93).

 

MEDIUM AEVUM & NOVUM AEVUM

Aleksandër Meksi, “Përmendje të Butrintit gjatë shekujve IX-X” (f. 97-101); Marija Karbić – Damir Karbić, “Prilog poznavanju prisustva albanskih franjevaca u Proviniciji Slavoniji (Dalmaciji) u razvijenom i kasnom srednjem vijeku” (f. 103-114); Gordan Ravančić, “Neka razmišljanja o prvom spomenu Vlaha u izvorima hrvatske provenijencije” (f. 115-124); Pëllumb Xhufi, “Përkime shqiptaro-malazeze në mesjetë” (f. 125-139); Jadranka Neralić, “Opatija sv. Sergija i Baka i njeni opati tijekom 15. stoljeća prema dokumentima Tajnoga vatikanskog arhiva” (f. 141-165); Aurel Plasari, “Konteksti kishtaro-politik i qëndresës dhe luftërave të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut” (f. 167-187); Luan Malltezi, “Lufta e Skënderbeut kundër Venedikut (1447-1448)” (f. 189-200); Mijo Korade, “Prijedlozi vizitatora Aleksandra Komulovića (1548-1608) za borbu protiv Osmanlija” (f. 201-217; Cristian Luca, “Il testamento del gran dragomanno veneto Gian Rinaldo Carli senior (c. 1646-† 1722)” (f. 219-234); Robert Holjevac, “O spisu Danijela Loheta Sorex primus” (f. 235-249); Skënder Gashi, “Elemente onomastike e leksikore bizantine në Kosovë” (f. 251-274); Pirro Arapi, “Vend-emërtimet e vogla në katundin Zvërnec të Vlorës” (f. 275-291); Olga Zirojević, “Pasuria e Patrikanës së Pejës në kohën e pushtimit otoman” (f. 293-298); Peter Bartl, “Misbräuche, Laster und Hochmut. Sitten und Bräuche der Bergbewohner im Spiegel der geistlichen Visitationsberichte aus Albanien” (f. 299-314); Nuri Bexheti, “Die Schlacht bei Kaçanik und die Zussamenarbeit zwieschen Frederico Veterani und die Albaner im Jahre 1690” (f. 315-333); Eleonóra Erzsébet Géra, “Enthüllungen über Don Thoma Raspassani, dem “ungarischen” Vikar von wasserstadt Ofen (Buda)” (f. 335-359).

 

MODERNUS

Odette Marquet, “Vështrim mbi jetën baritore dhe shpirtërore të Kishës shqiptare në dokumente arkivore të fundit të shekullit XIX” (f. 363-376); Andreas Gottsmann, “Konkordat apo protektorat i kultit? Monarkia Austriake dhe aktivitetet diplomatike të Selisë së Shenjtë në Evropën Juglindore 1878-1914” (f. 377-417); Romeo Gurakuqi, “Një vlerësim mbi kryengritjen shqiptare të vitit 1912, në Kosovë dhe në Maqedoni, bazuar kryesisht në raportet e zv. konsullit britanik në Shkup, Peckham” (f. 419-453); Noel Malcolm, “Ernesto Cozzi (1870-1926): A Neglected Figure in Albanian Studies and in the History of Albania” (f. 455-504); Konrad Clewing, “Der`Andere`als Störenfried: Siedlungshistorische Anciennitätsdiskurse um Kosovo” (f. 505-520); Kastriot Marku, “Organizimi hierarkik dhe territorial i Françeskanëve në trojet shqiptare (Profil historik)” (f. 521-548); Albert Ramaj, “Laramanizmi apo kriptokrishtenizmi tek shqiptarët – përkatësisht në Kosovë në shek. XIX e XX” (f. 549-587); Robert Elsie, “Die Derwisch-Sekte der albanischen Bektaschi. Anmerkungen zu ihrer Geschichte, Verbreitung und zur derzeitigen Lage” (f. 589-607); Femi Cakolli, “Histori e krishtërimit protestant në Shqipëri dhe Kosovë. Kisha protestante tek shqiptarët”, (f. 609-628); Bejtullah Destani, “Memorandum on the Kutzo-Vlachs (1904)” (f. 629-634); Thomas Kacza, “Fan Stylian Noli (1882–1965), Albanischer Bischof und revolutionarer Demokrat” (f. 635-656); Krisztián Csaplár-Degovics, “Aksionet humanitare të Austro-Hungarisë në vitin 1913”, (f. 657-665); Roberto Morozzo della Rocca, “La storia del cattolicesimo in Albania nei periodi di Ahmet Zogu e di Enver Hoxha” (f. 667-685); Zoran Janjetović, “The Albanians in Yugoslavia 1944-1959: A Diffi cult Integration” (f. 687-704); Sadik Mehmeti & Nuridin Ahmeti, Prishtina Hasan Kaleshi – jeta dhe vepra (1922- 1976)”, (f. 705-713); Izmi Zeka, “Rinjohje me njeriun – Sadullah Brestovci – i cili historinë e mbështeti mbi baza shkencore”, (f. 715-718); Mary Motes, “The day of the flag” (f. 719-722); Frrok Kristaj, “Në kujtim të Anton Çettës”, (f. 723-726); Rafael Biermann, “Lufta e Kosovës si shembull i ndërhyrjes humanitare” (f. 727-738); Oliver Jens Schmitt, “Albanien in der europaischen Geschichte” (f. 739-750); Lush Gjergji, “Ballkani dikur dhe sot (Gjendja psikologjike dhe shoqërore)”, (f. 751-767).

 

LINGUA & LITTERAE

Wilfried Fiedler, “Gjuha e Gjon Buzukut nga këndvështrimi i gjuhësisë ballkanike” (f. 771-784); Isak Ahmeti, “Letërsia Shqiptare e Kosovës. Rrugëtimi i saj në kontekst me Biblën”, (f. 785-799); Bardhyl Demiraj, “La lettera <e> come testimone della tradizione scritta albanese- arbereshe e alcuni problemi riguardanti la sua odierna ortografia”, (f. 801-809); Mehmet Elezi, “Gjuha shqipe përballë sfidave të lirisë”, (f. 811-848); Izer Maksuti, “Ein kurzer geschichtlicher Uberblick der deutschsprachigen Albanologie”, (f. 849-860); Hans-Joachim Lanksch, “Martin Camaj interpretieren” (f. 861-872); Frrok Kristaj, “Anton Pashku krijues i papërsëritshëm”, (f. 873-877).

 

DIASPORA

Matteo Mandalà, “Dal falso storico alla falsifi cazione del vero mito: il caso del canto O e bukura More”, (f. 883-890); Aleksandar Stipčević, “Albanci o zadarskim Arbanasima”, (f. 891-908); Lovorka Čoralić, “Nga Ulqini deri në Durrës – emigrantët shqiptarë në Venedik (Shekulli XIV-XVIII)”, (f. 909-954); Matteo Mandalà, “Miti pellazgjik dhe origjina e tij. Kontributi i Jeronim De Radës dhe Giovanni Emanuele Bidera-s”, (f. 955-977); Italo Costante Fortino, “Letërsia e pabotuar arbëreshe: romani “Sofi a e Kominĭatëve” i F. A. Santorit”, (f. 979-985); Dedier Norberto Marquiegui, “Arbëreshët në Argjentinë. Histori pas historisë”, (f. 987-998); Titos Jochalas, “Mbi vendosjen e popullatës shqiptare në Greqi”, (f. 999-1007); Kopi Kyçyku, “Shqipëria dhe shqiptarët e Azerbajxhanit”, (f. 1009-1014); Aton Panchev, “Diaspora shqiptare në Bullgari”, (f. 1015-128); Alexander Novik, “Albanians in Russia and Ukraine: Cooperation and Innovations of Traditional Culture”, f. 1029-1037); Frok Zefiq, “Seoba albanaca klementinaca u Srijemu u Slavoniji (Hrvatska)”, (f. 1039-1053); Luan Rama & Remzi Përnaska, “Në gjurmë të emigracionit shqiptar në Francë”, (f. 1055-1097); Kopi Kyçyku, “Shqiptarët e Rumanisë”, (f. 1099-1122); Kurt Gostentschnigg, “Die Aktivitaten der albanischen StudentInnen in Osterreich bis 1939”, (f. 1123-1145); Nikola Pano, “Perspectives on U. S.-Albanian Relations”, (f. 1147-1167); Zef Ahmeti, “Der lange Weg zur Errichtung diplomatischer Beziehungen zwischen der Schweiz und Albanien”, (f. 1169-1214); Robert C. Austin, “Albanians in Canada”, (f. 1215-1221); Martin Berishaj, “Albanci v slovenijo: Otroci dveh domovin”, (f. 1223-1235); Albert Ramaj & Ndue Ballabani, “Kisha katolike dhe mërgata shqiptare. Misioni katolik shqiptar në Zagreb”, (f. 1237-1244).

***

Publikimi i këtij libri në Zagreb, aty ku tradita e studimeve albanologjike ka qenë e hershme dhe kryesisht falë faktit se aty kanë vepruar një varg i gjatë albanologësh si Šufflay, Truhelka, Račkietj., e ku sigurisht kryet e vendit e zë Milan Šufflay, që është një nga emrat më eminentë të albanologjisë, tregon se Zagrebi përfaqëson një qendër albanologjike me rëndësi dhe që me këtë botim shpërblehet me mirënjohje për kontributin e dhënë. Mendoj se botimi i këtij libri do të nxisë të tjerë studiues kroatë që të merren më tej në të ardhmen me Shqipërinë e për rrjedhojë ndoshta hapjen e katedrave dhe kurseve të kroatishtes dhe shqipes respektivisht ne Zagreb dhe Tiranë, çështje e cila ngrihet më të drejtë në parathënie të botimit. Botimi paraqet në një farë mënyrë edhe një arritje suksesive të studimeve albanologjike në rrafshin kombëtar dhe veçanërisht atë ndërkombëtar. Kjo për faktin se autorët e përfshirë në të janë studiues të mirënjohur në nivel ndërkombëtar që albanologjinë e kanë objekt parësor në studimet e tyre, ndaj botimi përbën një referencë të pashmangshme studimore shumëdisiplinare dhe në këtë aspekt që do t’i vlejë cilitdo që do t’i duhet të merret me studime rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për të gjitha këto arsye, Instituti për Histori Kroate (Hrvatski Institut za povijest) në Zagreb me drejtues z. Gordan Ravančić dhe Instituti Shqiptar (Albanisches Institut- në St. Gallen në Zvicër, të cilin e udhëheq z. Albert Ramaj (prof. Zef Mirdita është anëtar nderi dhe këshilltar i këtij instituti shqiptar që nga themelimi i tij në vitin 2002), të cilët janë bashkëbotues si dhe Zef Ahmeti, Aleksandar Stipčević, Nuri Bexheti, apo recenzentët Serđo Dokoza dhe Ivan Botica, të cilët praktikisht qëndrojnë pas këtij botimi, me autoritetin e tyre shkencor, garantojnë se përmbledhja do të zërë një vend të merituar në bibliotekën albanologjike dhe njëkohësisht në botën shkencore.

Struktura dhe përmbajta e librit paraqitet mjaft solide, duke i dhënë kështu atij një pamje të gjerë gjithëpërfshirëse rreth historisë dhe kulturës shqiptare përmes një qasjeje të fjalës së fundit në penën e studiuesve kompetentë në disiplinat përkatëse, të organizuara këto integralisht në ndarje të përcaktuara të lëndës së trajtuar, ku studiues albanologë e ballkanologë, historianë e arkeologë, antropologë dhe teologë, të cilët mbulojnë thuajse të gjitha fushat e shkencave albanologjike, sjellin një perspektivë të re dhe të mirorganizuar të mendimit albanologjik bashkëkohor.

Organizimi dhe kurimi i këtij botimi nga Albart Ramaj dhe Zef Ahmeti, është gjithashtu një provë tjetër mjaft domethënëse se çfarë janë në gjendje të bëjnë dy studiues të rinj, të cilët dinë ta shndërrojnë dhe ta manifestojnë më së miri vullnetin e tyre bashkëpunues në komunikim mes disa institucioneve, për të mbërritur në finalizimin e një projekti të tillë me kaq rëndësi dhe cilësi njëherësh, dëshmi kjo që për fat të keq mungon në institucionet akademike ndërshqiptare, të cilat duhet të reflektojnë jo pak në këtë aspekt, për ta marrë rastin në fjalë si shembull të bashkëveprimit ndërinstitucional në projekte të ngjashme në të ardhmen.

Lexuesit dhe të interesuarit duhet të na kuptojnë se nga ana praktike është disi e vështire të përshkruash një përmbledhje të tillë, në të cilën janë të organizuar dhjetëra artikuj studimorë nga autorë të ndryshëm, të cilët kanë subjekt të trajtimit të tyre argumente nga disiplina po ashtu të shumta. Ky prezantim paraqet shumë më tepër vështirësi se sa një recension i zakonshëm për një libër monografik të një autori të vetëm. Megjithatë ne jemi munduar të bëjmë një prezantim disi “statistikor”, tematik dhe problemor integral të këtij botimi i cili mendoj se do ta kryejë mirë funksionin e tij, kur lexuesit do të kenë rastin fatlum ta marrin fizikisht në dorë librin, ndaj me siguri se nuk do të zhgënjehen.

 

 

Dy kolonw anash

 

Fjalë e drejtores së Institutit të Historisë së Kroacisë në promovimin e librit me përmbledhje shkrimesh për dr. Zef Mirdita

 

 

Me një opus impozant shkencor, siç është Zef Mirdita

 

 

 

Jasna Turkalj

Zef Mirdita për afro 50 vite ka kryer punë shkencore pas atyre ditëve që ka kaluar dhe akoma kalon në Institutin e Historisë së Kroacisë nga viti 1993 e deri më sot. Edhe pse ka dalë në pension, më 2004, Bashkësia Shkencore e Institutit Kroat të Historisë gjithmonë dr. Mirditën do ta konsiderojë si anëtarin e vet të dalluar, rezultatet hulumtuese të të cilit janë pjesë e pakontestueshme jo vetëm të historiografisë kroate, por edhe të asaj evropiane. Se kush është dr. Zef Mirdita për qarqet shkencore jo vetëm të Kroacisë, por edhe ato evropiane e botërore, më së miri dëshmon kjo përmbledhje të cilën ne sot po ua prezantojmë dhe në të cilën janë botuar 67 punime të 71 autorëve nga 20 vende të botes në 6 gjuhë. Rruga jetësore dhe shkencore e dr. Mirditës gjithmonë shpije në mes të Kroacisë dhe Kosovës. Pas pak më shumë se 20 viteve, për arsye të rrethanave jetësore në vitin 1993 studentin Zef Mirdita kjo rrugë përsëri, kësaj here përgjithmonë e sjell në Zagreb në qytetin në të cilin ka absolvuar filozofinë në Fakultetin Teologjik, pastaj në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit ka diplomuar në Departamentin e lëndëve historike. Kurse më 1972, ka mbrojtur tezën e doktoraturës me titull “Dardanët dhe Dardania në antikë”.

Dr. Zef Mirdita kthehet në Zagreb me titullin e “Profesorit ordinar”, titull të cilin e ka fituar në Katedrën e Historisë të Fakultetit Filozofik në Prishtinë. Pastaj si bursist i Aleksander Von Humbolt Stiftung, dy herë ka qëndruar në universitetet e Gjermanisë. Karrierën e tij shkencore prej albanologu, arkeologu dhe eksperti të dalluar dhe të pranuar për historinë e Kohës se Vjetër të Evropës Juglindore e ka vazhduar me 2 mars 1993 në Institutin Kroat të Historisë Bashkëkohore, tani të njohur si Instituti Kroat i Historisë ku punoj në cilësinë e bashkëpunëtorit cilësor. Në kohën kur prof. dr. Zef Mirdita vjen në rrugën “Opaticka 10”, Instituti tanimë kishte filluar të formësohej në një Institucion të respektueshëm shkencor. Duke pasur parasysh ketë, drejtori i Institutit, Dr. Mirko Valentiç, bëri çmos që të zgjerojë bërthamën hulumtuese të Institutit. I nxitur nga ky qëllim, e punësoi Zef Mirditën dhe të njëjtin vit, me 1993 ia besoi udhëheqjen e projektit të ri “Vllehët, banorët e vjetër të Ballkanit nga paraqitja e tyre historike deri në ditët e sotme”. Projektin e cekur prof. Mirdita e udhëhoqi me sukses deri në vitin 1998, kurse rezultatet e arritura ia mundësuan atij që në të njëjtin vit të emërohej në cilësinë e bashkëpunëtorit të përhershëm. Shumica e hulumtimeve shkencore të prof. dr. Mirditës kanë të bëjnë me historinë e Ballkanit e sidomos me historinë e Dardanisë dhe të dardanëve si dhe me problematiken ilire. Kësaj çështjeje shkencore për të cilën kishte orientuar interesimin e tij shkencor qysh në kohen kur punoi tezen e disertacionit, çështje të cilës i mbeti besnik deri në ditët e sotme. Nga publikimet e shumta duhet te përmendim recensionin për monografinë “Religjioni i kulturës së Dardanisë dhe dardanëve në antikë të vitit 2007”. Prof. dr. Zef Mirdita çështjen e dardanëve dhe Dardanisë e trajton nga këndvështrime të ndryshme dhe e shtjellon në mënyrë ndërdisiplinare. Përfundimet për njohuritë shkencore që ka arritur bazohen në studimin e mundimshëm të burimeve shkencore dhe qasjes kritike ndaj literaturës relevante, por edhe në aktivitetin arkeologjik në teren dhe vizitën personale në disa regjione gjeografike. Profesor dr. Zef Mirdita me punën e tij shkencore i është kushtuar edhe fenomenit historik të vllehëve të Ballkanit dhe se me hulumtimet dhe përfundimet e tij shkencore ka kontribuar me të madhe për njohurit shkencore për këtë popull. Për të njëjtit përveçse ka publikuar një numër të madh të punimeve shkencore, ai ka botuar edhe dy monografi “Vllehët në historiografi” në vitin 2004 për çka ka marrë shpërblimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve për arritje më të larta shkencore dhe artistike në kategorinë e shkencave filologjike. Pastaj ka publikuar “Vllehët një popull i vjetër ballkanas” në vitin 2009. Libër i cili po ashtu ka zgjuar interesim të madh në opinionin shkencor.

Prof. dr. Zef Mirdita deri tani ka botuar 8 libra shkencore dhe se i ka përfunduar punët edhe në librin e nëntë me të cilin sërish i kthehet temës së dardanëve dhe Dardanisë, duke u përpjekur që të përmbledh rezultatet e punës së tij shumëvjeçare për këtë çështje dhe të hedh dritë të re në disa prej këtyre çështjeve. Përveç librave të përmendur, ai ka publikuar një numër të madh studimesh,diskutimesh,artikujsh dhe me dhjetëra vlerësime dhe vështrime letrare qoftë në revistat shkencore vendore apo të huaja. Kurse rezultatet e hulumtimeve të tija shkencore i ka prezantuar në tubimet e shumta shkencore të vendit dhe në Boten e jashtme. Përveç hulumtimeve të përmendura shkencore, dr. Mirdita është marrë edhe me tema tjera historike e posaçërisht me tema historike kroate dhe shqiptare. Me krenari mund të themi se ka dhjet punime shkencore, ku pesë nga tetë librat e botuara deri me tani nga prof. dr. Mirdita kanë pa dritë mu kur ai u bë punëtor i Institucionit më të lartë të Historiografisë, me te cilin Institucion edhe sot e kësaj dite pas daljes në pension bashkëpunon, kuptohet me kënaqësi të dyanshme. Tek e fundit neve në Institutin e Historisë, vërtet kemi nderin dhe kënaqësinë se për më shumë se dy decenie bashkëpunojmë me një punëtor shkencor serioz,me një historian tepër të talentuar dhe të dijshëm, me një opus impozant shkencor, siç është Zef Mirdita.

 

 

 

Box gri

 

Jeta e stuhishme e studiuesit të dardanëve

 

Alexander Stipcevic

Libri i Zef Mirditës është një libër impozant dhe që me përkujton shkrimtarin grek Kalimah (Kallimachos) dhe punën e tij shkencore derisa ishte drejtor i Bibliotekës së Aleksandrisë.

Ai atje kishte përgatitur dhe përmbledhur të gjitha dorëshkrimet dhe i kishte radhitur në trajtën që ne i njohim sot, e kam fjalën për veprat e shkrimtarëve antik. Ai me përvojën e tij të madhe që kishte për librat e vogla dhe voluminoze shkruante se, libri i madh-fatkeqësia e madhe. Dua të them se nuk është fjala për fatkeqësi në kuptimin negativ por për atë që kishte marrë librin e të cilin duhej ta lexonte në tërësi dhe se vërtet do të jete shumë e mundimshme për të lexuar një libër aq voluminoz. Për këtë arsye sot njerëzit nuk shkruajnë libra të trash ngase askush nuk ka kohë t’i lexoi. Është fjala për një përmbledhje apo siç do të thoshin gjermanet ‘Festschrift’/ festëshkrim/ – këtë term edhe ne e përdorim sot e kësaj dite e i cili ka domethënien e një shkrimi solemn e që i kushtohet dikujt. Ky është kuptimi fjalë për fjalë mendoj unë dhe se në një mënyrë është fjala për përmbajtjen e asaj që gjermanet e quajnë Festchrift. Ky Festëshkrim ka 1200 faqe një hata e vërtet për shkakun se sa shumë ka për t’u lexuar. Por ajo çka është me rendësi të themi se nuk është e nevojshme të lexohet e tëra nga fillimi deri në fund. Në këtë publikim kemi të bëjmë me artikuj të ndryshëm, dhe se të interesuarit për çështje të caktuara mund të lexojnë vetëm çka atyre u intereson, e artikujt tjerë mund t’i kapërcejnë, ngase njeriu mahnitet kur ta sheh një libër të tillë të madh. Ata të cilët do të shprehnin interesimin për jetën dhe veprën e kolegut tonë, Zef Mirdita, kur të marrin në duar këtë libër do të mësojnë shumë, më shumë nga ç’po them këtu. Prandaj unë do të përqendrohem vetëm në atë që mund ta them brenda kësaj kohe të shkurtër. Mund të thuhet se dr. Mirdita me këtë libër ka treguar atë çka Festchrift-et paraqesin. Në të vërtet sipas numrit dhe emrave që përfaqësohen në këtë libër shihet se çfarë rëndësie ka dr. Mirdita në qarqet shkencore jo vetëm në ato tonat këtu në Kroaci, por edhe qarqet evropiane dhe botërore. Ai në të vërtet ka krijuar një opus që do ta shihni në bibliografinë e librit, bibliografi e cila mahnit me llojllojshmërinë dhe sasinë e saj. Posaçërisht ngase gjithmonë duhet të kemi parasysh se dr. Mirdita ka pas një jetë shumë të komplikuar, ka jetuar në Kosovë në një periudhë shumë të stuhishme dhe se atje ka krijuar një bibliotekë shtëpiake dhe se shumicën e saj e ka lënë të shkapërderdhur atje në Kosovë,e ju e dini se ata qe merren me shkencë krijojnë bibliotekën e vet gjatë gjithë jetës, prandaj biblioteka ishte ajo që i mungoi ngase atij ju deshtë të shpërngulej në Zagreb e prej Zagrebit gjetiu dhe pastaj nga Kosova këtu. Kjo ishte ajo që ja nxiu jetën ngase i është dashur të bëj përpjekje të mëdha që të siguroj literaturën e nevojshme për t’u shkruar gjithë ajo që është shkruar. Me këtë rast nuk pretendoj të flas për gjithë atë që është shkruar, por vetëm se për të përkujtuar se dr. Mirdita ishte profesor në Prishtinë, atje filloi të merrej me historinë antike e posaçërisht me dardanët si një punim historik arkeologjik, me të cilin punim doktoroi këtu në Zagreb.