Propozimi i ish-kryeministrit/ Berisha: Amnisti për energjinë dhe bizneset që nga viti 2011

Florenc Drizari

 

 

Ish-kryeministri: T’u falen të gjitha pagesat e energjisë elektrike atyre që janë në ndihmë ekonomike, atyre që janë me pensionistë, janë me të sëmurë në nevojë

 

BERISHA_NE_PARLAMENTIsh-kryeministri Sali Berisha propozoi në seancën e djeshme plenare të Kuvendit të Shqipërisë, mbajtjen e një amnistie nga qeveria ndaj biznesit dhe faturave të prapambetura të energjisë për qytetarët. Këtë amnisti Berisha e justifikoi me situatën e vështirë që, sipas tij, ndodhet qeveria në mbledhjen e faturave të prapambetura të energjisë si dhe rënien e investimeve të huaja dhe tkurrjen e konsumit. Një tjetër propozim i Berishës ishte edhe përjashtimi i ushtarakëve në Afganistan nga taksa progresive mbi të ardhurat.

“Jam këtu për të propozuar një amnisti të plotë për të gjithë kamatat dhe vonesëpagesat të atyre të cilët, janë në ndihmë ekonomike, të atyre të cilët janë në pensione, le të bëjmë një azero, të bëjmë një fillim nga zero me ta, në mënyrë që ti ndihmojmë. Unë do të mbështesë çdo përpjekje të qeverisë për të inkurajuar pagesat por qeveria e ka të qartë se ka qytetarë shqiptarë që as sot as pas 5 vitesh nuk do të mund të paguajnë dhe është e detyruar qeveria të paguajë për ta. Do të mbështesë çdo përpjekje për të paguar, do mbështesë çdo përpjekje për të vendosur parapagesën me sahate, në mënyrë që të arrimë në një disiplinë por mënyra se sip o ecni po shkoni drejt katastrofës”, – deklaroi Berisha në Kuvend.

Sipas ish-kryeministrit, amnistia për biznesin dhe qytetarët duhet të fillojë që nga viti 2011, vit në të cilin u bë amnistia e fundit nga qeverisja e djathtë. Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha tha se do të mbështeste çdo nismë të qeverisë për fillimin e procedurave në mbajtjen e amnistisë, ndërsa kritikoi faljet që qeveria i bëri biznesit për gjobat e vendosura nga data 1 mars e vitit të kaluar, duke e quajtur këtë një amnisti klasore.

“Pra mendoj që të vendosim në rend dite amnistinë e cila për biznesin të fillojë në vitin 2011, aty ku përfundoi tjetra, pasi kështu është rregulli i amnistive dhe jo të fillojë më 1 mars të vitit 2013, sepse kshu i thotë (Ramës) zëri i brendshëm klasor sikundër të hiqet dorë nga sulmi ndaj ndërtimit të hidrocentraleve dhe të bëhet amnisti, të falen të gjitha pagesat e energjisë elektrike atyre që janë në ndihmë ekonomike, atyre të cilët janë me pensionistë, janë me të sëmurë në nevojë. Të bëjmë një rifillim në mënyrë të studiuar të krijohen mundësitë dhe rrugët e pagesës”, – deklaroi Berisha në Kuvend.

Më herët Berisha replikoi me përfaqësuesit e qeverisë për situatën energjetike në vend dhe koncesionet e dhëna në kohën e qeverisjes së tij në këtë fushë. Berisha tha se “sistemi energjetik shqiptar po shkon drejt falimentimit nga një keqmenaxhim i qeverisë. Sipas tij, po importohet energji me 1/3 e çmimit më lartë, ndërkohë dekurajohen prodhuesit vendas, prishen kontratat me ndërtues të hidrocentraleve, shpallet luftë e hapur, me ata të cilët do të ndërtonin dhe do i shisnin shtetit me ato çmime importi që shteti duhet të blejë kur importon por gjithnjë më të leverdishme”. Gjithashtu, ish-kreu i qeverisjes së djathtë, shigjetoi edhe Kryeministrin Rama për marrëveshjen me FMN dhe borxhin ndaj biznesit. Berisha tha se Rama flet për një borxh të pafaturuar dhe këtë e bën për të justifikuar huatë që merr nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, për shkak të pamundësisë për të menaxhuar si duhet financat e vendit.

 

 

 

Tri propozimet e Berishës në Parlament

 1- Faljen e pagesave te vonuara dhe kamatave per energjine elektrike per te gjithe shtresat ne nevoje si, familjet ne ndihme ekonomike, te papunet, pensionistet, invalidet si kusht i domosdoshem per te zgjidhur problemin e pagesave te faturave te energjise. Ne çdo vend shteti paguan faturat e atyre qe nuk kane te ardhura per te paguar.

2- Amnisti fiskale nga data 1 janar 2011 deri me 1 janar 2014 si nje domosdoshmeri per te ndihmuar dhe nxitur bizneset dhe deshmuar ndaj tyre ne qendrim miqesor dhe jo klasor siç berri piktori deshtak duke amnistuar vetem gjobat nga 1 mars deri me 15 shtator 2013. Si rregull amnistite fiskale behen çdo tre vjet dhe shtrihen ne te gjithe periudhen e paamnistuar.

3- Perjashtimi i ushtarakeve tane ne Afganistan nga taksa progresive mbi te ardhurat. Me taksen progresive Rama ka ulur pagen ditore te ketyre burrave, qe jane ne front tejet te rrezikshem lufte, nga 12 ne 8 mije leke. Ky eshte nje veprim absurd. Ata nuk e meritojne kete mosmirenjohje. sb

 

 

Topalli: Konflikti i interesit në tavolinën e qeverisë, familjarë të punësuar në administratë

 Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë akuzoi krerët e mazhorancës për punësime të familjarëve të tyre në administratë. Gjithashtu, Topalli kritikoi qëndrimet e fundit të qeverisë, duke thënë se nëpërmjet kalendarit të fundit të punimeve, mazhoranca ka parashikuar të zaptojë një institucion tjetër, këshillin drejtues të TVSH-së dhe kryetarin e tij; kjo mazhorancë do marrë dhe tre komisionerë të avokatit të partisë! “Kur konflikti i interesit është ulur sa gjerë-gjatë në tavolinën e qeverisë! Kur Kryeministri ka vetë anëtarët e familjes së tij ministra; kur ministrat kanë vetë vëllazëritë këshilltarë, drejtor të vetë Kryeministrit; kur drejtorë rajonalë të zyrave të punës, të ushqimit, të policisë, të porteve, të pronave, të CEZ-it, të INUK, të spitaleve keni emëruar njerëz të kallëzuar penalisht ose për kontrabandë ose për trafiqe”, – ka thënë Topalli. Më pas, ish-kryetarja e Kuvendit bëri përgjegjës krerët e mazhorancës për sulme ndaj institucioneve të pavarura në vend. “Skandali më i madh, – tha ajo, – është që Kryeministri kërkon të bashkojë kompetencat e komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura me atë të kryetarit të Partisë Socialiste”. Duke bërë një krahasim Topalli u shpreh: “D.m.th. me pozicionin që Enver Hoxha e quante Sekretari i Parë i PPSH-së”.

 

 

Kërko