Info/kult

0
179

Nik Xhelilaj në Hjuston, si aktori më i mirë

 

nik xhelilajNik Xhelilaj është vlerësuar në Hjuston të SHBA-së me çmimin “Best Actor” dhe më “Çmimin Special të Jurisë”. Vlerësimi ka ardhur për filmin “Seven lucky gods” gjatë ceremonisë në “WorldFest-Houston International Film Festival”. Filmi i realizuar nga regjisori Jamil Dehlavi, ka në qendër jetën e një emigranti shqiptar në Londër përballë rrezikshmërisë së bandave kriminale. Kështu, juria e “World Fest-Houston International Film Festival” vlerësoi interpretimin e aktorit shqiptar me trofeun e aktorit më të mirë protagonist, ndër disa dhjetëra filmat pjesëmarrës në këtë festival ndërkombëtar.

Diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, Xhelilaj debutoi në teatër, me rolin e Stenli Kovalskit, prodhimi i Akademisë, “Tramvaj me emrin dëshirë” i Tenesi Uilliams. Nis në kinema me filmin e shkurtër artistik “Single use” (2005) i Erion Hasanllarit dhe filmi i Piro dhe Eno Milkanit, prodhimi shqiptaro-çek, “Trishtimi i zonjës Shnajder” (2008) e bëri mjaft të njohur. Më pas interpreton te “Gjallë!” (2008) i Artan Minarollit. Me interpretimin në bashkëprodhimin gjermano-shqiptar të Naberit (2010), ai fiton Silver George për “Best Actor” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë 2010, “Best Actor” në PriFilmFest në Prishtinë dhe në International Antalya Golden Orange Film Festival.

 

Mesazhi i Akademisë së Shkencave: 18 prilli, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike – ICOMOS

Trashëgimia e përkujtimit

Akademia e Shkencave në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike, përcjell mesazhin e saj mbështetës për ruajtjen, mbrojtjen dhe popullarizimin e vlerave të monumenteve të kulturës për individin, shoqërinë dhe vendin. Tema e zgjedhur pёr 18 prillin e këtij viti është “Trashëgimia e përkujtimit”. Kjo zgjedhje e temёs frymёzohet pjesёrisht nga qindvjeçari i pёrvjetorit tё fillimit tё Luftёs I Botërore 1914-1918. “Trashёgimia e pёrkujtimit” merr forma tё ndryshme shfaqjeje si tek: mbishkrime tё skalitura, mauzoleume me arkitekturë tё veçantё ose vepra tё skulpturës monumentale, elementë mё modestё qё reflektojnё tradita specifike lokale apo peizazhe me dedikime si varreza apo kopshte memoriale. Kjo trashëgimi pёrfshin edhe elemente qё u ёshtё dhёnё vlerё pёrkujtimore; pёr shembull, rrёnoja ose trashёgimi industriale e shoqёruar me pllaka dedikimi, ose sheshe publike toponomia e tё cilave pёrkujton njё ngjarje historike ose njё figurё historike.

“Trashёgimia e pёrkujtimit” ka një domethënie shumë të madhe për ne pasi në vitet e Luftës së Parë Botërore shumë monumente u dëmtuan dhe u grabitën. Në vitin 1916 ushtarakët shqiptarë Kamber Bënja, Abaz Taushani dhe Bexhet Manastirliu sakrifikuan jetën e tyre për të mbrojtur objektet arkeologjike të Parkut të Apolonisë, duke u quajtur nga populli “Dëshmorët e Monumenteve”. Siç dihet, monumentet, vendet historike dhe mjedisi kulturore janё bartёsit e kujtesёs dhe tё njё pjese tё pёrvojёs njerёzore. Për këtë arsye, karta e ICOMOS-sit “Për interpretimin dhe prezantimin e siteve të trashegimisë kulturore materiale” çmon ndër të tjera se: …elementet e trashëgimisë kulturore shpirtërore të një monumenti kulture si traditat etnografike, historitë gojore rreth tij, muzika, vallet, teatri, literatura, artet pamore, veshjet vendore dhe dijebërja e gatimeve tradicionale duhet të konsiderohen në interpretimin e vlerave të këtij monumenti ose siti!

Për sa më sipër, Akademia e Shkencave bëhet pjesë e institucioneve që e përkrahin rëndësinë e kësaj dite dhe evidentimin e kësaj trashëgimie specifike, pasi monumentet dhe sitet, përmes vёrtetёsisë, integritetit dhe formës së paraqitjes, kontribuojnë pёr pёrkujtimin dhe transmetimin e vlerave qё pёrfshijnё historinë tonë. Tema e këtij viti është një mundësi më shumë që edhe legjislacioni ynë i trashëgimisë kulturore të jetë më i hapur për përfshirjen në tipologjitë e monumenteve të mbrojtura nga shteti edhe të kategorive të mësipërme.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë